Minutë pas minute
-
Kronikë
18:48
E rëndë në Vlorë/ 2-vjeçari bie nga ballkoni i banesës së tij, humb jetën në vend
Sipas policisë, rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.
-
Bota
-
Sociale
18:04
Kardinali Ernest Simoni apel për gratë dhe familjen: Duani gratë tuaja, o burra, siç e ka dashur Krishti Kishën! Ndihmoni të varfërit dhe të pamundurit
Kardinali 98-vjeçar, i konsideruar si martir i gjallë i Kishës në Shqipëri, në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e ruajtjes së familjes në mesin e krizës sociale të divorceve, e cila gjithnjë e më shumë po ndihet edhe në vendin tonë, teksa apeloi për më shumë respekt ndaj grave, prindërve dhe familjes.
-
Bota
-
Bota
-
Sport
-
Bota
-
Sociale
-
Bota
17:16
Kampi i Orban paralajmëron skenarë dhune pas zgjedhjeve në Hungari, Magyar: Pallavra ruse, rezultati i sotëm do të hyjë në histori
Mediat pranë kryeministrit Viktor Orban po publikojnë skenarë alarmues, duke paralajmëruar se në rast të një konfirmimi të tij në pushtet, mund të ketë edhe një përpjekje për grusht shteti për të përmbysur rezultatin.
-
Politikë
17:20
VIDEO/ Ismail Qemali dhe Shën Tereza në 'Times Square! Posteri i Samitit të IV të Diasporës shqiptare 'shpaloset' në sheshin e famshëm të New York-ut
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ndarë pamje nga Times Square në SHBA, ku në një prej ekranëve gjigandë të sheshit të famshëm amerikan shfaqet video-ftesa e Samitit të IV-të të Diasporës shqiptare, që pritet të zhvillohet nesër.
-
Bota
-
Bota
-
Bota
16:52
Paralajmërimi i Trump, reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe: Ngushtica e Hormuzit s’është e Iranit, bota s’duhet ta lejojë mbylljen e saj! Arterie jetike e ekonomisë globale
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë reaguar pas deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi se Marina e SHBA-së do të... -
Bota
16:46
Zgjedhjet në Hungari, Bashkimi Europian mes dy skenarëve: Tensione me Orban ose ndryshim kursi me Magyar
Zyrtarët në Bruksel presin që, nëse Orban qëndron në pushtet, tensionet me BE-në të thellohen, duke pasur parasysh përdorimin e shpeshtë të vetos për të bllokuar vendime të rëndësishme, përfshirë edhe paketën prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën.
-
Bota
-
Politikë
16:36
‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për artikulimin e saj: Nëse duhet rri në gardhin tim, e s'përtyp asfaltin e Tiranës
Krenarinë e saj për gegërishten që flet, Koçeku e thekson edhe kur thotë se “ma parë qindroj në atë gardhin tem t’imtë se t’shkoj e të përtyp asfaltin e bulevardit të Tiranës”.
-
Bota
-
Sport
-
Bota
-
Bota
15:44
Zgjedhjet në Hungari, pjesëmarrja në votime arrin 66% deri në orën 15:00, ja si ndahen votat sipas qarqeve
Sipas të dhënave zyrtare, pjesëmarrja ka arritur në 66.01% deri në orën 15:00, që përfaqëson një nivel historik për këtë fazë të ditës, me afro pesë milionë qytetarë që kanë hedhur votën.
-
Bota
-
Bota
-
Bota
-
Bota
15:10
Dështimi i negociatave me Iranin, Trump zbardh prapaskenat dhe tregon hapin e radhës: Shkak armët bërthamore! Marina e SHBA-së do bllokojë çdo anije që hyn ose del në Hormuz
Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se negociatat në Pakistan dështuan pasi Irani nuk ra dakord që të mos kishte armë... -
Sociale
14:42
Riatdhesimi i Eva Dumanit në Shqipëri, The Guardian: Histori shpresëdhënëse! Kampet e Sirisë po shpërbëhen, shqiptarë të tjerë ende të bllokuar
Në një artikull të publikuar të dielën gazeta britanike The Guardian rrëfen historinë e Eva Dumanit dhe paralajmëron për fatin e dhjetëra shqiptarëve që mbeten ende të bllokuar në kampet famëkeqe të Sirisë.
