-
PD vijon përpjekjet për të bllokuar numërimin e votës së diasporës, çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS-it për Greqinë (SHKRESA)
KAS vendosi që numërimi i votave të emigrantëve të Greqisë të bëhej dhe të rrëzohej pretendimi i Partisë Demokratike për parregullsitë. Por selia blu ka vijuar betejën e saj për bllokimin e votës së diasporës në Greqi, duke e ankimuar
14 Maj 2025, 18:42 -
Shqipëria u kualifikua në finalen e Eurovision, media greke jehonë performacës së ‘Shkodra Elektronike’
Mbrëmjen e së martës, më 13 maj, skena e gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025 në Bazel u përfshi nga flakët, në kuptimin e mirëfilltë dhe figurativ, me paraqitjen e Shqipërisë.
14 Maj 2025, 09:45 -
-
Votat nga Greqia ende s'po numërohen, Celibashi flet pasi KAS i rrëzoi vendimin: Ende s'e kemi marrë njoftimin! Kërkuam nga DHL prova për mënyrën e shpërndarjes së zarfeve
Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli mbrëmjen e kësaj të marte për vendimin e KAS, i cili sot hodhi poshtë vendimin e kryekomisionerit për pezullimin e numërimit të votave të ardhura nga Greqia, kjo me kërkesë të Partisë Demokratike.
13 Maj 2025, 21:54 -
-
Diaspora/ 18 mijë fletë votimi s’u shpërndanë, po kthehen! 80% e emigrantëve votuan! Sot erdhën 8 mijë vota, 5500 nga Greqia
45 mijë e kanë marrë zarfin, por nuk e kanë dorëzuar. Numri total i votave të mbërritura deri tani është mbi 181,500 ose rreth 80% e totalit. Tashmë nuk ka më kohë për të dorëzuar zarfet pranë postës dhe grumbullimi është mbyllur, ndërsa priten edhe 2 fluturime të dielën e 11 majit për të sjellë pakot e fundit
10 Maj 2025, 12:23 -
Vrau më 2019 në Lushnjë tregtarin Besnik Hida bashkë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, arrestohet në Greqi 51-vjeçari! Policia: Do ekstradohet (EMRI)
Arrestohet 51-vjeçari i shumëkërkuar si anëtar i grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë, bashkëpunëtor në vrasjen e Besnik Hidës, më 1 tetor 2019 në Lushnjë. Tregtari i makinave po pinte kafe në tarracën e lokalit kur u qëllua për vdekje me armë. Shkak dyshohet hakmarrja dhe lidhja familjare e Hidës me një nga viktimat e Masakrës së Lushnjës më 2017, për të cilën u akuzua po grupi i Haxhiut
10 Maj 2025, 09:08 -
Ambasada e Shqipërisë në Greqi thirrje të rëndësishme Diasporës: Ja adresat e kompanisë postare ku t’i dorëzoni zarfet e votave! Nesër mbyllet afati, kthejini sa më parë (TABELA)
Ambasada e Shqipërisë në Greqi i ka bërë një thirrje diasporës në këto orë të fundit para zgjedhjeve, që të shkojnë të kthejnë zarfin e tyre sa më parë, në mënyrë që të mbërrijë në kohë drjet Tiranës, për zgjedhjet e 11 majit. Dorëzimi vetëm në pikat e kompanisë postare të njoftuara nga Ambasada
9 Maj 2025, 18:57 -
BBC: Shqipëria mes 9 vendeve europiane për t’u vizituar në 2025, ideale për plazh dhe eksplorim
Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga destinacionet më të nënvlerësuara të Evropës, por kjo po ndryshon me shpejtësi. Falë kërkesave të lehtësuara për viza dhe zgjerimit të itinerareve ndërkombëtare të fluturimeve, vendi po ngrihet shpejt në radarin e udhëtimeve.
9 Maj 2025, 09:00 -
PD kërkon veçimin e votave që kanë ardhur nga Greqia: Të hetohen përpara numërimit
Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të veçojë në kuti të posaçme të gjitha zarfet e votimit të ardhura nga Greqia, përfshirë edhe ato që mund të mbërrijnë deri më 1 maj 2025.
