-
Qytetarët po ikin nga Kosova, mijëra aplikime për viza në shtetet e BE-së
Numri i qytetarëve të Kosovë që aplikojnë për viza në shtetet e Bashkimit Europian po vazhdon të rritet çdo ditë. Për vizë në Gjermani në dhjetor të vitit 2021 kanë aplikuar mbi gjithsej 56 mijë qytetarë. Kurse, mbi 6 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë në Ambasadën e Kroacisë. Mijëra aplikime ka pasur edhe për Slloveni e shtete të tjera.
11 Janar 2022, 16:59 -
-
BE urdhër EUROPOL: Fshi të dhënat e personave që nuk kanë lidhje me krimin
Agjencia e Bashkimit Evropian për krim (Europol) është urdhëruar nga një institucion i BE-së për mbrojtjen e të dhënave, që të fshijë informacionet e lidhura me personat që dëshmohet se nuk kanë lidhje me krime.
10 Janar 2022, 21:21 -
Bullgaria heq afatet për t’i thënë 'PO' Maqedonisë së Veriut! Radev: Tirana Zyrtare mund të ecë para me integrimin pa u ndikuar nga Shkupi
Bullgaria ka vendosur disa kritere që të zhbllokohet integrimi i Maqedonisë së Veriut. Presidenti bullgar tha se Sofja pajtohet që Tirana të nisë negociatat me Bashkimin Evropian, pavarësisht nga zhvillimet në Maqedoninë e Veriut.
10 Janar 2022, 21:04 -
Milionat e BE-së për sundimin e ligjit në Ballkan "nuk po japin rezultate"
Auditorët e Bashkimit Evropian thanë se qindra milionë euro që blloku ka dërguar në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kishin për qëllim përmirësimin e sundimit të ligjit, thjesht nuk po japin rezultate
10 Janar 2022, 18:53 -
Radio Evropa e Lirë: Pse BE-ja nuk po i sanksionon politikanët në Ballkanin Perëndimor siç ka bërë SHBA?
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Millorad Dodik, disa persona në veri të Kosovës, ndërkaq në maj të po atij viti, ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, u shpall “non grata” (i padëshirueshëm) nga Uashingtoni zyrtar. Të gjitha këto sanksione nga SHBA-ja janë mirëpritur në selinë e BE-së në Bruksel por, në asnjërën prej këtyre rasteve nuk i është bashkuar Uashingtonit për të vendosur sanksione.
8 Janar 2022, 16:29 -
BE: S'ka zgjidhje të tensioneve Rusi-Ukrainë pa Europën
Komisioni Evropian dhe Franca kanë shprehur nevojën e përfshirjes evropiane, teksa Rusia dhe Perëndimi po vazhdojnë të përballen diplomatikisht lidhur me kërcënimin e mundshëm të përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, tha se “një gjë është e qartë: S’ka zgjidhje pa Evropën. Cilado që të jetë zgjidhja, Evropa duhet të përfshihet”.
7 Janar 2022, 18:24 -
-
Skandali me publikimin e pagave, KE për Report TV: Privatësia të ruhet me legjislacion si të BE-së
Pas arrestimit të 4 personave për publikimin e pagave dhe të dhënave personale, Komisioni Europian në një reagim për Report TV, thekson se është e rëndësishme që Shqipëria të përfundojë përafrimin e legjislacionit me standardet e BE për të forcuar mbrojtjen e të dhënave personale.
7 Janar 2022, 12:00 -
Politika e dobët e jashtme, ndarjet e brendshme kanë bërë që BE të lihet jashtë bisedimeve SHBA-NATO-Rusi
Mungesa e ndikimit të politikës së jashtme nga ana e BE-së është një nga arsyet që blloku u mënjanua në bisedimet e ardhshme të sigurisë të mbajtura nga SHBA, NATO dhe Rusia, ka raportuar Financial Times.
7 Janar 2022, 00:45 -
Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Bashkurti në Report Tv: Pikë kulmore në diplomacinë shqiptare! Shtabi i ushtrisë amerikane, vlerë e shtuar e sigurisë
"Jashtëzakonisht e rëndësishme, pikë kulmore në diplomacinë shqiptare", kështu e cilësoi diplomati i njohur Lisen Bashkurti anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillimin e Sigurimit të OKB-së.
6 Janar 2022, 20:08 -
BE do të dhurojë 700 milionë doza vaksinash brenda 6 muajve të parë të 2022
Bashkimi Evropian po planifikon që të dhurojë 700 milionë doza të vaksinave kundër Covid deri në mesin e vitit 2022. Kështu bëri të ditur presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në një video-mesazh të transmetuar në rrjetet sociale.
6 Janar 2022, 12:46 -
BE nxjerr rregulloren e re për tatuazhet, ndalohet përdorimi i mijëra kimikateve në ngjyra
Sallonet e tatuazheve do të humbasin një numër të madh të klientëve të tyre pas rregullave të reja të vendosura nga Bashkimi Evropian me anë të të cilave do të ndalohen disa mijëra pigmente që kanë në përmbajtje të tyre disa lloje kimikatesh kancerogjene. Këto vendime morën fuqi për 27 vendet e bllokut këtë janar të cilat shprehen se përmes rregullave të reja do t’i shërbehet më denjësisht shëndetit publik duke shmangur pigmente që shkaktojnë alergji ose kancer.
5 Janar 2022, 11:56 -
-
Zef Mazi për Report Tv: Shqipëria ‘peng’ i integrimit, gabim strategjik i BE! 6 muaj ‘pritje’ për të kërkuar ndarjen nga Maqedonia e Veriut
Gabim strategjik të Bashkimit Europian e cilëson kryenegociatori i Shqipërisë Zef Mazi, pengesën që po i bëhet vendit tone në rrugën drejt anëtarësimit. Zgjidhja e ngërçit Sofje-Shkup, për Mazin kërkon kohë, ndaj vendi ynë duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut.
4 Janar 2022, 14:02 -
Borrell i BE-së do të vizitojë vijën e parë të Ukrainës mes tensioneve në Rusi
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, do të vizitojë vijën e frontit të Ukrainës këtë javë në shenjë mbështetjeje për Kievin përballë ngritjes ushtarake të Moskës në kufirin e saj, tha të hënën Brukseli.
3 Janar 2022, 23:42 -
Si po bëhet Gjermania parajsa e re e shqiptarëve, u dhanë rreth 30 mijë leje qëndrim në tre vjet
Të dhënat e Eurostat tregojnë se lejet e qëndrimit që Gjermania ka dhënë ndaj shtetasve shqiptarë janë rritur ndjeshëm duke filluar nga viti 2018. Në atë vit mbi 10 mijë shtetas shqiptarë u pajisën me leje për të jetuar e punuar në ekonominë më të madhe të Europës.
3 Janar 2022, 07:44 -
-
-
Nga sot Franca kryeson Këshillin e Bashkimit Europian, do i kushtojë fokus të veçantë problemeve të Ballkanit Perëndimor
Franca, nga 1 janari, ka marrë kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian që do të zgjasë deri në fund të muajit qershor. Një varg prioritetesh ka caktuar Franca si tema, me të cilat do të merret në gjysmën e parë të këtij viti para se t’ia dorëzojë Çekisë kryesimin e radhës për pjesën e dytë.
1 Janar 2022, 17:22