-
'Ekonomia' rrëzon Metën për 'Butrintin'! Presidenti: Ligji antikushtetues! Zhupa-deputetëve të PS: S'keni 'këllqe' t'i dilni kundër Ramës
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave rrëzoi dekretin e presidentit Meta që ktheu për rishqyrtim ligjin për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Përfaqësuesi i Presidencës tha se ky ligj është antikushtetues, ndërsa mbledhja u shoqërua me përplasje mes socialistëve dhe deputetes Ina Zhupa.
12 Korrik 2022, 10:59 -
'Ekonomia'/ Braçe: Pse e shisni me çmim burse hekurin, çimenton e bitumin që prodhohet në vend? Bejtja: Edhe bujqit ashtu le ta shesin grurin, se e kanë më shtrenjtë se bursa
Në komisionin e Ekonomisë ka pasur debate mes deputetit socialist, Erion Braçe dhe zv. ministrit të Infrastrukturës, Ilir Bejtja. Kjo për shkak të Aktit Normativ për të kompesuar kompanitë e ndërtimit pas rritjes së &cc
21 Qershor 2022, 13:01 -
'Kompensim ndërtuesve deri 30% për çmimet e rritura', Braçe me tone të larta: Jo të gjitha kompanitë duhet të përfitojnë! Ja kriteret që duhen shtuar
Aktin Normativ të qeverisë, që i hap rrugën kompensimit të ndërtuesve që kanë një kontratë publike për çmimet e rritura gjatë këtij viti të materialeve të ndërtimit, deputeti socialist Erion Braçe e ka vlerësuar pozitivisht, por thekson se nuk është i plotësuar.
21 Qershor 2022, 11:33 -
Komisioni i Ekonomisë kritika mikrofinancës, Braçe: Si mund të jepet kredi për 7 minuta? Sinaj: S'mund të bësh biznes me fatkeqësinë e tjetrit
Institucionet jo banka kanë norma interesi të papërballueshme nga qytetarët. Ky ishte shqetësimi i ngritur në Komisionin e Ekonomisë nga deputetët, të cilët sollën raste ku qytetarët kanë paguar 2 fishin e vlerës që kanë marrë. Ndërsa në pikëpyetje u vu edhe shpejtësia e dhënies së kredisë.
14 Qershor 2022, 13:52 -
Zgjatet me 5 vite moratoriumi i ndalimit të gjuetisë! PD kundër: Privoni pasionin e gjuetarëve! Ministria e mjedisit: 42 mijë shpendë më shumë se në 2018
Opozita u shpreh kundër shtyrjes së moratoriumit të gjuetisë për një afat tjetër 5-vjeçar, duke argumentuar se nuk duhet të privohet pasioni i gjuetisë. Përgjigjen ua dha zëvendësministrja e Arsimit duke radhitur faktorët pozitivë të shtimit të faunës së egër por edhe rritjen e vizitorëve në zonat e mbrojtja. Projektligji kaloi në Komisionin e Ekonomisë vetëm me votat e mazhorancës.
24 Maj 2022, 20:28 -
Miratohet pr/ligji për menaxhimin e Butrintit, Braçe: Mbroni kufijtë e zonës së mbrojtur, një herë është abuzuar me ndërtime! Margariti: Investimi strategjik është jashtë Parkut Kombëtar
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”. Projektligji u miratua vetëm me votat e qeverisë, ndërsa opozita tha se do e dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, njësoj si projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
17 Maj 2022, 12:46 -
Lufta në Ukrainë solli rritje galopante të çmimeve, Guvernatori Sejko: Qeveria të shkurtojë shpenzimet joprioritare e të mbështesë shtresat më të brishta
Sulmi ushtarak në Ukrainë do të vijojë të sjellë rritje galopante të çmimeve të ushqimeve. Kështu u shpreh në Komisionin e Ekonomisë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i cili kërkoi që qeveria të rishikojë shpenzimet joprioritare dhe të rrisë mbështetjen e dhënë deri më tani.
11 Maj 2022, 12:58 -
Konstitohet në Kuvend nënkomisioni për Zhvillim të Qëndrueshëm, kryetare Anila Denaj
Është konstituuar në Kuvend anëtarësia e re e nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm. Kjo është mbledhja e parë e këtij nënkomisioni në këtë legjislaturë parlamentare. Nënkomisioni, nën drejtimin e socialistes Anila Denaj u shpreh se disa prej qëllimeve janë avancimi për zhvillimin e qëndrueshëm. Në fushat e reduktimit të varfërisë, kequshqyerja, rritja e përgjegjësisë në masë, si ambienti, shëndetësia etj, barazisë gjinore, rritja ekonomike, drejtësi dhe shtet ligjor.
10 Maj 2022, 14:09 -
Braçe-kreut të AMF: S’keni plotësuar detyrat! Call Center-at janë kthyer në fenomen kriminal, u bëmë turpi i botës me mashtrimet
Deputeti Erion Braçe, në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë ku raportoi kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, ngriti shqetësimin e kriptovalutave dhe të call center-ave. Braçe tha se janë kthyer në nj&am
10 Maj 2022, 11:48 -
Kreu i AMF raporton te 'Ekonomia'! Braçe kërkon llogari për 'Call Center'-at: U bëmë turpi i botës! Mete: Ne nuk bëjmë hetim penal, i kemi referuar në polici
Mungesa e monitorimit të tregjeve virtuale, dhe mos marrja e masave për mashtrimet e kryera nëpërmjet platformës FOREX, nga Call Centerat nxitën debate në komisionin e Ekonomisë mes deputetit Erion Braçe dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Braçe kërkoi sqarime për masat e marra për këto dy tregje, në të cilat sipas tij po pastrohen paratë e krimit. Këtij shqetësimi AMF ju përgjigj se nuk merret me hetime penale, dhe se monitoron vetëm kompanitë e licencuara.
