Pentagoni paralajmëron pasoja tragjike në Ukrainë, nëse Moska i shmanget diplomacisë
29 Janar 2022, 16:15

Zyrtarët më të lartë ushtarakë amerikanë paralajmëruan se Rusia do të ‘mbjellë’ një rrugë përgjakshme e shkatërrimi për të gjitha palët, nëse vendos t’i zgjidhë mosmarrëveshjet e saj me Ukrainën, duke përdorur forcën ushtarake.

Tensionet me Rusinë, shqiptari në Ukrainë: Nuk do ketë luftë, Kievi është më pranë NATO-s! Kjo është një Luftë e Ftohtë tjetër mes SHBA dhe Rusisë
29 Janar 2022, 11:56
Në një kohë kur tensionet në Ukrainë janë në rritje dhe retorika e luftës mes SHBA dhe Rusisë sa vjen e përforcohet çdo ditë, duket se kjo gjë nuk shikohet nga i njëjti këndvështrim nga vetë popullsia ukrainase. Kreu i Unionit të shqiptarëve në Ukrainë, Aleksandër Dermentli në një intervistë për Report Tv tha se nuk do ketë luftë dhe se të gjitha deklaratat mes SHBA dhe Rusisë i konsiderojnë si retorikë mes politikanëve për të treguar forcën e tyre.

Pas paralajmërimit se Ukraina mund të pushtohet në shkurt, SHBA dërgon 81 tonë municione në Kiev! Gjenerali amerikan: Sulmi rus do të ishte i tmerrshëm për civilët ukrainas
29 Janar 2022, 09:57
Gjenerali i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Milley, ka paralajmëruar se nëse Rusia do të sulmojë Ukrainën, pasojat do të jenë të rënda dhe fatale. Pas paralajmërimeve se në shkurt Rusia pushton Ukrainën, Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar ngarkesën e katërt me ndihma ushtarake në Ukrainë, ku përfshihen 81 tonë municione të kalibrave të ndryshëm.

Ukraina akuzon SHBA-në se po dëmton ekonominë duke nxitur panik për luftën
29 Janar 2022, 01:08
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kritikoi SHBA-në, duke thënë se po dëmton ekonominë e vendit të tij duke nxitur në mënyrë të panevojshme panik se Rusia mund të planifikojë një pushtim.

Ambasadori i Kinës në SHBA paralajmëron për konflikt mbi Tajvanin
29 Janar 2022, 00:29
Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të përfundojnë në një konflikt ushtarak nëse Shtetet e Bashkuara inkurajojnë pavarësinë e Tajvanit, ka thënë ambasadori i Pekinit në Uashington, Qin Gang

Amerikanët japin propozimet si mund të funksionojë Asociacioni në Kosovë, Kurti hesht
28 Janar 2022, 21:36
Amerikanët i kanë propozuar qeverisë së Albin Kurtit modele që sipas tyre mund të funksionojnë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Ambasadori Jeff Hovenier tha se e kanë inkurajuar qeverinë që t’i shqyrtojë. Këtë e ripërsëriti Emisari Special, Gabriel Escobar. Qeveria e Kosovës ka zgjedhur të hesht para ‘elefantit në dhomë’ pasi s’është përgjigjur në pyetjet e gazetës se çfarë modele u janë propozuar nga ShBA-ja dhe se a do t’i shqyrtojnë ato.

Shtetet e Bashkuara denoncojnë publikisht dizinformimin rus për Ukrainën, foto nga stërvitja e trupave
28 Janar 2022, 20:25
Në dallim nga praktika e deritanishme, Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate janë duke i bërë publike gjithnjë e më shumë gjetjet e shërbimeve të zbulimit, ndërsa përballen me përgatitjet e Rusisë për një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Kjo synon të dobësojë planet e Presidentit Putin, duke i ekspozuar ato dhe synon të devijojë përpjekjet e tij për të ndikuar tek opinioni publik.

SHBA krah Kosovës në ‘luftën’ me pandeminë, i vjen në ndihmë me 3 milionë dollarë
28 Janar 2022, 12:28
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i kanë ndarë 3 milionë dollarë shtesë ndihmë urgjente për Kosovën për luftimin e COVID-19.

Biden paralajmëron: Rusia mund të pushtojë Ukrainën në shkurt! Reagon Kremlini: S'duam luftë! Kievi Zyrtar: Të mos përhapim panik, s'ka përshkallëzim të tensioneve
28 Janar 2022, 08:20
Presidenti i SHBA Joe Biden ka paralajmëruar se ka shumë gjasa që Rusia mund të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm. Kremlini gjithashtu paraqiti një pamje të zymtë, duke thënë se shihte "pak vend për optimizëm" në zgjidhjen e krizës, kjo pasi SHBA-ja këtë javë, refuzoi sërisht kërkesat kryesore të Rusisë.

Teksa përpiqeshin të kalonin me këmbë kufirin e SHBA-ve, familja indiane ndërron jetë tragjikisht nga i ftohti
28 Janar 2022, 04:10
Autoritetet kanadeze besojnë se vdekjet e katër shtetasve indianë të gjetur disa hapa larg kufirit Kanada-SHBA janë të lidhura me një skemë të kontrabandës me qenie njerëzore raporton BBC.