-
Mblidhet në fshehtësi për herë të parë që nga 1994, Shoqata e Mjekëve Sportivë zgjedh delegatin në favor të Armand Dukës
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot në fshehtësi asamblenë e shoqatës së mjekëve sportive, duke zgjedhur edhe delegatin për do të votojë më 2 mars për presidentin e ri të federatës.
4 Shkurt 2022, 14:26 -
FOTOGALERI/ Nga Rinasi, në kryeministri dhe tek zyrat e FSHF-së, shëtitja e Ceferin me Bentley-n 200 mijë euro të Dukës
Aleksandër Ceferin presidenti i UEFA-s zhvilloi sot një vizitë katër orëshe në Tiranë. E gjithë vizita e tij kishte në fokus organizimin e finales së Conference League dhe zgjedhjet në FSHF. Por, ajo që ra në sy në gjithë vizitën e Ceferin ishte makina që atë e shoqëronte. Duka i kishte vendosur në dispozicon
3 Shkurt 2022, 21:09 -
Takimi me Ceferin, Rama: Qëllimi i përbashkët zhvillimi i finales në Tiranë dhe zgjedhje të besueshme në FSHF
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me presidentin e UEFA-s Aleksandër Ceferin. Përmes një postimi në Twittër Rama shkruan se qëllimi i përbashkët ishte zhvillimi në Tiranë i finales së parë europiane si dhe t&
3 Shkurt 2022, 20:23 -
Zbardhet fjala e Ceferin në takim me Dukën: UEFA do sjellë përfaqësues në Tiranë për të verifikuar korrektesën e këtyre zgjedhjeve
Në vizitën e tij në Tiranë, Aleksandër Ceferin Presidenti i UEFA-s pas takimeve me Kryeministrin e vendit Edi Rama dhe presidentin Duka ka deklaruar se zgjedhjet për kreun e FSHF-së duhet të jenë ndershme dhe për këtë arsye d
3 Shkurt 2022, 19:28 -
-
-
Presidenti i UEFA-s shkon me makinën 200.000 euro të Armand Dukës në kryeministri për të takuar Ramën (FOTO)
Presidenti i UEFA-s, Aleksader Ceferin, ka mbërritur në Kryeministri për takimin me kryeministrin Edi Rama. Temë e diskutimeve do të jenë edhe zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku Armand Duka
3 Shkurt 2022, 15:47 -
-
Armand Duka trefishon pagat e besnikëve të tij në FSHF, Ilir Shulkut i shkon në 1.6 mln lekë! Lista me rrogat e çmendura
Në një kohë që Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka kryer asnjë investim të rëndësishëm për futbollin në Shqipëri, drejtuesit e saj mendojnë të 3-fishojnë rrogat e tyre. Sikur mos të mjaftonte skandali për zhdukjen e 2.1 milionë eurove të fondeve të FIFAs, të tjera abuzime dalin në pah duke nxjerrë në pah mënyrën se si shpërdorohen paratë nga Federata Shqiptare e drejtuar nga Armand Duka.
3 Shkurt 2022, 15:04 -
FSHF gati të 'gllabërojë' edhe votat e Lezhës, njofton zgjedhjet por shoqata ende e paregjistruar në gjykatë
Teksa pritet që në datën 9 shkurt të zhvillohen zgjedhjet në shoqatën e futbollit në Lezhë kjo e fundit rezulton ende e paregjistruar në gjykatë duke thelluar manipulimet e FSHF dhe kreut të saj Armand Duka. Për më tepër mungojnë edhe kandidatët rivalë.
