-
FOTOT/ Fusnin në treg monedha 2 euro false, arrestohen 6 persona në Kosovë! Sekuestrohen thasët plot me 85 mijë euro
Policia e Kosovës ka goditur një grup që dyshohet se merrej me prodhimin dhe futjen në treg të parave të falsifikuara. Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona, prej të cilëve tre shtetas nga Kosova dhe tre nga Maqedonia e Veriut, të cilët dyshohen se fusnin në treg monedha 2 euro të falsifikuara.
29 Nëntor 2023, 09:34 -
Analiza/ Pasaportat e Kosovës për serbët, çështje integrimi apo zgjedhjeje?
Filipi nga Mitrovica e Veriut beson se Qeveria e Kosovës, “për arsye politike”, ka kërkuar nga Komisioni Evropian që të mos e lejojë liberalizimin e vizave për pasaportat e Administratës Koordinuese, të lëshuara nga Serbia.
29 Nëntor 2023, 08:22 -
Më 1 dhjetor afati i fundit, rritet numri i serbëve në veri që marrin targat e Kosovës
Më 1 dhjetor është afati i fundit për banorët serbë në veri të kosovës që të zëvendësojnë targat e makinave të tyre me inicialet “KM” të lëshuara nga Serbia, me targa të Republikës së Kosovës, me inicialet “RKS”.
28 Nëntor 2023, 19:06 -
Borrell nga selia e NATO-s: Kosova dhe Serbia të rrisin vullnetin për marrëveshje mes tyre
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një nga pikat kyçe të diskutimit gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Bruksel.
28 Nëntor 2023, 18:26 -
Një muaj pas takimit në Beograd, Komandanti i KFOR-it bisedë telefonike me komandantin e ushtrisë serbe
Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Ozkan Ulutas, ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviç
28 Nëntor 2023, 12:58 -
Stoltenberg: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për gjithë Europën, do të bëjmë gjithçka për sigurimin e stabilitetit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca do të bëjë çfarë duhet për të siguruar stabilitet në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se paqja në këtë rajon është e rëndësishme edhe për vetë Europën dhe NATO-n
28 Nëntor 2023, 11:51 -
FOTO/ Luani dhe arinjtë në Kosovë luajnë me dëborë, vizitorët shijojnë pamjen
Punëtorët në një strehimore të arinjve në Prishtinë po punojnë shumë për t’u kujdesur për një luan që dëshiron të luajë në dëborë dhe për arinjtë të cilët janë larguar nga habitati i tyre natyror kur ishin këlyshë dhe janë duke e shijuar borën para gjumit dimëror.
28 Nëntor 2023, 08:19 -
Lorik Cana dhuron bustin e Skënderbeut për qytezën arbëreshe në Itali: Në rrugëtimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore
ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Lorik Cana, ka përuruar ditën e sotme bustin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”, në qytezën arbëreshe Fllkunarë, të provincës Kozenca, në Itali.
27 Nëntor 2023, 22:15 -
BIRN: Rusia dhe Kina përmes dezinformimit duan të pengojnë integrimet euro-atlantike të Kosovës
Një raport i hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN, tërheq vëmendjen se Rusia dhe Kina po shfrytëzojnë dezinformimin me qëllim që të nxisin konflikt ndëretnik në Kosovë, të ulin besimin e shoqërisë në procesin e integrimeve euroatlantike dhe të paraqesin Shtetet e Bashkuara në një pasqyrë të shtrembëruar.
27 Nëntor 2023, 19:03 -
O'Brien: Shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i ka paralajmëruar të hënën Kosovën dhe Serbinë se shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n
27 Nëntor 2023, 15:47 -
Stoltenberg: Po e shqyrtojmë praninë e “qëndrueshme” në Kosovë! Prishtina e Beogradi të mos rrisin tensionet
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka konfirmuar se në Samitin e Madh të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare që mbahet të martën dhe të mërkurën, një nga cështjet kryesore të diskutimit do jetë situata e sigurisë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor.
27 Nëntor 2023, 13:36 -
Raporti për dezinformatat: Rusia po synon të nxisë luftë në Kosovë
Sipas një raporti për dezinformata, thuhet se Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina të cilat synojnë të nxisin luftë ndëretnike dhe ndërfetare në vend, të kriminalizojnë NATO-n dhe të ulin besimin e shoqërisë në integrimet euroatlantike, si dhe të pasqyrojnë SHBA-në si shembull të keq
27 Nëntor 2023, 12:59 -
Rohde: Asociacioni është një nga obligimet e Kosovës për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar zhvillimet e fundit Kosovë-Serbi. Ai shprehet se një nga obligimet e Kosovës për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe
24 Nëntor 2023, 15:50 -
Ilir Daja 'magjik' në Kosovë, Ballkani fiton 0-2 në transfertë dhe nuk njeh humbje këtë sezon
Superliga e Kosovës në futboll zhvilloi këtë të premte sfidën e parë për javën e 15-të. Ballkani i Ilir Dajës fitoi 0-2 në transfertë kundër Malishevës, duke dominuar një sezon që flet për ekipin nga Theranda.
