Minutë pas minute
-
Kronikë
13:44
‘Dita e gjykimit do të vijë edhe për ju’, protestuesja përplaset me Kryemadhin: S’kam firmosur asnjëherë bordero, më vjen keq që kam votuar ca ligje (VIDEO)
Ndërsa po jepte një deklaratë për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme, Monika Kryemadhi u përball edhe me një protestuese. Protestuesja, e cila u prezantua si Artemisa, i tha ish-deputetes se gabimet e politikanëve kanë dëmtuar të ardhmen e të rinjve. Kryemadhi ia ktheu se e vetmja keqardhje që ka është se ka votuar disa ligje.
-
Bota
13:13
Protesta në mbi 300 shkolla të Francës, 625 persona të ndaluar, 119 nxënës dhe 83 policë të plagosur në 1 javë! Drejtori në Marsejë sulmohet dhe spërkatet me benzinë (VIDEO)
Protestat e nxënësve në Francë po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha, me mbi 300 shkolla të përfshira dhe përplasje të dhunshme që kanë lënë qindra të ndaluar e të plagosur.
-
Politikë
13:14
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un 'steril', t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit (VIDEO)
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale synojnë... -
Kronikë
13:13
Sarandë/ Gjykata korrigjon gafën e Prokurorisë. Hiqet sekuestroja ndaj hotelit ‘Central Park Premium’ të ndërtuar me leje në Ksamil
Gjykata e Sarandës ka vendosur të mërkurën heqjen e sekuestros ndaj hotelit “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i cili ishte prezantuar në komunikatën e Prokurorisë së Sarandës si një objekt pesëkatësh i ndërtuar pa leje.
-
Politikë
13:02
Veliaj kundër 'Territoriales', letër Kuvendit: Mos e votoni, s’është konsultuar! Për bashkimin e Rinasit me Bashkinë e Tiranës të bëhet vlerësim i plotë (DOKUMENTI)
Përmes një letre prej 8 faqesh, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i kërkon maxhorancës të mos e votojë hartën e re territoriale, pa një konsultim real dhe pa qartësuar efektet që do të ketë ndarja e re.
-
Ekonomi
-
Politikë
-
Sport
-
Bota
12:41
Itali/ ‘Na dorëzo arin’, u hoqën si polic e magjistrat, u dështon ‘loja’ e mashtrimit! ‘Preja’ i denoncon, pranga shqiptarit e italianit!
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar dhe një italian pasi tentuan të mashtronin një banor duke i thënë se duhej t’u dorëzonte floririn dhe bizhuteritë e tij për kontroll, nëse ishin sende të vjedhura.
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Politikë
12:26
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Berisha: Mburojë për Ramën, drafti të mos kalojë pa miratimin e Venecias, KiE s'e ka mbështetur
Për demokratët, paketa e re e kodit të procedurës penale synon të kthehet në mburojë për kryeministrin Edi Rama dhe të ngushtojë hapësirën hetimore për zyrtarët e korruptuar.
-
Sport
-
Ekonomi
12:15
Ministeriali i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj prezanton prioritetet e Shqipërisë në drejtimin e CEFTA-s : Lehtësim i tregtisë dhe ulja e kostove për bizneset
Ministrja prezantoi prioritetet e Shqipërisë në drejtimin e CEFTA-s dhe tha se Tregu i Përbashkët Rajonal është një instrument për të përshpejtuar integrimin në Bashkimin Europian.
-
Bota
-
Kultura
12:07
Koncerte, teatër, festivale e ekspozita, këto janë aktivitetet kulturore që nuk duhen humbur sot dhe nesër në Tiranë dhe jo vetëm
Nga koncertet dhe festivalet kulturore te premierat në teatër, ekspozitat dhe aktivitetet për artdashësit, fundi i kësaj jave sjell një kalendar të pasur eventesh në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
-
Kronikë
-
Sport
-
Kronikë
-
Politikë
11:50
Arresti i ish-kreut të SHISH/ Bardhi sulm Von der Leyen: Vlerësimet e ndërkombëtarëve jo gjithmonë objektive, si mund të heshtë kur Rama thotë se nuk e ka penguar drejtësinë? (VIDEO)
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, komentoi deklaratën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila një... -
Politikë
11:34
BE po shqyrton planin, Shqipëria dhe vendet kandidate mund të kenë komisionerë në Bruksel para anëtarësimit, strategjia e re prezantohet më 6 tetor
Sipas The Rapporteur propozimi synon t'u japë vendeve kandidate një rol më të madh gjatë periudhës mes nënshkrimit të traktatit të anëtarësimit dhe ratifikimit të tij nga të 27 shtetet anëtare të BE-së, një proces që mund të zgjasë me vite.
