-
Kryebashkiaku Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja u krye me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Lajmi është bërë me dije nga Bashkia e Tiranës.
30 Mars 2024, 15:21 -
Mbillen 3000 rrënjë fidanë në Prush, Veliaj: Periferia është fokusi i këtij mandati; Jeta ndahet në ata që bëjnë punë dhe në ata që bëjnë si bretkosat në liqen
Fushata e mbjelljes së pemëve vijon në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Toni Gogu, iu bashkuan aksionit të mbjelljes së 3000 fidanëve të rinj në Liqenin e Prushit, bashkë me tur-operatorët që operojnë në kryeqytet dhe drejtues të federatave sportive që shfrytëzojnë periferinë për aktivitete ‘outdor’.
30 Mars 2024, 12:53 -
-
-
Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet
Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, këngëtarit të grupit të famshëm ‘West Side Family’. Sheshi që do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë ndodhet pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet.
28 Mars 2024, 23:02 -
Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën e familjeve të Kombinatit, të cilat përfitojnë bonus qiraje pasi banesat e tyre u prekën nga procesi i rindërtimit prej tërmetit.
28 Mars 2024, 16:46 -
Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi
Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të “Rrugës së Agallarëve” në Farkë, e cila i shërben jo vetëm kësaj lagjeje, por edhe 3 fshatrave të Lundrës, Farkës së Vogël dhe Farkës së Madhe, duke i lidhur ato me Unazën e Madhe dhe Tregun e ri Agroushqimor
28 Mars 2024, 13:46 -
Veliaj pret nënkampionin e Europës, Kristi Ramadani: Na ke bërë krenar; Kemi bërë financimin më të madh në sport, do vijojmë me mbështetjen
Sportisti i KF Tiranës, Kristi Ramadani, i dhuroi Shqipërisë dy medalje argjendi në Europianin e Peshëngritjes, të mbajtur në Bullgari pak kohë më parë, duke u shpallur nënkampion i Europës. I shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, Ramadani u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi suksesin dhe sakrificat e sportistit.
26 Mars 2024, 15:41 -
Veliaj inspekton punimet në rrugën e re që lidh Lundrën me autostradën Tiranë-Elbasan dhe Unazën e Madhe: Lundra e Mulleti do bëhen lagje të Tiranës
Investimet në zonën e Lundrës po shtojnë 3 fish vlerën e pronës tha Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, duke i bërë këto zona edhe më të lakmueshme. Me rrugën e re që nxjerr banorët në autostradën Tiranë -Elbasan tha Veliaj, Lundra e Mulleti po bëhen lagje të Tiranës
25 Mars 2024, 14:55 -
-
Rehabilitohet një tjetër bllok banimi në Laprakë, Veliaj: Pas kopshteve dhe shkollave, fokusi tek infrastruktura
Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e bllokut të banimit që kufizohet nga rrugët “Lord Bajron”, “Riza Cuka”, “Pandi Dardha” dhe “Dritan Hoxha” në Njësinë 11, e populluar me pallate të vjetra dhe banesa private.
24 Mars 2024, 11:47 -
GAFA/ Syri TV fabrikon sërish Fake News, ngatërron emrin dhe foton e inxhinierit me personin e arrestuar nga policia
Djali që shfaqet në krah të Veliajt në një takim politik, është Enea Suljemani dhe jo Eno Sulejmani, me profesion inxhinier ndërtimi nga qyteti i Pukës, me banim në Tiranë. Vetë Enea ka reaguar në rrjete sociale duke i kërkuar Syri.TV që të përgënjeshtrojë lajmin.
23 Mars 2024, 18:19 -
Veliaj bashkëbisedim me ekselentët e shkollave 'Partizani' dhe 'Besnik Sykja': Jeni një fitore për qytetin; bashkëpunoni gjithmonë me njëri-tjetrin për të ecur përpara
Në një bashkëbisedim me nxënësit ekselentë të shkollave “Partizani” dhe “Besnik Sykja”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u tha të rinjve se gjëja më e rëndësishme për të ecur përpara dhe për t’u bërë qytetarë të mirë është bashkëpunimi me njëri-tjetrin. Ai shtoi se nxënësit me 10-ta janë një fitore për qytetin.
23 Mars 2024, 12:53 -
Veliaj dhe Denaj prezantojnë Skemën për Mbështetjen e Bujqësisë: Të konsumojmë produkte lokale, rrisim ekonominë vendase
Të gjithë fermerët dhe blegtorët në vend do të mund të përfitojnë nga Skema Kombëtare e Qeverisë për Mbështetjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural. Nga Tregu i ri Agroushqimor në Farkë, ‘AgroPark Tirana’.
22 Mars 2024, 14:47 -
Veliaj shtron Iftar me rastin e muajit të Ramazanit: Solidariteti dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, fryma për të ecur përpara
Me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shtroi mbrëmjen e djeshme një darkë Iftari për besimtarët dhe drejtuesit e Komunitetit Mysliman, diplomatë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
21 Mars 2024, 14:31 -
Fushatës së mbjelljes së pemëve i bashkohet orkestra e RTSH, Veliaj: Japim të gjithë kontributin tonë për një Tiranë edhe më të gjelbër
Këtë herë fushatës së mbjelljeve të pemëve iu bashkua orkestra e Radio-Televizionit Publik Shqiptar. Artistët dhanë kontributin e tyre për shtimin e hapësirave të gjelbra të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se orkestra në fakt i ngjan Tiranës, ku nëse të gjithë punojnë bashkë dhe mbështesin njëri-tjetrin, qyteti është më i mirë dhe ecën përpara.
20 Mars 2024, 12:52 -
Veliaj takon ekselentët e shkollës 'Sinan Tafaj' dhe 'Andon Zako Çajupi': Bashkëpunoni me njëri-tjetrin, vetëm kështu ecni përpara
Nxënësit ekselentë të shkollave “Sinan Tafaj” dhe “Andon Zako Çajupi” zhvilluan një bashkëbisedim me kryebashkiakun Erion Veliaj, me të cilin diskutuan për rëndësinë që Bashkia e Tiranës po i kushton promovimit të nxënësve të mirë në kryeqytet. Veliaj i inkurajoi nxënësit të jenë gjithmonë bashkëpunues dhe solidarë me njëri-tjetrin.
19 Mars 2024, 15:04 -
Veliaj bisedë me ekselentët e 'Petro Nini Luarasit': Së shpejti nis puna për rikonstruksionin e shkollës; Ndërtojmë edhe 12 palestra të reja
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit ekselentë të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, me të cilët ndau lajmin se projekti për rikonstruksionin e shkollës së tyre do të nisë këtë vit, pasi të mbyllen kantieret e hapura për shkollat 9- vjeçare.
18 Mars 2024, 12:05 -
-
Mbi 5000 anëtarë të rinj i bashkohen Partisë Socialiste të Tiranës, Veliaj: Gati për një fushatë cilësore
Për drejtuesin politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, mbyllja e turit të anëtarësimeve në Partinë Socialiste i paraprin një superfushate pozitive, siç theksoi ai, për një mandat të katërt të PS.
16 Mars 2024, 18:28