Sulmet terroriste të ISIS në Kabul, 175 të vdekur e 200 të plagosur, 13 prej viktimave, ushtarë amerikanë! Biden betohet për hakmarrje: Do ta paguani! Frikë për të tjera sulme në aeroport
27 Gusht 2021, 07:57
Ka shkuar në 175 numri i viktimave nga sulmet terroriste të ISIS në aeroportin e Kabulit mbrëmjen e djeshme, ndërsa 200 persona kanë mbetur të plagosur. Mes viktimave, të paktën 13 janë ushtarë amerikanë, ndërsa Presidenti i SHBA, Joe Biden është betuar për hakmarrje ndaj sulmuesve, duke thënë se 'do ta paguani'.

Dy atentate kamikaze jashtë aeroportit në Kabul! ISIS merr përgjegjësinë e sulmit terrorist! 60 të vdekur e 140 të plagosur! Mes viktimave, 12 trupa amerikanë! SHBA: Priten të tjera shpërthime
26 Gusht 2021, 07:44
Dy shpërthime të fuqishëm në një sulm terrorist jashtë aeroportit të Kabulut i kanë marrë jetën të paktën 60 personave, duke lënë të plagosur140 të tjerë. Mes viktimave janë edhe 12 trupa amerikanë. Shteti ISlamik (ISIS) ka marrë përgjegjësitë për sulmin. Sulmi erdhi disa orë pas paralajmërimeve të SHBA, por që nuk u dëgjuan nga populli afgan, nga dëshira e madhe për t'u larguar nga duart e talebanëve, që tashmë kanë në dorë në Afganistanin.

Shërbimet sekrete amerikane nuk mund të përcaktojnë qartë origjinën e COVID
25 Gusht 2021, 22:54
A u transmetua koronavirusi nga kafshët apo erdhi nga laboratori? Presidenti amerikan Biden kishte porositur një raport të shërbimeve të fsheta për këtë. Tani raporti u paraqit - por ende nuk jep një përgjigje të qartë.

Mbi 4.4 milionë të vdekur nga COVID në mbarë botën, SHBA vendi me numrin më të lartë të viktimave! Vdekjet në New York ishin më të larta nga sa u raportuan
25 Gusht 2021, 20:24
Pandemia Covid-19 ka vrarë të paktën 4,439,888 njerëz në mbarë botën që nga fundi i dhjetorit 2019, sipas një raporti të lëshuar të martën nga AFP nga burime zyrtare. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur me 629.891 vdekje, më pas renditet Brazili (575.742 vdekje), India (435.110), Meksika (253.526) dhe Peruja (197.921). OBSH vlerëson, duke marrë parasysh vdekshmërinë e tepërt të lidhur drejtpërdrejt dhe indirekt me Covid-19, se numri i të vdekurve nga pandemia e COVID mund të jetë dy deri në tre herë më i lartë se ai i llogaritur nga të dhënat zyrtare

Sulmi ndaj SHBA dhe avokatia ndaj Albinit, të vetmet aksione opozitare para mandatit të tretë të Ramës
25 Gusht 2021, 17:12
Edi Rama mbajti sot fjalën e mbylljes së mandatit të dytë qeverisës dhe për një javë shpall kabinetin e piketat e qeverisë së tretë të tij, në këtë rekord politik primar që ka vendosur në 30 vitet e fundit

Basti elektoral i Biden-it me Afganistanin
25 Gusht 2021, 10:41
Biden beson se amerikanëve të thjeshtë nuk ua ndjen fort për Afganistanin. Ose, për të qenë më të saktë, nuk do t’ua ndjejë fort më 2022 (dhe më 2024), kur të zhvillohen zgjedhje në SHBA (kongresuale e presidenciale). Ai dhe njerëzit rreth tij nuk e thonë këtë gjë haptazi, kuptohet. Por çdo sinjal publik që po lëshojnë ata, tregon qartazi se nuk besojnë se rrëmuja e javëve të fundit në Afganistan do të luajë rol në votimin e amerikanëve të thjeshtë pas një viti apo pas tre vjetëve.

Afganistani/ Biden ‘kundër’ aleatëve: Tërheqim trupat deri më 31 gusht! Talebanët fillojnë emërimet në qeverinë e re! Veteranët e ish të burgosurit marrin ministritë kryesore
25 Gusht 2021, 10:14
Talebanët nuk kanë humbur më shumë kohë por kanë filluar me emërimet në qeverinë e re. Kurse Joe Biden është i vendosur për tërheqjen e trupave nga Afganistani deri më 31 gusht

Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA: Mund ta vëmë nën kontroll COVID-19 deri në pranverë 2022, nëse shtohen vaksinimet
25 Gusht 2021, 07:27
Shtetet e Bashkuara po luftojnë me një valë tjetër rastesh për shkak të variantit shumë ngjitës Delta. Edhe shtrimet në spital dhe vdekjet po rriten, veçanërisht në Florida, Misisipi, Luiziana, Teksas dhe pjesë të tjera të jugut të SHBA-së.

Sindroma Havana/ Sëmundja misterioze që prek zyrtarët amerikanë, e 'pëson' edhe nënpresidentja Kamala Harris
24 Gusht 2021, 22:48
Udhëtimi i Nënpresidentes amerikane Kamala Harris nga Singapori në Vietnam u shty për disa orë të martën nga një hetim mbi një rast të mundshëm të të ashtuquajturit Sindromi Havana. Lajmi u bë i ditur nga zyrtarë të ambasadës në Hanoi, të cilët nuk dhanë detaje të mëtejshme

Konflikti në Ukrainën Lindore, Kim mesazh Rusisë: Do t’i mbajmë sanksionet derisa të përfundojë okupimin e Krimesë dhe agresionin në Ukrainë
24 Gusht 2021, 20:25
Pas përplasjeve në distancë mes ambasadës rusë në Shqipëri dhe ambasadës së SHBA-së për lirimin nga burgu të udhëheqësit të opozitës ruse Alexey Navalny, ambasadorja Yuri Kim ka përcjellë një mesazh të dytë ndaj Rusisë.