-
Zgjedhjet vendore të 14-majit, nesër KQZ shqyrton listat për anëtarët e KZAZ-ve! PD nuk futet në rendin e ditës
Në listën e çështjeve që do të shqyrtohen vihet re se Partia Demokratike është lënë jashtë, pavarësisht se në 29 janar, grupi i Alibeajt me firmë të Gazment Bardhit, ka paraqitur listën e plotë me anëtarët e KZAZ-ve.
7 Shkurt 2023, 18:52 -
Risia e 14 majit/ KQZ do raportojë çdo 1 orë pjesëmarrjen! Të dhënat nga identifikimi biometrik! Pelinku: S’ka rrezik për sulm kibernetik
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të raportojë çdo një orë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit. Nnënkomisionerja Lealba Pelinku thotë se të dhënat e pjesëmarrjes do të merren direkt nga pajisja e identifikimit biometrik. Sa i takon votimit dhe numërimit elektronik, ai do të shtrihet në rreth 400 qendra votimi në 3 bashkitë Elbasan, Vorë e Kamëz.
6 Shkurt 2023, 17:27 -
Ylli Pata: Celibashi, si oligarkët mediatikë të 'Foltores'
Foltoren e Sali Berishës e njohin si Partinë Demokratike vetëm mbështetësit mediatikë të doktorit, të cilët, edhe kur Gjykata e Apelit të japë vendimin përfundimtarë nuk do ta respektojnë. Pasi për ta gjithë këto vite nuk ka ekzistuar reforma në drejtësi, nuk ka ekzistuar vendimi non grata, por vetëm një realitet që prodhohet nga kuzhinat e pasura të Gjirit të Lalzit.
1 Shkurt 2023, 19:34 -
Celibashi paralajmëron mosregjistrimin e PD-së në zgjedhje? Kreu i KQZ: Rrezikohet në rast se nuk zgjidhet ngërçi
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar një mosregjistrim e partisë më të madhe opozitare, në rast se ngërçi i PD-së vijon. Kreu i KQZ-së u shpreh se duke qenë se duhet patjetër një zgjidhje për këtë çështje dhe jo vetëm nga KQZ.“Për ne ka n
1 Shkurt 2023, 12:24 -
Vendoret/ ‘Lufta' e PD për anëtarët e KZAZ, Celibashi: Jemi në proces verifikimi
Procesi i verifikimit për të zgjidhur luftën e zhvendosur të PD-së në KQZ do jetë në përputhje me ligjin. Kjo ka qenë përgjigja e përsëritur e komisionerit të KQZ. Celibashi është shprehur se edhe sfondi politik do jetë një ndër elementët që do ndikojë në në gjykimin e tij për këtë çështje. Ndër të tjera ai garantoi se nuk ka simpati e as mbështetje për dy kampet opozitare.
1 Shkurt 2023, 11:33 -
Celibashi paralajmëron mosregjistrimin e PD në zgjedhjet vendore: Zgjidhni ngërçin! Votim dhe numërim elektronik në Elbasan, Kamzë dhe Vorë
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar një mosregjistrim e partisë më të madhe opozitare, në rast se ngërçi i PD-së vijon. Kreu i KQZ-së u shpreh se duke qenë se duhet patjetër një zgjidhje për këtë çështje dhe jo vetëm nga KQZ.
1 Shkurt 2023, 10:42 -
Përplasja e PD-së për vulën në KQZ, Ivi Kaso: Të njihet vendimi i gjykatës! Mazhoranca ka nxitur Alibeajn për ta ankimuar
Ilirjan Celibashi do t’i drejtohet gjykatës para se të pranojë listat e dy palëve në PD për anëtarët e KZAZ-ve, por sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD e Rithemeluar, Ivi Kaso thotë se ka një vendimmarrje të gjykatës që certifikon vendimet e Kuvendit të dhjetorit 2021
31 Janar 2023, 18:00 -
Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Gjykata nuk e njeh Berishën, KQZ do regjistrojë anëtarët e Alibeajt për KZAZ-të! Ivi Kaso: Celibashi të njohë vendimin e Zhukrit
Ilirjan Celibashi do t’i drejtohet gjykatës para se të pranojë listat e dy palëve në PD për anëtarët e KZAZ-ve. Nëse gjykata vazhdon të njohë Lulzim Bashën kryetar të PD, sipas regjistrit të partive politike, atëherë Celibashi nuk do të pranojë listat e Berishës. Ky i fundit përmes Sekretarit për Cështjet Zgjedhore, Ivi Kasos, kërkon respektimin e vendimit të Agron Zhukrit.
30 Janar 2023, 14:52 -
14 maji/ Zyrtarisht dy lista me anëtarë KZAZ nga PD, edhe grupi i Alibeajt dorëzon kandidatët! 'Lufta' zhvendoset në KQZ
‘Lufta’ e PD është zhvendosur në KQZ, ku janë 2 lista me anëtarë për KZAZ-të nga forca opozitare më e madhe në vend për zgjedhjet e 14 majit. Këtë të dielë, pak orë para përfundimit të afatit, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u paraqit në KQZ për të dorëzuar listën e anëtarëve.
