Konflikti në Ukrainë, Rusia akuza Perëndimit: Histeri, po rrisni në mënyrë artificiale tensionet
21 Nëntor 2021, 16:45
Rusia e ka akuzuar Perëndimin se i ka rritur në mënyrë "artificiale" tensionet duke bërë deklarata kinse Moska mund të sulmojë Ukrainën fqinje.

SHBA zbulon planin e ndërtimit të strukturës ushtarake kineze në Arabinë Saudite
21 Nëntor 2021, 00:18
Administrata Biden ishte e shqetësuar dhe thuhet se paralajmëroi udhëheqjen e Emirateve se një prani ushtarake kineze në vend mund të rrezikonte marrëdhëniet dypalëshe. Ndërtimi i supozuar thuhet se u pezullua pas një sërë bisedimesh dhe vizitash nga zyrtarët e SHBA.

18 vjeçari që vrau 2 persona u shpall i pafajshëm, Biden reagon i mërzitur: Por duhet t'i bindemi verdiktit
20 Nëntor 2021, 09:01
Teksa ka shprehur zemërimin për këtë vendim, Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai dhe shumë amerikanë të tjerë ndihen "të zemëruar dhe të shqetësuar" për lirimin e Kyle Rittenhouse për vrasjen e dy burrave dhe plagosjen e një njeriu të tretë - por gjithashtu tha se njerëzit duhet t'i "binden" verdiktit të jurisë.

'Jam në humor të mirë gati për të rimarrë detyrën', Biden sërish në krye të SHBA, vetëm pak orë pasi i kaloi kompetencat zv.presidentes Kamala Harris
20 Nëntor 2021, 07:16
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se Presidenti Joe Biden ka rifilluar punën pas një vizite mjekësore që zhvilloi më herët gjatë ditës, çka bazuar në Kushtetutë, i kërkon atij të transferojë kompetencat tek nënpresidenti

Bashkëpunim me perëndimin demokratik? Tajvani vendos 64 avionë luftarakë të avancuar pas kërcënimeve të Kinës
20 Nëntor 2021, 03:52
Tajvani ka vendosur versionin më të avancuar të avionit luftarak F-16 në forcat e tij ajrore, ndërsa ishulli i vetëqeverisur rrit aftësitë e tij mbrojtëse përballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Kina,e cila e pretendon atë si pjesë të territorit të saj.

Marrëveshja AUKUS/ SHBA dhe Britania e Madhe furnizojnë Australinë me teknologji bërthamore detare
20 Nëntor 2021, 00:50
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se ishte arritur një marrëveshje me Londrën dhe Kanberrën për transferimin e "informacionit të shtytjes bërthamore detare" tek ushtria australiane, si pjesë e marrëveshjes që themeloi grupin AUKUS në fillim të këtij viti.

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti bisedë telefonike me Escobar: Ky proces të përfundojë me njohje reciproke
19 Nëntor 2021, 21:35
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një telefonatë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Kurti bën me dije së është diskutuar mbi dialogun Kosovë-Serbi, ku thekson se ky dialog duhet të përfundojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Autoritetet amerikane ofrojnë doza përforcuese të vaksinës për të gjithë të rriturit
19 Nëntor 2021, 20:05
Autoritetet amerikane filluan të premten të ofrojnë doza përforcuese të vaksinës COVID-19 për të gjithë të rriturit, duke zgjeruar fushatën e qeverisë për të shtuar mbrojtjen dhe për të përballuar rritjen e rasteve të koronavirusit që mund të përkeqësohen me ardhjen e sezonit të vjeshtës dhe festave të fundvitit.

Biden i nënshtrohet një operacioni, kompetencat i kalojnë zv.presidentes Harris, e para grua me ngjyrë që merr drejtimin e SHBA përkohësisht
19 Nëntor 2021, 18:43
Presidenti amerikan Joe Biden i kaloi përkohësisht kompetencat drejtuese zëvendëspresidentes Kamala Harris, pasi ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do të jetë nën efektin e anestezisë. Në këtë mënyrë Harris bëhet e para grua me ngjyrë që merr fuqinë drejtuese të këtij niveli në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse përkohësisht.

Zaloshnja: 92% e shqiptarëve opinion pozitiv për SHBA
19 Nëntor 2021, 16:42
Në sondazhet që kam zhvilluar vitet e fundit në kuadër të Barometrit për Sigurinë Kombëtare, SHBA më ka rezultuar me kuotat më të larta pozitive ndër banorët e rritur të Shqipërisë. Aktualisht, 92% e tyre mendojnë se SHBA ka ndikim kryesisht/plotësisht pozitiv ndaj Shqipërisë.