-
Profesionet e shtrenjta deklarojnë rroga minimale/ Tatimet në aksion ndaj informalitetit: Masa ndëshkuese për ata që nuk reagojnë
Punëdhënësit nuk kanë deklaruar pagat reale për më shumë se 10 mijë punonjës. Drejtoria e Tatimeve njofton se do të merren masa për të gjithë ata subjekte që nuk reagojnë pas thirrjes së tyre për të deklaruar pagat reale. Shkeljet më të mëdha janë konstatuar tek profesionet si Inxhinier, Ekonomist, Farmacist, Mekanik, Murator, Saldator dhe Teknik.
12 Nëntor 2020, 14:52 -
Aksioni kundër informalitetit, vetëm në janar 40 % e bizneseve kanë kryer shkelje
Rreth 40% e bizneseve të kontrolluara gjatë muajit janar janë konstatuar në shkelje. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve shkeljet më të shumta të identifikuara kanë të bëjnë me moslëshim të kuponit tatimor, punonjës të padeklaruar dhe mallra pa faturë. Vetëm në janar janë identifikuar 872 biznese me shkelje.
3 Shkurt 2020, 16:50 -
Andoni: Informaliteti, plaga e fshehur që na vret përditë
Ekziston një perceptim i përgjithshëm se Shqipëria e ka të madh informalitetin dhe se ne nuk mund të jetojmë dot pa atë. Mbase mund të merret me rezerva. Por, gjithsesi, edhe nëse kjo do të ishte e tepruar, atëherë nuk të lenë indikacionet e organizmave të ndryshme prestigjioze që të mos gabohet.
4 Janar 2020, 18:46 -
Aksioni anti-informalitet, rritet me 13,8% të ardhurat për Shtetin nga Tatimi mbi Fitimin
Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, në kuadër të arritjeve në luftën kundër informalitetit, ku një ndihmesë të madhe e ka dhënë edhe aplikacioni StopInformaliteti, ku qytetarët kanë mundësinë të denoncojnë çdo llojë shkelje që bizneset bëjnë.
20 Shtator 2019, 19:08 -
Përfundon afati i konsultimit publik për 'fiskalizimin', Denaj: Do minimizohet informaliteti
Mbaron sot afati i konsultimit publik për projektligjin e “Fiskalizimit”. Ministrja e Financave Anila Denaj dhe drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj gjatë një takimi me biznesin në Fier, thanë se synimi është ulja e informalitetit, dhe se tashmë cdo transaksion do të monitorohet në kohë reale.
15 Shtator 2019, 18:21 -
Rama paralajmëron bizneset: Boll me konkurencën e paligjshme, kush nuk jep kupon të bllokohet
Kreu i qeverisë Edi Rama paralajmëruar bizneset lidhur me konkurencën e paligjshme e cila thotë ai, bie në kurriz të konsumatorit. Ai deklaron se ka ardhur koha që kush nuk jep kupon, nuk regjistron dhe nuk faturon, të bllokohet ligjërisht.
15 Korrik 2019, 16:05 -
Rekord i frikshëm informaliteti në 9 vite, paraja jashtë bankave 2.1 mld euro
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit shtator, në vend qarkullonin 269 miliardë lekë, ose rreth 2.1 miliardë euro cash. Kjo shumë është sa 21.5% e totalit të parasë që qarkullon gjithsej në vend, duke arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2009
28 Nëntor 2018, 12:32 -