8 Maj 2025, 18:06 -
PD denoncon manipulime me votat e diasporës në Greqi, Topalli KQZ-së: Çfarë po ndodh me 70 mijë votues? Kuti me fletëvotimi të plotësuara, ODIHR të monitorojë
Partia Demokratike denoncoi sot nëpërmjet një konference për shtyp të dhënë nga drejtuesja politike e diasporës Jozefina Topalli, njëkohësisht kandidate në listën e sigurt për deputete, e shoqëruar edhe nga përfaqësuesi ligjor Franc Nuri
8 Maj 2025, 14:33 -
Balla thirrje emigrantëve shqiptarë nga Veria e Greqisë: Ju që nuk u regjistruat dot, ejani më 11 maj për të votuar për Shqipërinë Europiane
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, nga Veria e Greqisë ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në veriun e vendit fqinj e që nuk janë regjistruar për të votuar me postë, të vijnë më 11 maj të votojnë në Shqipëri.
8 Maj 2025, 12:14 -
Problemet me Greqinë, KQZ kërkesë urgjente kompanisë postare: Na informoni për 9 çështje! 1920 vota janë me defekte, 198 zarfe erdhën me rrugë të pavarura
Katër ditë para zgjedhjeve të 11 majit, problematikat me votën e diasporës mbeten prezente, sidomos çështja e zarfave në Greqi. 1920 vota të ardhura deri më tani janë me “defekte”. Për këtë shifër KQZ ka informuar edhe PD-në, e cila i ka bërë kërkesë zyrtare për çështjen
8 Maj 2025, 12:03 -
Rama sërish mesazh emigrantëve në Greqi: Dorëzoni zarfet në postë! Ka edhe pak kohë, bëjeni edhe këtë mund të fundit
Rama ka përcjellë një tjetër mesazh për emigrantët në Greqi, të regjistruar për të votuar më 11 maj, që të dorëzojnë sa më parë zarfet me fletët e votimit në pikat përkatëse të postës.
8 Maj 2025, 11:29 -
-
-
PD shkresë në KQZ, kërkon audit për votën e diasporës në Greqi e Itali: Të dërgohet edhe një mision i OSBE-ODIHR! SPAK të nisë hetim për blerje votash e përfshirje të PS
Partia Demokratike ka kërkuar audit për votën e diasporës në Greqi dhe Itali. Në një shkresë drejtuar KQZ, PD rendit problematikat që janë shënuar deri më datë 6 maj, ndërsa kërkon edhe hetim nga SPAK për blerje votash.
7 Maj 2025, 09:21 -
Berisha mbron faljen e detit ndaj Greqisë: Rama nga presioni i Erdogan prishi marrëveshjen me Athinën! Bëri një veprim kundër interesit kombëtar
Sipas LiFO, marrëdhëniet mes qeverisë së Berishës dhe asaj të ish-kryeministrit grek Kostas Karamanlis ishin veçanërisht të afërta, gjë që u konkretizua me firmosjen e marrëveshjes për ndarjen e shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare mes dy shteteve.
6 Maj 2025, 17:56 -
Diaspora/ Emigrantët që nuk morën zarfet, nuk votojnë dot në Shqipëri më 11 maj! Të regjistruarit nga KQZ, jo më emrin në listë
Asnjë emigrant që u regjistrua për të votuar përmes postës, nuk mund të vijë të votojë në Shqipëri të dielën, edhe nëse fleta e votimit nuk i shkoi kurrë në adresë nga KQZ. Ata nuk e kanë më emrin në listën e zgjedhësve brenda vendit. Por ata që nuk aplikuan në KQZ për votim nga jashtë, mund ta ushtrojnë këtë të drejtë më 11 maj.
6 Maj 2025, 16:09 -
Pasi PD kërkoi rikthimin e ligjshmërisë në procesin e votimit në Greqi reagon KQZ: Nuk ka ndryshim në procedurën e dorëzimit të zarfave, s’ka prova për abuzime
Ndërsa vetëm 5 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, KQZ i është përgjigjur kërkesës së PD, për një ndërhyrje urgjente për rikthimin e ligjshmërisë në procesin e votimit të diasporës në Greqi.
6 Maj 2025, 16:01
