-
7 ditë nga vrasja e të riut Klodjan Rasha/ Pas pensionit financiar, Rama vizitë për herë të tretë në familjen Rasha (VIDEO)
7 ditë pas vrasjes së Klodjan Rashës dhe një ditë pas vendimit për t'i dhënë 61 mijë lekë pension financiar , kryeministri Rama vizitoi sërish sot familjen Rasha. Kjo është hera e tretë që kryeministri takon familjarët e Klodjanit të ndjerë.
15 Dhjetor 2020, 09:54 -
Protestuesit rivendosen në qendër, qëndrojnë të qetë dhe në grumbuj
Protestuesit qëndrojnë vetëm 20 minuta te Kryeministria dhe shkojnë sërish në qendër. Ata qëndrojnë në grumbull, të qetë dhe pa bërë thirrje apo shkaktuar tensione të ndryshme. Ndërkohë që pranë ministrive ka efektivë të shumtë policie që qëndrojnë në gatis
14 Dhjetor 2020, 19:58 -
Në protestë përfaqësues të 'Vetëvendosjes'! Bojken Abazi: Të largohet dhe arrestohet Ardi Veliu, manipuloi vrasjen e Klodjan Rashës
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi ishte i pranishëm në protestë ku shprehet për Report Tv se në vend është vendosur një shtet policor dhe protesta po zhvillohet pikërisht për këtë arsye dhe dhunës së ushtruar ndaj tyre.Abazi kërkon dorëheqjen e Ardi velitu duke e
14 Dhjetor 2020, 19:32 -
-
'Poshtë diktatura' dhe 'Pa drejtësi nuk ka drejtësi', protestuesit mblidhen para Kryeministrisë
Protestuesit janë mbledhur para Kryeministrisë duke bllokuar rrugën, ku automjetet janë ende në lëvizje dhe qarkullimi i tyre nuk është bllokuar nga policia. Thirrjet e tyre në protestë janë "Poshtë diktatura" dhe "Pa drejtësi nuk ka drejtësi"
14 Dhjetor 2020, 19:25 -
Protestuesit i drejtohen Kryeministrisë, nisin marshim paqësor dhe 'të heshtur'
Në marshimin paqësor të protestuesve, që duhet theksuar se janë të vogël në numër, ka nisur nga sheshi "Skëndërbej' drejt Kryeministrisë, ndërsa gjatë marshimit nuk ka as thirrje dhe as plasje të kapsollave apo të bërtitura. Protestuesit ecin të qetë dhe në heshtje. Në k&
14 Dhjetor 2020, 19:17 -
Mbyllet dita 6-të e protestës pa tensione, nuk kishte prezencë të të miturve! Protestuesit të pakët në numër, të pranishëm dhe anëtarë të 'Vetëvendosjes'
E qetë dhe pa trazira është mbyllur dita e 6-të e protestës në Tiranë. Thirrjes për t'u mbledhur në orën 18:00 ditën e sotme i janë përgjigjur vetëm disa qytetarë, të cilët janë mbledhur në sheshin 'Skëndërbej' dhe më pas kanë marshuar dhe janë mbledhur para Kryeministrisë. Protestuesit janë shfaqur të qetë dhe se ajo që vihet re, pavarësisht numrit të vogël të tyre, nuk ka prezencë të miturish si në protestat e tjera.
14 Dhjetor 2020, 19:09 -
Kush proteston? Ditët me Polici, gaz dhe autobote. Si po përdoren të miturit 12-13 vjeç
"Janë 30 për qind e protestuesve të aktivizuar me veprime dhune në këtë moshë dhe asnjëri nuk mund të merret nën përgjegjësi penale”, këmbëngul oficeri i rendit sipas të cilit asnjëri prej tyre nuk mund të arrestohet për shkak të moshës dhe as që mund të procedohet. Protesta e këtij dhjetori ndryshon po ashtu edhe për shkak të ndarjes në grupe të vogla të protestuesve, të cilët shpërndahen dhe hyjnë nëpër rrugica duke shkatërruar biznese e duke shkulur tabelat publike apo edhe duke djegur kazanët"
14 Dhjetor 2020, 15:43 -
'Po shkatërrohet pasuria jonë e përbashkët', Bledi Strakosha, thirrje protestuesve për të ndalur dhunën
Prej ditësh në Tiranë është shkatërruar prona publike, në protestat e ccdo mbrëmë që kanë pasuar ngjarjen tragjike të 8 dhjetorit ku u vra nga polici 25-vjeçari, Klodjan Rasha. Personazhe të njohur publikë në Tiranë kanë shtuar thirrjet për distancim nga këto akte të dhunës.
