-
U emërua në krye të AMP-së, Eduart Merkaj zhvillon takimin e parë me stafin pas marrjes së detyrës
Gjatë fjalës së tij Merkaj prezantoi vizionin dhe prioritetet kryesore të drejtimit, duke theksuar rëndësinë e profesionalizmit, integritetit dhe transparencës në ushtrimin e misionit të Agjencisë.
1 Tetor, 12:50 -
Pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit, Eduart Merkaj emërohet drejtuesi i ri i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore
Merkaj ka drejtuar edhe me herët kur AMP ishte e emëruar Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Gjithashtu ai ka mbajtur edhe disa poste në Policinë e Shtetit. Ai ka qenë Drejtor i Policisë Kriminale dhe Kufirit e Migracionit deri në vitin 2022, në DPPSH.
29 Shtator, 10:09 -
-
Lufta kundër narkotikëve, lirohet nga detyra kreu i Policisë Kufitare, Merkaj! Priten ndryshime në Drejtorinë e Tiranës
Gledis Nano firmos largimin nga detyra të kreut të policisë kufitare Eduart Merkaj. Report Tv mëson se drejtuesi i ri i policisë kufitare prezantohet pasditen e sotme nga Nano.
18 Korrik 2022, 15:39 -
Gledis Nano takime në Gjermani, pritet nga Presidenti i Zyrës Federale të Krimeve, në fokus rritja e hetimeve të përbashkëta në fushën e krimit të organizuar
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ndodhet për një vizitë pune, në Berlin, Gjermani, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme me zyrtarët më të lartë të Policisë gjermane dhe të agjencive ligjzbatuese. Nano është pritur në takim nga Presidenti i Zyrës Federale të Krimeve të Gjermanisë (BKA) Holger Münch dhe nga Zëvëndëspresidentja e Zyrës Federale të Krimeve (BKA) të Gjermanisë, Martina Link.
22 Qershor 2022, 20:38 -
Masat për sezonin turistik, kreu i kufirit: Falsifikimi i dokumenteve dhe tentativa për të futur para false, paligjshmëria kryesore! 40% më shumë lëvizje në Rinas se në vitin 2019
40% më shumë shtetas shqiptare dhe të huaj kanë hyrë dhe dalë nga aeroporti i Rinasit këtë periudhë, krahasuar me vitin 2019, si viti me fluksin më të lartë para pandemisë. Kështu bëri me dije drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracioni në Policinë e Shtetit, në një deklaratë për mediat, i cili nënvizoi se mbi 50% e tyre janë të deklaruar si turistë.
8 Qershor 2022, 12:30 -
Kronikë
'Arratisja' e klandestinëve në Pogradec, drejtori i kufirit për Report Tv: Janë ndaluar të gjithë, edhe shoferi! Vitin e fundit kapëm mbi 11 mijë emigrantë të paligjshëm, 50% përsëritës
Pamjet që u sollën sot nga Pogradeci, ku nga një furgon zbritën dhjetëra emigrantë nga vendet e treta, për drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Eduart Merkaj janë pjesë e një operacioni të policisë të mirë strukturuar, por që cedoi në fund të saj, e megjithatë për Report Tv ai dha lajmin se janë kapur të gjithë, përfshirë edhe shoferin. Nga ana tjetër, në vendin tonë, që nga 1 qershori deri më tani kanë hyrë mbi 4 mln shtetas, tha drejtori i Kufirit, kjo e ndikuar edhe nga fakti që gjatë verës vendi ynë nuk ka pasur masa anti-COVID në kufi.
7 Shtator 2021, 18:48 -
Kronikë
Sezoni turistik, nga 1 korriku deri sot në Rinas kanë hyrë 100 mijë persona më shumë se në 2019
Nga 1 korriku deri sot, nëpërmjet pikës së kalimit të kontrollit kufitar në aeroportin e Rinasit kanë hyrë mbi 100.000 shtetas shqiptarë e të huaj më shumë se në vitin 2019 për të njëjtën periudhë, viti para nisjes së pandemisë.
19 Gusht 2021, 11:02 -
Kronikë
Radhë të gjata kilometrike në Kakavijë, udhëtarët dynden që në orët e para të mëngjesit
Udhëtarët që duan të kalojnë në kufirin grek paraditen e sotme janë përballur me radhë të gjata kilometrike në doganën e Kakavijës. Dyndja e tyre që në orët e para të mëngjesit ka shkaktuar fluks në sportele duke bllokuar kështu edhe kalimin.
30 Qershor 2021, 12:25 -
Kronikë
FRONTEX vlerësohet me medalje nderi, Soreca: Bashkëpunimi me Policinë shqiptare, model në Rajon! Çuçi: Marrëveshje që jetëson aspiratën për të qenë pjesë e BE
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka vlerësuar sot me medalje nderi FRONTEX, Agjencia Evropiane e Rojës Bregdetare dhe Kufirit, dy vite pas nisjes së misionit në Shqipëri. Ceremonia u zhvillua pasditen e sotme në godinën e Drejtorisë Rajonale të Kufirit të Gjirokastrës, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca si dhe drejtues të FRONTEX dhe Policisë së
26 Maj 2021, 18:25 -
Kronikë
Kapja e konteinerit me 400 kg kokainë në Kosovë, Ardi Veliu falënderon policinë
Paraditen e sotme, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një takimi me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kufitare Eduart Merkaj dhe me drej
19 Maj 2021, 12:33 -
Kronikë
Zgjedhjet, shtohen masat në kufirin me Greqinë! Merkaj: Kemi informacion për elementë kriminalë
Persona me rekorde kriminale mund të shfrytëzojnë zgjedhjet për të kaluar në dogana, për këtë arsye janë shtuar masat në dy pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Kështu shprehet drejtori i Kufirit, Eduard Merkaj teksa inspektoi doganën e Kakavijës. Ai foli edhe për karantinimin e qytetarëve qe vijnë nga Greqia.
