-
Vizita në Vjenë, Kurti flet për median austriake: Serbia nuk do paqe, por dëshiron të marrë territor nga vendi ynë për të kompensuar humbjen nga lufta
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median austriake TVTHEK, gjatë vizitës në Vjenë duke folur reth situatës në Veri të Kosovës, tha se Serbia po sillet si “Rusi e vogël” dhe se dëshiron të marrë territor nga Kosova për të kompensuar humbjen nga lufta.
14 Nëntor 2023, 12:56 -
Analistët: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi i vështirë, në mungesë të zgjidhjeve të qendrueshme
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen të enjten në Bruksel për të diskutuar për përgjegjësitë që dalin nga plani franko-gjerman për të dyja vendet. Takimi vjen pasi udhëheqësit gjerman, francez dhe italian qartësuan pritshmëritë e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre dhe pas kritikës së Komisionit Evropian drejtuar palëve për mungesë përkushtimi ndaj këtij procesi. Por, njohësit e zhvillimeve mes dyja vendeve thonë se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës vetëm është ashpërsuar dhe se nëse nuk ka një strategji afatgjatë për zgjidhje të qendrueshme mes dy vendeve, trysnia e perëndimit nuk do të sjellë ndonjë ndryshim.
13 Nëntor 2023, 20:23 -
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës: Serbia refuzoi të nëshkruante marrëveshjen në Bruksel, duhet më shumë presion
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Gjatë fjalimit të tij ai ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhënien me Serbinë, duke e cilësuar 'jo të mirë'. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e presionit ndaj Beogradit për nënshkrimin e marrëveshjes
13 Nëntor 2023, 15:58 -
Kryediplomatët evropianë takohen me homologët ballkanas
Ministrat e Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën, më 13 nëntor, në Bruksel me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor, për të diskutuar për një sërë temash me interes të përbashkët. Ky është takim tradicional dhe atij do t’i prijë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell
13 Nëntor 2023, 09:09 -
Kryeopozitari serb: Vuçiç ka pranuar draft-statutin e asociacionit në Bruksel me kusht që mos ta nënshkruajë, po punon për njohjen e dokumentave të Kosovës
Kryeopozitari serb Zdravko Ponosh, është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pranuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të propozuar në Bruksel më 26 tetor nga BE dhe SHBA, dhe se është angazhuar për njohjen nga Serbia të dokumenteve të Kosovës.
12 Nëntor 2023, 18:17 -
Kërkohet konsensus politik për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të koordinohet me partitë opozitare para se të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, mbi bazën e draft-statutit të modernizuar nga emisarët euro-amerikanë, thonë analistët politik
12 Nëntor 2023, 09:24 -
Nuk u përfshi në listën e kombëtares së Kosovës, futbollisti i Napolit poston foto nën shoqërinë e Era Istrefit
Futbollisti shqiptar, Amir Rrahmani i cili luan për Napolin dhe Përfaqësuesen e Kosovës, Amir Rrahmani publikoi fotografi me këngëtaren Era Istrefi, në llogarinë e tij në Instagram.
12 Nëntor 2023, 09:13 -
Forumi i Paqes, mediat e huaja: Kurti dhe Vuçiç mund të takohen sot në Paris
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndodhen ditën e sotme në Paris për të marrë pjesë Forumin e Paqes me rastin e Ditës së Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore
10 Nëntor 2023, 12:43 -
Kurti në Forumin e Paqes në Paris, takim me presidentin e Bosnjë Hercegovinës, flitet për zbatimin e plotë të marrëveshjes të Procesit të Berlinit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Paris për Forumin e Paqes ku ka takuar edhe përfaqësuesit e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, me të cilët ka biseduar për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit
10 Nëntor 2023, 09:35 -
Kuvendi i Kosovës nuk miraton rezolutat për mbështetje financiare të policëve dhe rritjen e koeficientit të pagave
Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar të enjten propozim-rezolutat për mbështetjen urgjente financiare për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe atë për nevojën e rritjes së koeficientit për pagat
9 Nëntor 2023, 12:42 -
Hovenier: Gjykata Kushtetuese do ta thotë fjalën e fundit për draft-statutin për Asociacionin
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të enjten se draft-statuti që i është propozuar Kosovës për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përmbush të gjitha kriteret që i parashohin Shtetet e Bashkuara për të
9 Nëntor 2023, 11:59 -
Kritika pas raportit të KE, nuk janë theksuar disa përparime
Nga Kosova vijnë zëra kritikë pas publikimit të Raport Progresit për Kosovën 2023 nga KE, pavarësisht vlerësimit se qeveria ka vazhduar me agjendën ambicioze të integrimit. Raporti e vuri theksin në dialogun me Serbinë
9 Nëntor 2023, 10:11 -
Varhelyi: Të dyfishohen përpjekjet, për Kosovën rruga evropiane vjen përmes dialogut të suksesshëm
