-
Gjykata e Lartë nisi rishikimin e praktikës së arrestit/ Beqaj: Asnjë vendim nuk lidhet me rastin tim, do vazhdoj të qëndroj në burg si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar pas mbledhjes së Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të thirrur nga kryetari Sokol Sadushi
10 Prill, 11:25 -
Burgjet ‘mësyjnë’ në qelitë e Durrësit, gjendet një celular në tualet! Kontrolle edhe te Veliaj, Beqaj dhe Zarka
Kontrollet nga forcat operacionale të burgjeve janë ushtruar edhe në qelitë e Erion Veliaj, Ilir Beqaj dhe Aurel Zarkës, nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Një celuar është gjetur në një tjetër godinë ndërsa nuk dihet se kujt i përket.
8 Prill, 14:34 -
Gjyqi për Sterilizimin/ SPAK: Për ne, Beqaj ka kryer vetëm shpërdorim detyre, për akuzën 'grup kriminal' na ‘detyroi’ gjykata
Prokurorët e Posaçëm, Eneid Nakuçi dhe Edvin Kondili thanë se ishin në kushte të detyruara nga gjykata për të rënduar akuzat ndaj Ilir Beqajt. Ata thanë se besojnë te akuza e shpërdorimit të detyrës mbi të cilën nisën hetimet, dhe jo ajo që i sugjeroi gjykata në seancë paraprake, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” si grup i strukturuar kriminal.
7 Prill, 14:48 -
Abuzimet me fondet e BE, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn! Ish ministri: Nuk më befason vendimi! Mbajtja në kafazin e sigurisë më cenon mbrojtjen
Gjykata e Posaçme rrëzoi sot kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për ndryshimin e masës. Gjatë fjalës së tij Beqaj tha se vendimi për rrëzimin e kërkesës për ndryshimin e masës as nuk e befason dhe as habit
7 Prill, 11:29 -
Abuzimet me fondet e BE/ Beqaj ofron 20 mijë euro garanci në këmbim të lirisë, SPAK kërkon kohë të shprehet! GJKKO lë në burg bashkëpunëtorin e tij
Ilir Beqaj, i është drejtuar për disa herë GJKKO-së për zëvendësimin e masës së sigurisë. Këtë herë, ai ka ofruar edhe një garanci pasurore. Vendimi shpallet më 7 prill, në të njëjtën ditë kur është caktuar edhe seanca paraprake për dosjen SASPAC.
31 Mars, 12:04 -
-
Dosja 'SASPAC', Ilir Beqaj kërkon gjykim të shkurtuar nëse dosja nuk pushohet! Seanca e radhës më 7 prill
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në fjalën e tij të gjatë në seancën e kësaj të premteje ka ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar pushimin e çështjes penale ose, në alternativë, kthimin e dosjes në SPAK për plotësim të hetimeve. Në rast se çështja kalon për gjykim, ai ka kërkuar që procesi të zhvillohet me procedurë të shkurtuar.
27 Mars, 17:23 -
‘Ndjekje penale pa ligj’, Beqaj paralajmëron betejë në Strasburg: Vendimi i Kushtetueses, i padrejtë (REAGIMI I PLOTË)
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj ka sjellë reagimin e tij të menjëhershëm. Në një qëndrim të gjatë publik, Beqaj hedh poshtë arsyetimin e gjykatës, duke ngritur akuza për pasaktësi dhe shkelje të parimeve kushtetuese.
21 Mars, 12:08 -
La në fuqi paraburgimin për Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses: 3 gjykatat e zakonshme dhanë vendime të drejta për çështjen ‘SASPAC’
Beqaj këmbëngul se paraburgimi i tij është i tepërt pasi më herët, ka treguar korrektësi ndaj Drejtësisë, duke zbatuar me përpikmëri masën e “detyrimit të paraqitjes”, të caktuar ndaj tij në një tjetër hetim, atë të Dosjes së “Sterilizimit”, të cilën ai as nuk e kishte ankimuar. Por Gjykata Kushtetuese mendon se korrektësia e ish-ministrit në atë rast “jo domosdoshmërisht tregon për mungesën e rrezikut të arratisjes në rastin konkret".
13 Mars, 18:23 -
Raporti i PS për Ballukun, Alimehmeti: I pritshëm vendimi i Ramës, është nën presion! Rexhaj: S’ka bazë për heqjen e imunitetit, dyshoj te standardi i hetimeve
Alimehmeti e sheh raportin e PS për Ballukun si vendim të pritshëm prej Ramës. Sipas tij, kryeministri ndodhet nën frikë e presion. Albatros Rexhaj mendon se s’ka baza për të hequr imunitetin e Ballukut, teksa ka dyshime te kërkesa dhe hetimet e SPAK.
