-
Bien aludimet e PD, Rama ndan lajmin: Së shpejti, takim me kancelarin gjerman! Në krye të opozitës sot qëndron një mbeturinë e komunizmit
Kryeministri Edi Rama ka treguar gjatë një aktiviteti për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste dega Durrës, se gjatë këtyre ditëve do të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman Merz. Shefi i Qeverisë ka hedhur akuza edhe ndaj PD-së, teksa tha se në krye të kësaj force politike qëndron një 'mbeturinë e komunizmit'.
25 Maj, 18:28 -
PS e Durrësit shënon 35 vjetorin e themelimit, Rama: Nesër vuloset përmbyllja e fazës hyrëse të negociatave për anëtarësim në BE! Ish-deputeti: Dikur ndjenim mbi supe shkopinjtë e policisë berishiane
Një ditë para nisjes për në Bruksel ku do të marrë pjesë në konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE, kryeministri Rama festoi me socialistët 35 vjetorin e themelimit të PS në Durrës. Rama theksoi se falë punës së kësaj partie, Shqipëria ndodhet sot më pranë se kurrë më parë me Bashkimin Europian. Nesër në Bruksel, tha kreu i qeverisë, do të vuloset përmbyllja e fazës hyrëse për negociatat me synimin e përbashkët me BE-në, që ato të mbyllen brenda vitit 2027.
25 Maj, 17:23