-
Shkon në 10 numri i të dënuarve me COVID-19 në burgun e Drenovës! Dërgohen në Lezhë dhe në Tiranë, ruhen me policë të posaçëm
Shkon në 10 numri i të dënuarve të infektuar në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Vetëm dy ditë më parë janë dërguar 27 tamponë nga ky institucion ku 2 persona kanë rezultuar pozitive ndaj covid-19. Më herët nga burgu i Drenovës u konfirmuan pozitivë 8 të dënuar.
9 Shtator 2020, 11:42 -
'Ka të infektuar me COVID-19 të shtrirë në mes të korridorit, është kaos'/ Përhapi panik në media, izolohet i dënuari në burgun e Drenovës
Telefonatat në media, ku përhapte panik duke thënë se në burgun e Drenovës ka të prekur me koronavirus të shtrirë mes korrridorit, i kanë kushtuar shumë të dënuarit Fitim Niklekaj.
7 Maj 2020, 08:45 -
Çorapet me kanabis dhe heroinë në pjesën intime! Arrestohet polici i Drenovës që tentoi të fuste drogë në burg
Gjatë kontrollit fizik të punonjësve të burgut, efektivit Hakil Zere iu gjet e fshehur në këpucë, brenda çorapeve 2 qese me kanabis dhe në pjesën intime të trupit 2 qesë të tjera, njëra prej të cilave me heroinë.
23 Prill 2020, 15:38 -
Kërcënoi drejtorin e Përgjithshëm të burgjeve dhe gjyqtarin, izolohet për 3 muaj i burgosuri 'i famshëm' i Drenovës
Neim Behari, një i burgosur problematik, "i njohur" për kërcënimet terroriste nga burgu është izoluar nën regjimin e mbikëqyrjes së veçantë për tre muaj. Vendimi është marrë nga Gjykata e Korçës, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë. Behari me anë të një letre dërguar me postë në datën 16 shtator të vitit të kaluar ka kërcënuar me jetë dhe nga familjarët, drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailin. Disa ditë më vonë, ka marrë në telefon në një nga zyrat e ministrisë së Drejtësisë, duke përdorur edhe fjalë fyese. Ai gjithashtu ka telefonuar edhe gjyqtarin Markelian Kuqo, duke i thënë se i ka vendosur eksploziv në makinë, por e gjitha rezultoi një alarm fals.
19 Shkurt 2020, 09:42 -
Vihet në skenë komedia 'Kopraci' për të burgosurit në teatrin Andon Zako Çajupi në Korçë, rol kryesor të 93-vjeçari Koço Qendro
Në teatrin Andon Zako Cajupi në Korçë për herë të parë është mbajtur një shfaqje teatrale për 23 të burgosurit e Drenovës, për 4 gra të burgosura të Tiranës dhe familjarëve të tyre. Në skenë u vendos komedia "Koprraci" me rol kryesor të 93 vjeçarit Koço Qendro.
22 Qershor 2019, 22:25 -
Lirimi i 'Gjeneralit'/ Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, ja kush komandohet
Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Novruz Hoxha, pas skandalit me lirimin me kush të të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naizm Zyberit në 1997, Gert Gjinarati, njohur si "Gjenerali". Në vend të tij komandohet Genc Fejzollari.
14 Mars 2019, 14:59