29 Janar 2023, 20:16 -
-
Zgjedhjet vendore/ Pas Berishës, Partia e Lirisë dhe PS dorëzojnë në KQZ kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve! Pritet edhe Alibeaj e PSD
Pas grupit të Sali Berishës edhe Partia e Lirisë dhe Partia Socialiste kanë dorëzuar në KQZ kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ditën e nesërme ose të hënën, pritet që edhe grupi i Enklejd Alibeajt të dorëzojë kandidaturat e tyre, pasi afati i vendosur nga kryekomisoneri Ilirjan Celibashi është 29 janari.
28 Janar 2023, 14:32 -
‘Luftë’ e 2 PD-ve për anëtarët e KZAZ, ish kreu i KQZ Kristaq Kume: Vetëm gjykata i jep zgjidhje kësaj situate, s’mund të mbahet peng!
Për ish kryetarin e KQZ, Kristaq Kume, e vetmja që do t’i japë përgjigje kësaj situatë absurde është gjykata. I ftuar në një intervistë në Report Tv ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se detyra më e kryesore e KQZ është që të verifikojë cili është emri i regjistruar si kryetar i PD dhe në të vërtetë vazhdon të qëndroj Lulzim Basha. Ai është shprehur se regjistrimi i ri për kryetar partie është një veprim shumë i thjeshtë juridikisht, por mund të jetë Gjykata, institucioni që po e mban peng ndryshimin. Gjithashtu, ai ka thënë se mosregjistrimi në kohë nga ana PD është vendim i qëllimshëm.
28 Janar 2023, 12:52 -
Zgjedhjet vendore, Celibashi takon ambasadorin e Britanisë së Madhe: Folëm për transparencën e KQZ dhe verifikimin e kandidatëve
Teksa na ndajnë edhe disa muaj nga zgjedhjet lokale, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith. Ka qenë Celibashi që ka ndarë një foto me ambasadorin ndërsa ka dhënë edhe detaje nga takimi.
27 Janar 2023, 17:40 -
14 Maji/ Pritet ‘luftë’ mes 2 PD-ve në KQZ për emrat e anëtarëve të KZAZ, Berisha dorëzon sot listën, Alibeaj në ditët në vijim
PD e Berishës ka dorëzuar sot në KQZ listën e emrave të anëtarëve të KZAZ. Ndonëse KQZ nuk i njeh zyrtarisht, Berisha kishte deklaruar se do të çonte në KQZ listën me anëtarë.
27 Janar 2023, 13:46 -
Tejkaluan kufirin maksimal të shpenzimeve në fushatën e 25 prillit, KAS 500 mijë lekë gjobë për 11 parti dhe kandidatë! Mes tyre dhe PD-PS
Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe tetë parti të tjera janë dënuar me gjobë 500.000 lekë, pasi është provuar se kanë pasur mungesa në raportimin e kandidatëve të tyre, për kostot e fushatave, të cilat shkojnë, sipas rastit, nga 1, deri në 153 kandidatë.
25 Janar 2023, 16:40 -
-
-
Zgjedhjet e 14 majit/ Institucionet ‘i binden’ KQZ, mbi 100 aktivitete të raportuara nga bashkitë e qeveria prej 1 jave
Në Komisionin qendror të Zgjedhjeve, Bashkitë dhe Qeveria kanë nisur raportimin e aktiviteteve politike, ku vetëm në një javë janë raportuar rreth 100 të tilla. Sipas ligjit, 4 muaj para zgjedhjeve ndalohen veprimtaritë politike që mund të përdoren për qëllime elektorale.
21 Janar 2023, 18:31 -
Mero Baze: ‘Vetëshpallja’ e Berishës si kryetar legjitim i PD për të justifikuar dhunën mbi gjykatat
Sali Berisha po përpiqet ti imponohet KQZ si pjesa zyrtare e PD, duke përdorur faktin që një gjyqtar i Tiranës, i ka regjistruar aktet e Kuvendit të 11 Dhjetorit ku ai ka shpallur rithemelimin e PD. Madje për këtë ai po përpiqet ti referohet faktit që Bindja Demokratike u regjistrua në vitin 2019 në zgjedhje, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë për regjistrimin e saj.
13 Janar 2023, 19:33 -
Zgjedhjet lokale të 14 majit/ Celibashi thirrje bashkive: Merrni masa për të përmbushur detyrimet ligjore! Është tejkaluar çdo afat
Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka kërkuar që bashkitë të cilat ende nuk kanë dërguar elektronikisht hartën e qendrave të votimit, të përmbushnin detyrimet e tyre sa më shpejt.
13 Janar 2023, 18:57