3 Shkurt 2022, 13:42 -
-
Presidenti i UEFA-s Ceferin takon Ramën dhe Dukën: Politika të mos ndërhyjë në futboll, por zgjedhjet në FSHF të jenë korrekte! Do sjellim përfaqësuesit tanë për korrektësinë e procesit
Pas gati 4 orësh në Tiranë, presidenti i i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka lënë Tiranën. Mesazhi i tij ishte i qartë ku tha se politika nuk duhet të ndërhyjë në futboll, por theksoi se zgjedhjet duhet të jenë korrekte, për këtë arsye UEFA do të sjellë edhe përfaqësues të saj për të verifikuar korrektësinë e këtij procesi.
3 Shkurt 2022, 10:23 -
Manipulimet me shoqatat e futbollit, Duka deri më tani 23 vota të vjedhura për mandatin e gjashtë të FSHF-së
Trukimet dhe manipulimet me zgjedhjet e shoqatave rajonale të futbollit i kanë siguruar deri më tani Armand Dukës 23 vota nga 55 që janë gjithsej për zgjedhjet e presidentit të ri të FSHF-së. Pritet që federata përmes falsifikimeve dhe presioneve të sigurojë edhe votat e tjera në shoqatat rajonale të Lezhës dhe Shkodrës.
2 Shkurt 2022, 13:31 -
Ylli i futbollit shqiptar, Sokol Kushta: Armand Duka ka abuzuar dhe i pëlqen të notojë në det të pistë
Sokol Kushta komenton gjerë e gjatë zhvillimet më të fundit në FSHF, mënyrën se si po zhvillohen zgjedh jet në shoqatat rajonale të futbollit, por edhe përplasjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, legjenda e futbollit vlonjat e shikon një garë të pabarabartë dhe me rivalë e kandidatë të vendosur nga vetë Duka.
2 Shkurt 2022, 10:37 -
Kallëzoi në prokurori zgjedhjet e futbollit në Gjirokastër, Nebiaj denoncon me emra: Delegatët u zgjodhën me urdhër të federatës
Përfaqësuesi i ‘AF Luftëtarit’ ka denoncuar me emra personat që nuk ishin delegate dhe kanë votuar me urdhër të FSHF-së për zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit në Gjirokastër.
1 Shkurt 2022, 12:46 -
‘Shoqata e futbollit në Shkodër si grup i strukturuar kriminal’, kandidati për kryetar flet për Report TV: Nuk do lejoj zgjedhje pa mediat! FSHF po manipulon
Kandidati për kryetar në shoqatën rajonale të futbollit në Shkodër Kujtim Shaba, e cilëson këtë institucion që mbështet nga federata e Armand Dukës si ‘grup të strukturuar kriminal’.
1 Shkurt 2022, 12:24 -
-
Dy propozimet e para të Armand Dukës për president të FSHF-së: Nga klubi i dënuar për trukime ndeshjes nga UEFA tek ekipi i vendosur nën sekuestro
Zgjedhjet fars që kanë përfshirë Shoqatat Rajonale që kontrollohen nga ana e FSHF-së, ka nxjerr në pah falsifikime dhe shpërdorime të pastra detyre nga zyrtarët kryesorë të Federatës dhe të Shoqatave.
31 Janar 2022, 21:25 -
Kallëzimi nga Bashkia Tiranë, Prokuroria thërret përfaqësues të FSHF-së! Akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim! Dëshmojnë 15 anëtarë të Shoqatës së Futbollit Tirana
6 ditë pasi kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paditi për shpërdorim të detyrës, falsifikim të dokumenteve dhe rrjetit kompjuterik drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot për t'i pyetur përfaqësues të FSHF-së.
31 Janar 2022, 14:34 -
Fidel Ylli nga Report Tv thirrje Dukës: Mos u fshih si struci, ke futur duart te paratë e FIFA-s, zullume prej 20 vitesh! Jep dorëheqjen dhe vendosu në dispozicion të drejtësisë
Nëpërmjet ‘Report TV’ presidenti i KOKSH-it Fidel Ylli i ka bërë thirrje Armand Dukës, që të japë dorëheqjen dhe të lejojë prokurorinë që ta hetojë.
31 Janar 2022, 13:02