10 Maj 2022, 11:10 -
‘Fati’ i Butrintit diskutohet te ‘Ekonomia’, opozita: Ministrisë s'do i lejohet as që të futet pa leje, po shkelet Konventa e Parisit! Ministrja: Ne jemi pala kryesore! Braçe: Po bëhet propagandë
Shqyrtimi i projektligjit për marrëveshjen e administrimit të Butrintit mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit , në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, nisi me vërejtje edhe sa i përket mungesës së ekspertëve të pavarur.
9 Maj 2022, 15:21 -
Bordi i ushqimeve nuk i ndalon plotësisht abuzimet me çmimet! 'Financat': Marzhi i fitimit s’mund të jetë 100% i saktë! Braçe: Vaji hyri me 223 lekë dhe u shit me 350 lekë
Çmimet tavan të përcaktuara për vajin, sheqerin, miellin e orizin nuk e ndalojnë plotësisht abuzimin nga tregtarët. Çmimet e importit dhe marzhet e fitimit ishin në qendër të debatit në Komisionin e Ekonomisë, ku deputeti Erion Braçe kërkoi sqarime pse ende nuk është ndërhyrë tek inputet bujqësore.
19 Prill 2022, 19:38 -
Braçe: Tregu ynë është i deformuar, ka shkelje të konkurrencës! Bejtja: Kompanitë kundërshtuan marzhet e fitimit, humbën 300 mijë euro
Në komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet bordi i transparencës së karburanteve, zv.ministri i Infrastrukturës Ilir Bejtja tha se Kompanitë kundërshtuan marzhet e fitimit pasi humbën 300 mijë euro. Ai tha se çmimin e karburanteve e përcakton bursa dhe në Shqipëri janë 18 kompani që importojnë. Por për Bra
19 Prill 2022, 14:50 -
Braçe kundër marzheve të fitimit të karburanteve: Një biznes me shpenzim maksimal 830 mijë lekë, ju i jepni 1.5 mln leke
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka folur në Komisionin e Ekonomisë për faturat nga doganat dhe llogaritje të shpenzimeve të kompanive, ku akuzon qeverinë se i njeh më shumë shpenzime bizneseve nga sa kanë në të vërtetë. Braçe kundërshton marzhet e fitimit dhe shpenzimet që njihen nga qeveria p&
19 Prill 2022, 14:35 -
Debate tek ‘Ekonomia’, Opozita kundër bordit të monitorimit të karburantit: Cenon konkurrencën! Braçe: Si është përcaktuar çmimi naftës deri tani nga shoqata kartel?
Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar me debate të forta teksa diskutoheshin 2 aktet normative për ngritjen e bordit të transparencës për monitorimin e tregut të karburanteve dhe përcaktimit të çmimeve.
19 Prill 2022, 11:49 -
Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Jemi në mes të një krize çmimesh, bordet po tregojnë abuzimet dhe përqendrimet në tregje! Te karburantet ka mungesë transparence
Deputeti u ndal edhe te tragu i karburanteve, ku tha se ka jo vetëm përqendrim, por edhe mungesë transparence të plotë. Sipas Braçes 'dikush fsheh diçka' dhe askush nuk merr përsipër ta zbardhë deri në fund, duke shtuar se duhet kuptuar si blihet nafta nga kompanitë e shumicës, si furnizohen ato dhe si më pas furnizojnë kompanitë e pakicës.
13 Prill 2022, 13:09 -
Rritja e çmimeve/ ‘Financat’ te Komisioni i Ekonomisë: Rrezikohet ulja e konsumit! PD: Rrisni pensionet e pagat me 10%, kjo zgjidh krizën
Rreziku kryesor në këtë krizë çmimesh është ulja e konsumit të qytetarëve, si pasojë e produkteve më të shtrenjta. Ministria e Financave tha se reduktimi i konsumit shmanget vetëm me subvencionime. Ndërsa për opozitën zgjidhja, është tek rritja me 10% e pagave dhe pensioneve.
29 Mars 2022, 17:05 -
Ndryshimet në buxhet, 6 pyetjet e deputetit Erion Braçe për qeverinë
Gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë për ndryshimet në buxhet për përballimin e krizës së çmimeve, deputeti socialist Erion Braçe kishte disa pyetje për ministren Ibrahimaj."Sa të ardhura do të vijnë nga rritja e çmimeve? Sa do të ulen të ard
25 Mars 2022, 10:52 -
Rishikohet buxheti për përballimin e krizës së çmimeve, ministrja: 28 miliardë lekë për subvencionim të energjisë elektrike! Rritja ekonomike për këtë vit zbret nga 4.2% në 3.5%
Është rishikuar për herë të parë buxheti i shtetit për vitin 2022, duke vënë në dispozicion 6 miliardë lekë për paketën e rezistencës dhe 20 miliardë lekë shtesë për krizën e energjisë. Ndryshimet u prezantuan në komisionin e ekonomisë, ku Ministria e Financave Delina Ibrahimaj tha se rritja ekonomike këtë vit do të jetë 3.5% dhe jo 4.2%.
25 Mars 2022, 10:05 -
Rritja e çmimeve të hidrokarbureve, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet: Prej një jave tregu po mbahet në monitorim
Për herë të shtatë, në më pak se një vit, çmimet e hidrokarbureve janë rritur në Shqipëri dhe dyshimet kanë çuar mbi një marrëveshje të fshehtë mes bizneseve, e për pasojë Autoriteti i konkurrencës ka nisur hetimet.
9 Shkurt 2022, 13:19