-
Lifestyle
-
Bota
-
Bota
14:32
Misioni historik pranë Hënës, 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: 200 mijë milje larg shtëpisë! Toka mes errësirës, si anije që 'lundronte' në univers
Pas misionit historik pranë Hënës, 4 astronautët e Artemis II rrëfyen eksperiencat e tyre, ku treguan më shumë detaje mbi bashkëpunimin me njëri-tjetrin, si dhe mbi frikën dhe befasitë më të mëdha teksa ishin në hapësirë.
-
VIP & Spektakël
-
Bota
-
Sociale
-
Bota
13:55
I kequshqyer, i kruspullosur dhe s’mund të ecte, 9-vjeçari në Francë gjendet i kyçur në furgon! I ati e mbante aty prej dy vitesh
Fëmija është shtruar në spital, ndërsa babai i tij është arrestuar. Policia u njoftua nga një fqinj për “zërin e një fëmije” që vinin nga një furgon të hënën në fshatin Hagenbach, pranë kufijve me Zvicrën dhe Gjermaninë
-
Sociale
-
Bota
-
Sociale
-
Bota
13:25
Dështon armëpushimi i Pashkëve, Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për sulme
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se kishte regjistruar 2,299 shkelje të armëpushimit. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se kishte regjistruar 1,971 shkelje të armëpushimit nga forcat ukrainase.
-
Bota
-
Sport
-
Sociale
-
Bota
13:05
Thyerja e bllokadës izraelite, 30 anije me ndihma humanitare nisen nga Barcelona drejt Gazës
Rreth 30 anije do të nisen nga qyteti mesdhetar të ngarkuara me ndihma mjekësore dhe furnizime të tjera në kuadër të “Global Sumud Flotilla”, ndërsa më shumë mjete lundruese pritet t’i bashkohen përgjatë rrugës drejt Palestinës.
-
Sociale
-
Sociale
12:50
Partia e Lirisë iu uron Pashkën besimtarëve ortodoksë, Ilir Meta mesazh nga burgu: O Atë, fali ata, sepse nuk dinë se ç’bëjnë!
Në urimin e tij nga burgu, Meta thekson simbolikën e kësaj feste si triumf i jetës dhe i shpresës mbi errësirën ndërsa Tedi Blushi uron për më shumë shëndet, paqe dhe begati në familjet shqiptare.
-
Sociale
-
Sociale
12:44
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para
Sipas përllogaritjeve për 1,000 banorë, Vlora rezulton qarku me normën më të lartë të personave të divorcuar. Në skajin tjetër të tabelës qëndron Kukësi, me vetëm 5.8 të divorcuar për 1,000 banorë, niveli më i ulët në vend. Fieri rezulton qarku me peshën më të lartë të të martuarve, kurse në fund të renditjes qëndron Tirana.
-
Kronikë
-
Bota
12:30
Victor Orban dhe Donald Trump: si ia doli 'shpirti reaksionar' hungarez të ndikojë në lindjen e Trumpizmit
Si është e mundur që lideri i një vendi të vogël të Europës Qendrore është bërë një model i aftë të ndikojë deri në atë pikë sa të çojë deri në transformim konkret të superfuqisë më të madhe në histori?
-
Sport
-
Bota
-
Bota
12:02
Mungesa e karburantit për avionët vë në rrezik fluturimet në Europë, analiza: A duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Sa vlen sigurimi?
Gazetari shqiptar në Itali, Leonard Berberi, ka bërë një analizë në Corriere della Sera, ku tregon sesi qytetarët duhet të veprojnë me udhëtimet e tyre, teksa kriza e karburanteve për avionët po rrezikon fluturimet.
-
Bota
11:50
Zgjedhjet historike/ Hungaria vendos sot mes ndryshimit, vazhdimësisë së Viktor Orban-it dhe tensioneve me Bashkimin Europian
Katër skenarët që mund të dalin nga kutitë e votimit ditën e sotme një “Bjellorusi e re”, një fitore e ngushtë e Viktor Orban ose e Péter Magyar ose një kthesë liberale.