-
Veliaj inspekton punimet te ‘5 Maji’: Lagjja më e bukur! Gjyqtarët që bllokojnë punën nuk e kanë të gjatë në drejtësi
Në inspektimin e radhës në lagjen e re “5 Maji”, një nga kantieret më të mëdha të Programit të Rindërtimit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo do të jetë lagjja më e bukur e Tiranës. Sipas tij, apartamentet e reja për familjet e prekura nga tërmeti dhe banorët e zonës që do të strehohen aty, do të jenë gati shumë shpejt.
28 Qershor 2022, 14:46 -
Veliaj pret senatorin italian Luciano D'Alfonso: Një avokat i zellshëm i kauzave të përbashkëta dhe mbështetës i madh i shqiptarëve
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim senatorin italian, ish kryetarin e Bashkisë së Pescara-s, Luciano D'Alfonso, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe historitë e suksesit mes dy shteteve. Veliaj e falenderoi senatorin D'Alfonso për mbështetjen që i ka dhënë komunitetit shqiptar në Itali.
27 Qershor 2022, 14:04 -
Veliaj në Petrelë: Gjenerata e të rinjve sot duhet ta dinë kush janë pengmarrësit non-grata të Shqipërisë; PS familja e madhe që punon për të mirën e të gjithëve
Në Petrelë, ku u ndal në turin e riorganizimit të Partisë Socialiste në çdo njësi, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj tha se të rinjtë, sidomos ata që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2023, duhet t’i dinë bëmat famëkeqe që i shpalluri non-grata, Sali Berisha, i ka bërë Shqipërisë.
26 Qershor 2022, 15:23 -
Veliaj në Pezë: Fshati i ri, si ‘qershia mbi tortë’ për familjet e tërmetit! Partia Socialiste është gjithmonë pranë njerëzve në ditë të vështira
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte edhe në Pezë, ku zhvilloi një takim edhe me socialistët Vaqarrit dhe Ndroqit, ku vuri theksin te investimet e bëra në këtë zonë, të cilat kanë rritur vlerën e pronës për të gjithë banorët. Ai përmendi fshatin e ri që po ndërtohet në Pezë, për strehimin e të gjitha familjeve që u prekën nga tërmeti i nëntorit 2019
26 Qershor 2022, 11:50 -
Veliaj nga Dajti: Opozita në situatë qesharake, njerëzit besojnë vetëm te Partia Socialiste
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Dajti, ku zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike, u shpreh se reforma territoriale, e cila mishërohet më së miri në zonat përqark, dëshmon sot se ishte një vendim i suksesshëm. Kjo pasi, siç tha ai, bashkimi bëri të mundur që, investime të cilat, një ish-komune do duheshin dekada për t’i realizuar vetë, sot kanë prekur çdo njësi, duke përmirësuar cilësinë e jetës për banorët, por duke i dhënë edhe më shumë vlerë pronës.
25 Qershor 2022, 16:01 -
Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ është gati, Veliaj: Shkolla e së ardhmes! Basti i atyre që bllokojnë punët dhe janë kundër progresit, është i humbur
Gjimnazi “Sami Frashëri” është gati për vitin e ri shkollor në shtator. Një shkollë më e madhe se ajo që u dëmtua rëndë nga tërmeti, me një arkitekturë unike dhe me mjedise cilësore për zhvillimin e mësimit.
25 Qershor 2022, 13:27 -
Veliaj takon drejtoreshën e BERZH: Bashkëpunim për kthimin e Bregut të Lumit në park linear me pemë, rrit vlerën e pronës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për të cilët tha se janë “aleatët e Tiranës në ditë të vështira”. Veliaj theksoi disa investime që Bashkia e Tiranës po kryen në bashkëpunim me BERZH-in. Ai dha lajmin e mirë për kthimin e zonës së Bregut të Lumit në një park linear, si vijim i projektit të Pyllit Orbital.
24 Qershor 2022, 14:13 -
Java e Kulturës Spanjolle/ Veliaj pret legjendat e basketbollit spanjoll: Shtojmë bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve
Teksa në Tiranë ka nisur Java e Kulturës Spanjolle, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në një takim legjendat e basketbollit të Realit të Madridit dhe Spanjës. Veliaj u shpreh i kënaqur për marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë dhe Spanjës dhe nënvizoi se kjo marrëdhenie e mirë duhet të vazhdojë sa më gjatë.