24 Nëntor 2023, 15:50 -
Kryediplomatja belge viziton Kosovën: Ajo që po e kërkojmë është deeskalimi, dialogu është mënyra për paqe afatgjate me Serbinë
Ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib, pas takimit me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, tha se në diskutimin e tyre çështje thelbësore ishte tema për dialogun Kosovë-Serbi
24 Nëntor 2023, 15:39 -
KE-ja do t'i përgjigjet Qeverisë për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës me pasaporta të Serbisë
Komisioni Evropian nuk u ka dhënë përgjigje pyetjeve specifike rreth propozimit që edhe bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, të përfshihen në liberalizimin e vizave.
24 Nëntor 2023, 15:01 -
Gërvalla për draftin e Asociacionit: Jo shumë i mirë, por s’lejojmë të dëmtohet shteti
Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka deklaruar se drafti i Asociacionit i pranuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 21 tetor, nuk është i mirë pasi nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e vendit
24 Nëntor 2023, 11:11 -
Ish i dërguari i BE për Kosovën: Mendoj se sulmi në Banjskë nuk ishte planifikuar në Beograd
Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe diplomati austriak Wolfgang Petritsch thotë se në një situatë gjeopolitike të ndryshuar nga lufta në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, Kosova dhe Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare që është angazhuar në Ballkanin Perëndimor për më shumë se dy dekada, duhet të rivlerësojnë realitetin për të lëvizur përpara.
23 Nëntor 2023, 22:50 -
Prokurorët e Hagës kërkojnë që Thaçit, Veselit dhe Selimit t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet! Akuzohen se kanë zbuluar identitetin e dëshmitarëve
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar të enjten që të akuzuarve Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, përveç me ekipin e avokatëve.
23 Nëntor 2023, 16:26 -
Pas Prizrenit, një tjetër shpërthim me granatë në Prishtinë, dëmtohen dy banesa dhe një makinë
Një granatë dore ka shpërthyer në orët e vona të së mërkurës në rrethana të paqarta në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Sipas njoftimit policor, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në dy prona dhe në një makinë.
23 Nëntor 2023, 12:27 -
Zgjedhjet parlamentare të Serbisë/ Prishtina nuk lejon hapjen e qendrave të votimit në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë
Serbët e Kosovës që duan të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit, duket se do të udhëtojnë drejt Serbisë për të hedhur votën e tyre, ndërsa Prishtina nuk ka lejuar hapjen e vendvotimeve në Kosovë.
23 Nëntor 2023, 08:26 -
Zyrtari i Kosovës në listën e zezë amerikane, përjashtohet nga shërbimi civil
Komisioni disiplinor ka marrë vendimin që ta përjashtojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i cili është përfshirë në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit. Kështu ka konfirmuar të mërkurën (22 Nëntor) ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu
22 Nëntor 2023, 14:40 -
Stoltenberg i prerë ndaj Kosovës dhe Serbisë: Tejkaloni konfliktet, dialogu është zgjidhja
Ditën e sotme, më 22 Nëntor po zhvillohet në Shkup, konferenca e përbashkët e shefin të NATO-s, Jens Stoltenberg së bashku me liderët e rajonit, i cili kërkoi nga Maqedonia e Veriut avancimin e procesit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit
22 Nëntor 2023, 13:09 -
Kearns: Perëndimi po gabon me Serbinë siç bëri me Rusinë, të hiqen sanksionet ndaj Kosovës
Deputetja britanike e zëshme në çështjen e Kosovës, Alicia Kearns, deklaroi së fundmi se duhet të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës, teksa ka kritikuar ndërkombëtarët për qasjen e butë ndaj Serbisë
22 Nëntor 2023, 12:17 -
VIDEO/ Hidhet granatë dore në tregun e kafshëve në Prizren, 10 të plagosur
Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate dore sot në orët e hershme të mëngjesit (22 Nëntor) në Tregun e Kafshëve në Prizren. Sipas Policisë, të lënduarit janë transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor
22 Nëntor 2023, 09:43 -
Ambasada e franceze në Prishtinë: Franca do zbatim të marrëveshjeve para takimit të ardhshëm Kosovë-Serbi në Bruksel
Ambasada e Francës në Kosovë, ka bërë një deklaratë, në të cilën jep detaje për vizitën në Prishtinë, të përfaqësuesin të saj të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz
21 Nëntor 2023, 21:47 -
Stoltenberg në Shkup: NATO-ja nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të martën në Shkup se Aleanca Veri-atlantike do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.
21 Nëntor 2023, 18:20 -
Kosovë, Kurti kundërshton propozimin e KE-së për heqjen e vizave për shtetasit që kanë pasaporta të Serbisë
Qeveria e Kosovës tha se është e shqetësuar me propozimin e Komisionit Evropian që vizat të hiqen për bartësit e pasaportave të Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës. Ekzekutivi kërkoi nga Bashkimi Evropian që ta rishqyrtojë këtë propozim.
21 Nëntor 2023, 17:42 -
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti për Report TV: NATO të shtojë trupat, duhet ta sigurojë Ballkanin Perëndimor që të mos ketë luftë
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një lidhje Skype në emisionin “Shqipëria Live” në Report TV, ka folur rreth deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për normalizimin e marrëdhënvieve Kosovë-Serbi. Ai tha se BE, SHBA dhe NATO janë të përcaktuara për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, e cila nënkupton edhe themelimin e Asosacionit lidhur me komunën serbe
21 Nëntor 2023, 13:25