Antiamerikanizmi i Berishës dhe Metës, 'bunkeri' i izoluar politik që u ndërtua pas zgjedhjeve të 2013-s
23 Maj 2021, 13:03
Berisha dhe Meta, të gjithë këtë kohë, kanë tentuar të ngjizin një frymë politike për ta kthyer në kauzë, interesin e tyre krejt personal për tu mbrojtur nga një implikim me drejtësinë, por realisht në shoqërinë shqiptare nuk ka ngjitur dhe është krijuar një frymë.

SHBA e shpalli 'non grata', avokati i Berishës flet për padinë në Francë: Është shpifje në internet nga DASH, këtë çështje ma sugjeroi një mik i yni i përbashkët
23 Maj 2021, 07:18
Le Borgne sqaron se është kontaktuar nga një mik i Sali Berishës, i cili e ka vënë në dijeni për vendimin e DASH, për ta shpallur ish-kryeministrin dhe familjen e tij 'non grata' në SHBA, dhe ka kërkuar prej tij një këshillë si avokat për rrugën që duhej ndjekur.

Ëndrra amerikane nuk shuhet në një natë!
22 Maj 2021, 10:33
Ëndrrat e popullit shqiptar janë ëndrrat e popullit amerikan! Dy popujt që kanë mbijetuar përballë çdo sfide duke pasur të shenjtë lirinë! Shqiptarët kanë mbijetuar si popull gjithmonë me sfidën për lirinë e ndërsa Amerika u krijua nga nevoja për liri! Shqiptarët kishin lirinë dhe ua morën jo rrallë herë ndër shekuj padrejtësisht e ndërsa amerikanët krijuan kombin e madh mbi nevojën dhe ëndrrën për liri

Edhe Meta 'luftë' SHBA-ve: Berisha 'non grata', fletërrufe e përgatitur nga regjimi kleptokratik në Tiranë! Mesazh, ish-Kryeministrit: Amerikanët e pacipë s'na habisin më
22 Maj 2021, 10:10
"SHBA-të nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre". Deklarata është bërë sot nga Presidenti aktual i shqiptarëve për aleatin më të rëndësishëm të kombit shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në tentativë për të mbrojtur aleatin e tij, të futur në listën e zezë të amerikanëve.

Berisha rrezik për sigurinë e SHBA, PD në 10 mars 2021: Personat 'non grata' për SHBA s’kanë vend në Parlament
22 Maj 2021, 09:23
Ligji dekriminalizimit ndalon të bëhen pjesë të Parlamentit personat që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA, Berisha plotëson kushtin për shkak të përfshirjes në listën e zezë familjarisht. Partia Demokratike interpretoi ligjin në 10 mars të vitit 2021, duke deklaruar se urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit për t’i ndaluar Doshit hyrjen në SHBA përbën shkak ligjor për ndalimin e kandidimit si deputet. A do ta pranojë këtë standard edhe për Berishën apo do mohojë qëndrimin për ta mbrojtur? Basha para provës të së vërtetës.

Çifti Berisha 108 mijë lekë të ardhura në muaj, shtohet misteri për burimin parave për të paguar avokatin që kushton qindra mijëra euro për çështjen e listës së zezë
21 Maj 2021, 17:21
Sali Berisha do paguajë një ndër avokatët më të shtrenjtë në Evropë për luftën që i ka shpallur SHBA-ve, të ardhurat dhe kursimet e tij janë të pamjaftueshme për financimin e betejës për heqjen e vulës së korrupsionit.

Juristi Ndreca në Report Tv: Padia ndaj sekretarit Blinken i jep kohë Berishës të jetë aktiv në politikë! Gjyqi juridikisht shumë i vështirë, s’do ketë sukses
21 Maj 2021, 13:50
Juristi Plarent Ndreca ka deklaruar në një intervistë në Report TV se padia që ka bërë ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, ish kryeministri Sali Berisha, i jep këtij të fundit kohë që të jetë aktiv në politikë.

Kjo verë e 'nxehtë' për Partinë Demokratike
21 Maj 2021, 13:25
Lulzim Basha i ka harruar ose do të bëjë sikur “nuk i harron” zgjedhjet. Më tepër rëndësi, ka sot për kryetarin e opozitës, rënia e hijes së Doktorit.Në derën e partisë së tij, ka trokitur Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe ka sjellë “mandatën” për Sali Berishën.

Paradoksi/ Berisha do paguajë një avokat me para korrupsioni për të pastruar imazhin si i korruptuar
21 Maj 2021, 12:39
Sali Berisha do paguajë një avokat me para korrupsioni për të pastruar imazhin nga akuzat për korrupsion! Për të paguar një avokat të nivelit të tillë, nuk mjafton paga e gjithë grupit parlamentar të PD deri në vitin 2025! Paradoksi i parë.

Kur akuzuesi kronik pa fakte, ankohet se po ‘i bie në qafë’ kot… Amerika
21 Maj 2021, 12:08
19 Maji ishte padyshim dita më e keqe e Sali Berishës, i cili u shpall familjarisht ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me argumentet se ai ka kryer korrupsion bashkë me familjen e tij dhe aleatët duke pasuar më tej me mbrojtjen e tyre. Madje jo vetëm kaq, por edhe me argumentin se ai ka minuar demokracinë në Shqipëri.