14 Dhjetor 2020, 15:08 -
VIDEO-LAJM/ Stresi u 'krenua' se ishte selia e PS, ky është momenti kur protestuesit i vënë flakën dyqaneve në zonën e '5 Majit'
Ky është momenti kur protestuesit i kanë flakën dyqaneve të 5 Majit në Tiranë, për të cilat kanë denocnuar dhe më herët ne Report Tv vetë pronarët e dyqaneve. Këto godina mëngjesin e të dielës janë konstatuar me xhama të thyer dhe ambiente të djegura.
14 Dhjetor 2020, 13:34 -
-
Dita e 5-të e protestës për vrasjen e Klodjan Rashës në Tiranë, arrestohen 4 persona, nën hetim 46 protestues! I plagosur 1 polic
Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka vënë nën hetim 46 protestues të tjerë, lidhur me ditën e 5-të të protestës të zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga një efektiv policie. Si pasojë e goditjes me gurë dhe sendeve të forta në drejtim të punonjsve të policisë me shërbim, është dëmtuar një efektiv.
14 Dhjetor 2020, 09:20 -
Protestuesit i drejtohen Zogut të Zi, kaos në trafik, shoqërohen disa protestues! Ndërhyjnë Shqiponjat
Protestuesit i janë larguar nga sheshi "Skënderbej" pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe i janë drejtuar Zogut të Zi. Protestuesit po ecin rrugëve të çorientuar pa pasur një itinerar konkret. Pr
13 Dhjetor 2020, 20:25 -
-
Protestuesit tentojnë të heqin gardhin e policisë te Pema e Vitit të Ri, hidhet sërish gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre
FNSH ka hedhur gaz lotsjellës në sheshin 'Skëndërbej' pasi protestuesit janë afruar dhe kanë tentuar të heqin gardhin metalik të vendosur rreth pemës së Krishtlindjeve.
13 Dhjetor 2020, 20:11 -
Pasojat nga protesta/ Tabela të shembura dhe stacione autobusësh e semaforë të shkatërruar
Kur kanë kaluar rreth një orë nga nisja e protestës, edhe kësaj radhe nuk kanë munguar shkatërrimi i pronës publike. Tabelat e rrugës janë shembur, teksa nuk i kanë shpëtuar dhunës as stacionet e autobusëve. Siç shihet në pamjet që Report Tv sjell, ku stacion i autobusit te kryqëzimi në hyrje të Bl
13 Dhjetor 2020, 19:58 -
-
-
Me 2 gishta lart dhe thirrjet 'Rama Ik', protestuesit në Lushnje 'harrojnë' Klodjanin! Organizatorja: Takohemi në protesta të tjera
Me dy gishtat lart, protesta në Lushnje nuk dukej si një organizim për të kërkuar drejtësi për Klodjan Rashën, të riun që u vra nga policia, por u ngjante protestave të thirrura nga opozita.
13 Dhjetor 2020, 19:38 -
Tensionohet situata të Drejtoria e Policisë, shoqërohen disa protestues
FNSH ka shoqëruar disa protestues pasi kanë tentuar të kalojnë në rrugën te Drejtoria e Policisë, por ajo ka qenë e bllokuar nga efektivë e policisë. Kjo ka bërë që të ketë tensione dhe të shoqërohen disa nga protestuesit.
13 Dhjetor 2020, 19:30