11 Mars, 13:47 -
'Sterilizimi'/ Rama komenton për herë të parë çështjen e Beqajt: GJKKO rrëzoi akuzën për grup kriminal, po atëherë ish-ministri në cilin grup është anëtar? (VIDEO)
Reagimi i kryeministrit Edi Rama vjen pasi GJKKO dha 28 vite burg për 8 të pandehur në çështjen e Sterilizimit. Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj u shpallën të pafajshëm për grup të strukturuar kriminal. Beqaj po gjykohet veçmas.
9 Mars, 12:33 -
Mbaron koncesioni pas 10 vitesh, Sterilizimi i kalon shtetit, Beqaj nga burgu: Solli progres! U rrit numri i ndërhyrjeve dhe u ulën infeksionet spitalore
Pas 10 vitesh, koncensioni i sterilizimit, një prej kontratave më të debatuara partneritet-publik-privat ka përfunduar. Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë edhe pse është marrë i pandehur për këtë kontratë, ndërsa GJKKO ka dënuar 8 të tjerë, e cilëson si një koncension që solli revolucion në shëndetësinë shqiptare.
8 Mars, 11:43 -
Plarent Ndreca: A është nul çështja penale e 'Sterilizimit'?
Filozofia e reformës procedurale të vitit 2017 ishte pikërisht forcimi i kontrollit gjyqësor mbi veprimtarinë e prokurorisë. Roli i gjyqtarit të seancës paraprake nuk është thjesht formal. Ai është garant i ligjshmërisë së procedimit.
4 Mars, 11:50 -
Procesi 'Sterilizimi', GJKKO: SPAK t’i shpjegojë me shkrim Ilir Beqajt pse e ndryshoi akuzën edhe për grup kriminal
Avokatët e ish-ministrit pretenduan se SPAK ende nuk ka bërë saktësimin e veprës penale pas sugjerimit që iu bë nga gjyqtarja e seancës paraprake ku ndaj tij u kapërcye nga akuza shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
3 Mars, 14:10 -
Shtyhet seanca për ‘Sterilizimin’, mungojnë avokatët, gjobiten me nga 10 mijë lekë! Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë
Për të disatën herë në Gjykatën e Posaçme është shtyrë procesi ndaj Ilir Beqaj, i akuzuar për koncesionin e sterilizimit. Shkak u bë mungesa e dy avokatëve të Beqajt, i cili u kërkoi gjyqtarëve të njihen vetë me koncesionin e sterilizimit, të cilit kontrata përfundon më 8 mars.
16 Shkurt, 14:46 -
Adriatik Doçi: Standardet e SPAK-GJKKO, Agim Ismailaj e Beqaj grup kriminal, 21 Janari dhe Bajrat jo, shpikje dhe asgjësim nenesh të legjislacionit penal
Agim Ismailaj ndoshta duhet të ishte marrë i pandehur për aferat e konstatuara nga KLSH në krye të Burgjeve dhe AKU, por shpallja arbitrare e tij grup kriminal vetëm se ka demostruar kuriozitet, dëmëton rëndë besimin e publikut tek SPAK
1 Shkurt, 21:51 -
Kushtetuesja e la në qeli, ish-ministri Beqaj kritika: Kujt i duhet kjo drejtësi e vonuar? U desh 7 muaj për vlerësimin e një mase sigurie
Ilir Beqaj e konsideron të padrejtë dhe të vonuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e tij për lirimin nga paraburgimi. Ish-ministri i Shëndetësisë kritikon zgjatjen e shqyrtimit për 7 muaj në këtë gjykatë, në një kohë kur që prej korrikut 2024 ndodhet në qeli. Beqaj pretendon se veprat penale për të cilat dyshohet, janë ngritur artificialisht për të justifikuar “arrestin në burg”.
31 Janar, 12:43 -
-
KLGJ do vendosë për fatin e saj, kush është Irena Gjoka, gjyqtarja e dosjeve të bujshme ndaj politikanëve! 32 vite në drejtësi
Disa prej dosjeve më të bujshme, kryesisht ndaj politikanëve, janë gjykuar në GJKKO nga Irena Gjoka. Nga dënimi i Fredi Belerit, masat ndaj Berishës e dhëndrit Malltezi, procesi ndaj Fatmir Mediut e deri te çifti Meta-Kryemadhi dhe ish-ministri Beqja kanë qenë apo janë në dorën e gjyqtares, fati i së cilës varet nga KLGJ nëse do të jetë apo jo në sistemin e drejtësisë.
20 Janar, 14:41 -
Beqaj kërkoi kompjuter në qeli për të lexuar fashikujt hetimorë të ‘Sterilizimit’, Drejtoria e Burgjeve: Nuk kemi infrastrukturë! Shtyhet seanca
Drejtoria e Burgjeve i ka kthyer përgjigje Gjykatës së Posaçme lidhur me kërkesën e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas Drejtorisës së Burgjeve, nuk ka infrastukturë të duhur për t;iu mundësuar të paraburgosurve një kompjuter pa përdorimin e internetit, ku të lexojnë fashikujt hetimorë për dosjet për të cilat akuzohen. Seanca e radhës për ish ministrin do të mbahet më 3 shkurt.
15 Janar, 15:20