23 Prill 2021, 09:47 -
Kronikë
Pezullimi i vettingut në Policinë e Shtetit peng i kthimit të projektligjit nga Meta! Mbyllja e punimeve të Kuvendit zgjat pa afat miratimin përfundimtar
Zgjedhjet e 25 prillit dhe presidenti Ilir Meta shtynë pa afat vettingun e policisë së shtetit. Një grup deputetësh propozoi që në sitën e vettingut më parë të kalonin punonjësit e SHÇBA dhe më pas këta të zhvillonin vettingun e policisë, por ky propozim u rrëzua nga Meta. Vetting-un e kanë kaluar vetëm një numër i vogël drejtuesish të policisë.
18 Prill 2021, 10:21 -
SHBA i dhuron uniformave blu pajisje me vlerë 108 mijë dollarë, Yuri Kim: SPAK nuk do ta kishte këtë sukses pa policinë dhe SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar policisë shqiptare pajisje me vlerë 108 mijë dollarë që do shërbejnë për kontrollin dhe mbikëqyrjen në pikat e kalimit kufirit kufitar.
5 Shkurt 2021, 14:32 -
Policia apel qytetarëve: Mos u dyndni të gjithë në një ditë drejt Kakavijës, masa shtrënguese nga e hëna
Policia u bën apel qytetarëve që të mos dynden të gjithë në një ditë drejt Kakavijës. Nga e hëna do të ketë masa më shtrënguese për të hyrë në Greqi. Një numër më i kufizuar do hyjë në shtetin grek. Gjithashtu do të merren masa jo nga policia shq
15 Gusht 2020, 10:39 -
Gara për kreun e BKH, kualifikohen 8 kandidatë në testin teorik dhe praktik! Tashmë do t'i nështrohen 'makinës së të vërtetës'
8 kandidatët kaluan testin logjik dhe fizik, dhe tashmë ata do t'i nënshtohen testin të poligrafit që njihet ndryshe se makina e së vërtetës. Më pas kandidatët intervistohen nga Komisioni i Vlerësimit në SPAK. Testin nuk e kanë kaluar drejtori i Burgjeve Agim Ismaili, dhe as kreu i Kufirit, Eduart Merkaj. Në listën e kualifikuar janë spikasin dy gra, mes tyre numri dy i Policisë së Shtetit Aida Veizaj (Hanaj).
14 Shkurt 2020, 10:43 -
SPAK nxjerr emrat, 22 përjashtohen, 18 kandidatët që vijojnë garën për kreun e FBI-së shqiptare
Prokuroria e posaçme zyrtarizoi listën e të përzgjedhurve për Byronë Kombëtare të Hetimit që kalojnë në fazën e dytë. Nga 40 kandidatë, 22 u përjashtuan, ndërsa 12 vijojnë garën në fazën e dytë.
3 Shkurt 2020, 08:02 -
40 në garë për BKH! Nga policë, ish-drejtues e deri tek kreu i Burgjeve...mes tyre edhe 7 gra
Shtatë gra mes tyre zëvendësdrejtoresha e Policisë së Shtetit Aida Veizaj Hanaj, kreu i Kufirit Eduart Merkaj si dhe kreu i Burgjeve Agim Ismailaj janë në listën e 40 kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit. SPAK ka publikuar listën ndërsa ata që do të përzgjidhen për fazën e dytë do t'i nënshtrohen testin me makinën e të vërtetës.
31 Janar 2020, 10:10 -
Braktisja e fëmijëve në rritje! 1 vit më parë 41 prindër para drejtësisë, 691 të mitur u ndaluan në kufi! Shtohen kontrollet për të 'dyshimtët'
41 raste të referuara në vitin 2019 të prindërve shqiptarë që braktisin fëmijët e tyre në vendet e BE ka bërë që autoritetet shqiptare të rrisin masat e kalimit të kufirit për të miturit. Për ReportTV drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj tregon se ky fenomen ka qenë në rritje krahasuar me vitin 2018, për këtë arsye janë shtuar kontrollet përmes oficerëve në pikat kufitare, teksa shpjegon se braktisja e fëmijëve nën moshën 16 përbën vepër penale.
19 Janar 2020, 09:51 -
I pastër në të tre shtyllat e vlerësimit, konfirmohet në detyrë drejtori i Kufirit, Eduart Merkaj (VIDEO)
Sipas trupës vlerësuese deklaroi se Merkaj ka dalë i pastër nga hetimet në bazuar në 3 komponentët e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.
13 Janar 2020, 09:40