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pyetur nëse ka ndonjë vendim për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
8 Nëntor 2023, 15:43 -
KE publikon raportin e vitit 2023 për Kosovën, vlerëson progresin dhe kritikon ngecjet
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023 vlerëson se Kosova shënuar progres në disa fusha. Në këtë raport përmendet progresi në reformën zgjedhore, ndërsa ka kufizime në progres në luftën e krimit e korrupsionit e fushën e arsimit. Ky raport kritikon punën e Kuvendit që nuk ka arritur ta përmbush agjendën e tij
8 Nëntor 2023, 14:22 -
Kosova themelon Institutin për krimet e kryera gjatë luftës, Kurti: Nuk mund të ketë amnisti për krimet e kryera nga Serbia
Kosova themeloi institutin kundër krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë, ndërsa paralelisht po përgatit edhe një padi ndaj Beogradit për gjenocid. Kryeministri Albin Kurti tha gjatë mbledhjes së qeverisë, se nuk do të ketë amnisti për këto krime mizore
8 Nëntor 2023, 12:53 -
Lajçak jep detaje për vizitën e fundit në Kosovë: Propozova një agjendë për takim në Bruksel, fokus zbatimi i marrëveshjes dhe gjetja e zgjidhjes për sfidat në Veri
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për vizitën e fundit në Kosovë, ku është takuar me zëvendës kryeministrin, Besnik Bislimi dhe liderët e partive opozitare
8 Nëntor 2023, 11:50 -
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes
Javën e ardhshme në Bruksel pritet një takim i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të diskutimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, në dritën e kërkesave perëndimore që Prishtina të themelojë Asocioacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës
7 Nëntor 2023, 20:06 -
Vuçiç: E vlerësojmë qëndrimin e Rumanisë, pavarësisht presioneve ajo s’e ka njohur Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Rumanisë, Alfredo Robert Simonis. Pas takimit ai u shpreh se e vlerëson faktin se Rumania nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht presioneve
7 Nëntor 2023, 15:53 -
Asociacioni, Haliti: Rama bën mirë që vjen në Kosovë, të vijë më shpesh! Kurti interesuar për fushatë, jo të zgjidhë problemet
Deputeti i PDK, Xhavit Haliti, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” për gazetarin Nertil Agalliu për Report Tv, foli për fjalimin e Kurtit në Kuvend ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi, i cili tha se ky i fundit nuk bëri raportim, por fushatë elektorale. Ndërsa për Kryeministrin Edi Rama bën mirë që vjen në Kosovë, dhe se duhet të vijë më shpesh po ashtu edhe për të trajtuar çështje politike me qeverinë dhe Kurtin
7 Nëntor 2023, 15:14 -
Krasniqi e mohoi, Haradinaj: E kam lexuar draftin e Asociacionit, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
Kreu i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mediat pas takimit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi, i cili tha se e ka parë draftin dhe ka mundur ta lexojë në tërësi tekstin
7 Nëntor 2023, 13:22 -
Pas takimit me Lajçak, reagon Krasniqi: Na tha se draft-statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën, tekstin nuk e kemi parë
Pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Memli Krasniqi tha se Lajçak nuk u ka prezantuar draftin për Asociacionin, por u ka thënë vetëm se drafti është në përputhje me Kushtetutën. Sipas tij, këtë dokument qytetarëve e opozitës është dashur t’ua prezantojë Qeveria
7 Nëntor 2023, 12:24 -
Raporti i Progresit qorton Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve
Komisioni Evropian (KE) i ka qortuar Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE) në raportet e tij të progresit për të dy vendet, të cilat pritet të publikohen të mërkurën
7 Nëntor 2023, 08:36 -
Kosovë, shkallë e lartë e ngacmimeve seksuale në vendin e punës
Askush nuk ka të dhëna të sakta për shkallën e ngacmimeve seksuale në Kosovë, por në një përmbledhje vlerësimesh nga zyra për Qeverisje të Mirë që vepron në kuadër të zyrës së kryeministrit, thuhet se mbi 48 për qind e qytetarëve në Kosovë kanë përjetuar ndonjë formë të ngacmimit seksual në vendin e punës përgjatë jetës së tyre. Shumica prej tyre apo mbi 64 për qind, janë gra.
6 Nëntor 2023, 19:11 -
Lajçak sot në Kosovë për takime me Kurtin dhe opozitën
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të mbërrijë në Prishtinë të hënën pasdite për t’u takuar me liderët kosovarë për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera
6 Nëntor 2023, 12:22 -
BE: Propozimi i ri për themelimin e Asociacionit është i balancuar
Bashkimi Evropian është në pritje të palëve, në këtë rast të Kosovës dhe Serbisë, për të ecur para në propozimin evropian, i cili, sipas tyre, në parim është pranuar nga palët dhe i njëjti duhet të zbatohet pa parakushte. Ajo që në këtë fazë po i kërkohet Kosovës është statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zyrtarë të BE-së theksojnë se propozimi i ri për themelimin e Asociacionit është i balancuar
5 Nëntor 2023, 22:42