-
Përfundon numërimi i parave! Gjenden 522 mijë euro të fshehura në furgon! Zbulohen edhe mallra kontrabandë
Ka përfunduar numërimi i eurove të gjetura të fshehura në furgon. Mësohet se janë gjetur 522 000 euro të padeklaruara. Mirëpo jo vetëm kaq. Nga sa mësohet, në furgon kishte edhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).
21 Tetor 2022, 19:31 -
-
-
-
Iu gjetën në furgon rreth 500 mijë euro të fshehura, kush është Elidon Çela, e ‘kishte bërë rrugë’ transportimin e parave të padeklaruara
Elidon Çela është pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura”. Report Tv ka mësuar se ai nuk është një emër i panjohur për policinë. Kjo sepse edhe më herët është kapur duke transportuar para të padeklaruara, por në sasi më t&am
21 Tetor 2022, 16:24 -
Si u zbuluan mbi 500.000 eurot e fshehura në tavanin e autobusit në Portin e Durrësit ! Sinjali që u dha në skaner (FOTO)
Paratë e fshehura në autobus u kapën nga skaneri. Report Tv sjell foton, ku shihet gjurma e zezë e lënë në skaner, teksa është e nënvizuar edhe më të kuqe me alarmin “red”.
21 Tetor 2022, 16:19 -
Me prerje të ndryshme dhe të futura në qese marketi, Report Tv siguron FOTON e lekëve të fshehura në furgon
Report Tv ka arritur që të sigurojë foton e sasive të parave të kapura në Portin e Durrësit. Siç mund të shihet në foto, paratë ishin në prerje të ndryshe 50 euro, 10 euro të futura në qese supermarketi.
21 Tetor 2022, 16:05 -
EKSKLUZIVE/ Ky është furgoni ku u gjetën rreth 500 mijë eurot e padeklaruara
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht foton e furgonit ku ishin fshehur rreth 500 mijë eurot e padeklaruara. Ai po vinte nga Bari i Italisë, teksa sasia e parave ishte fshehin në tavanin e furgonit, pranë kondicionerit. pronari i këtij furgoni ishte Elidon Çela.
21 Tetor 2022, 15:52 -
-
Durrës/ Kapen rreth 522 mijë euro në furgonin që vinte nga Bari! Pranga pronarit të agjencisë dhe 2 bashkëpunëtorëve! Paratë të futura në qese marketi, i fshehën në tavan (EMRI)
Një furgon me 522 mijë euro dhe mallra kontrabandë u kap në Portin e Durrësit, sapo kishte mbërritur me traget nga Italia. Gjatë operacionit “Eurot”, në pranga ra pronari Elidon Çela dhe dy ndihmësit e tij, të cilët akuzohen për 7 vepra penale. Policia dyshon për të tjerë persona të përfshirë.
21 Tetor 2022, 15:33