23 Qershor 2022, 14:01 -
Veliaj te lagjja e re në Kombinat: Këtë vit strehojmë familjet e para! Jo politikë me jetët e humbura, partitë që bllokojnë punët e qytetit, degradojnë keq
Ditë pas dite po merr formë lagjja e re “KombinArt”, ku do të strehohen familjet që mbetën pa shtëpi nga tërmeti i Nëntorit 2019. Pas zhbllokimit të procesit, si pasojë e disa çështjeve gjyqësore, rindërtimi i zonës ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishme, teksa po ngrihen pallatet e reja me nga 6 dhe 8 kate, po ashtu edhe infrastruktura ndihmëse për 21 mijë banorët e rinj
22 Qershor 2022, 14:05 -
Siguria e këmbësorëve në vijat e bardha! Braçe publikon videon virale, thirrja për kryebashkiakun Veliaj: Urgjent! Është super zgjidhje
Deputeti socialist, Erion Brace ka dhënë sugjerim për një zgjidhje ideale që i jep siguri dhe mbrojtje këmbësorëve kur kalojnë në vijat e bardha. Në një video të postuar në Instagram duket se krijohen barriera mbrojtëse për kalimtarët dhe makinat e kanë të pamundur të kalojnë.
22 Qershor 2022, 07:28 -
Veliaj takim me strukturat në Kamzë: Partia Socialiste është e fëmijëve dhe e familjeve, jo e non-gratave që mbajtën peng breza me radhë
Në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë, Kamza ishte ndalesa e radhës për drejtuesin politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se Tirana dhe Kamza po rriten si dy "mushkëri të të njëjtit organizëm", duke shtuar se ka plot projekte të përbashkëta, që do nisin shumë shpejt dhe që do i afrojnë akoma më shumë këto dy zona.
21 Qershor 2022, 17:19 -
Grupi legjendar i rokut “The Animals” vjen në Tiranë, nesër koncerti te Amfiteatri i Liqenit, priten nga kryebashkiaku Veliaj
Grupi legjendar britanik i rokut, “The Animals”, të njohur në të gjithë botën për hitin “House Of The Raising Sun”, janë në Tiranë dhe do të performojnë nesër në mbrëmje në Amfiteatrin e Tiranës te Parku i Liqenit. Ata u pritën në një takim nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u dorëzoi edhe simbolin e qytetit, Kullën e Sahatit.
21 Qershor 2022, 14:42 -
Kampionët e Europës në peshëngritje priten në bashkinë e Tiranës, sportistët: Nëse vijohet me mbështetjen vijnë të tjera medalje
Kampionët e saposhpallur të Europës në peshëngritje Evangjeli Veli dhe erland Qerimaj janë pritur sot në bashkinë e Tiranës në shenjë mirënjohje dhe për t’iu garantuar se mbështetja do vijojë. Sportistët thanë se janë optimist që shumë shpejt do ti sjellin medalje të tjera Shqipërisë.
21 Qershor 2022, 14:25 -
-
Ish kryeministri i Kosovës merr nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Tirana qytet i destinuar të rritet
Njëzetë e dy shtetas të huaj u betuan para kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj Shtetit Shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë, duke marrë zyrtarisht edhe nënshtetësinë shqiptare, mes tyre edhe deputeti Avdullah Hoti.
20 Qershor 2022, 14:53 -
Sunny Hill Festival rikthehet sërish në Prishtinë, do të mbahet edhe në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht
Sunny Hill Festival do të mbahet edhe në Prishtinë dhe në Tiranë. Edicioni special i këtij viti është rikthyer sërish në Prishtinë ku do të mbahet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Lajmin e ka bërë me dijë kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj
20 Qershor 2022, 09:53 -
-
Veliaj: Rikthimi i Saliut në krye të PD, lajm i keq për opozitën! Metën dhe Berishën i kemi mundur edhe bashkë dhe veç e veç
Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ka komentuar aleancën e mundshme Berisha-Meta në zgjedhjet e ardhshme vendore. Nga Njësia 3, ku zhvilloi takimin e radhës me socialistët, Veliaj tha se PS-ja ka treguar se i mund edhe bashkë, edhe veç e veç, si Saliun edhe Ilirin.
19 Qershor 2022, 13:35 -
-
Zgjedhjet në PS, Veliaj nga Njësia 5: Kundërshtarët tanë janë si ai që qëllonte me gurë tigrin, ne rritemi se investojmë për njerëzit
Njësia 5 ishte ndalesa e radhës e drejtuesit politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të turit informues për zgjedhjet e brendshme të partisë. Në takimin ku mori pjesë edhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, me anëtarë të forumeve të PS, Veliaj tha se Njësia 5, në këto 7 vjet, ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm.
18 Qershor 2022, 11:52