-
Kronikë
10:45
Skandali i videove me artiste, kompozitori Adi Hila dëshmon për disa orë në polici: Nuk kisha qëllim të filmoja pamje intime, kamerat i vendosa për arsye sigurie
Për disa orë, kompozitori Adi Hila ka dëshmuar në Policinë e Tiranës pas publikimit në rrjetet sociale të disa videove të tij, në momente intime me disa artiste të njohura. Sipas dëshmisë së tij, kamerat janë vendosur për arsye sigurie, pasi në zonën ku ndodhet banesa e tij kishin ndodhur vjedhje
-
Receta
-
Politikë
-
Receta
-
Sport
-
Politikë
-
Sport
-
Politikë
-
Receta
-
Kronikë
-
Kronikë
10:51
Skandali i videove seksuale të personazheve të njohur, Kryemadhi: Neveri, dënoj regjistrimin dhe publikimin! Jeta private e tjetrit s’i duhet askujt (VIDEO)
Kryemadhi shprehu keqardhje për mënyrën si shoqëria shqiptare po reflekton mbi këto situata, si dhe shprehu solidaritet me gratë e përfshira në video.
-
Politikë
-
Kronikë
10:21
Fier/ Tjetërsimi i 1143 hektarëve tokë në Seman, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 milionë euro dhe ‘Bentley’ me vlerë 250 mijë dollarë
Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar 2.6 milionë euro llogari bankare biznesmenit Kastriot Hasko, i akuzuar se përfitoi 1143 hektarë tokë përmes dokumenteve të falsifikuara. Gjithashtu i janë sekuestruar edhe 1 milion e 865 mijë lekë, 7515 dollarë dhe një makinë ‘Bentley’ me vlerë 250 mijë dollarë.
-
Kronikë
10:14
Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Cenohet sekreti hetimor, ngadalësohet zbulimi i krimeve, sidomos korrupsionit dhe krimit të organizuar
Një ditë pas prezantimit nga qeveria të draftit të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, Shoqata e Prokurorëve reagoi me kritika të forta.
-
Politikë
-
Politikë
-
Sociale
-
Politikë
-
Shëndeti
-
Kronikë
09:47
Dërgonte pacientët me kancer drejt klinikës private të të atit, SPAK çon për gjykim mjekun e Onkologjikut Edmond Gashi dhe dy të tjerë
Prokurori Elvin Gokaj ka dërguar për gjykim Edmond Gashin, koordinatorin Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetajn, personin që dyshohet se ka korruptuar mjekët.
-
Kronikë
09:21
Konventa Evropiane e Shefave të Policisë, Hita me partnerët ndërkombëtarë: Përgjigjje e përbashkët dhe e shpejtë ndaj krimit të organizuar
Gjatë takimeve, kryepolici përcolli gatishmërinë e Policisë së Shtetit për të thelluar më tej marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, përmes shkëmbimit në kohë të informacionit, koordinimit operacional dhe zhvillimit të hetimeve të përbashkëta, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar e ndërkombëtar.
-
Kosova & Rajoni
09:15
Pas takimit me Ramën, von der Leyen sot vizitë në Kosovë, në fokus procesi i integrimit në BE!
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë sot vizitën zyrtare në Kosovë si pjesë e turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në fokus pritet të jenë perspektiva evropiane e Kosovës dhe procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.
-
Bota
09:13
Nënshkrimi i marrëveshjeve Artemis, DASH përgëzon Shqipërinë: Ndër aleatët e vendosur të SHBA-ve, përputhje e ngushtë me çështjet prioritare
Në publikimin e ndarë në faqen zyrtare, shkruhet se Shqipëria mbetet një nga aleatët më të ngushtë të SHBA-ve dhe në përputhje me çështjet prioritare dypalëshe e globale.
-
Sociale
-
Bota
08:52
Tentoi të vriste të atin dhe më pas kërcënoi vëllanë, dënohet me 8 vite burg 37-vjeçari shqiptar në Itali
Pas tentativës, autori ishte mbyllur në shtëpi dhe me thikën në dorë, kërcënonte vëllain përmes një videotelefonate. Tentativa e vrasjes ishte paraprirë nga episode të shumta dhune ndaj familjarëve dhe sipas prokurores, ishin pasojë e varësisë nga kokaina.
-
Ekonomi
08:38
74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme, kufizime për specialistët e nivelit të lartë dhe teknologjia
Shërbimet, tregtia, ndërtimi dhe industria përpunuese janë ndër sektorët që kanë një peshë të rëndësishme në punësim dhe që tradicionalisht mbështeten te punonjës me aftësi të ndërmjetme, si operatorë, teknikë, punonjës shërbimi dhe profesionistë të zanateve të ndryshme.
-
Bota
-
Shëndeti
-
Bota
07:49
‘Ju q**sha motrën, shkoni more!’ Gjejnë përgjues në qeli, 40 të burgosur shqiptarë e italianë përleshen me policinë në burgun e Pisa-s, videoja transmetohet në TikTok
Gjatë videos që pati rreth 15 mijë shikues para se të ndërpritej, të burgosurit, duke alternuar gjuhën italiane dhe atë shqipe, denoncuan se “janë rrahur me shkopinj gome” dhe se kanë “të drejtën të mos përgjohen dhe të mund të flasin lirshëm ndërsa jemi në qeli, pa pasur frikën se po na përgjojnë”.