-
Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus?
Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.
21 Nëntor 2023, 08:46 -
Kosova ‘Shteti i burrave’, gratë zotërojnë vetëm 15 % të pronave, nuk ua besojnë as llogaritë bankare dhe as bizneset
Gratë në Kosovë zotërojnë vetëm 15 për qind të pronave, krahasuar me 74 për qind që zotërohen nga burrat. Kurse, rreth 16 për qind e numrit gjithsej të llogarive bankare të biznesit në Kosovë janë në pronësi të grave, 82 për qind janë në pronësi të burrave dhe 2 për qind janë të regjistruar në bashkëpronësi.
21 Nëntor 2023, 08:19 -
Stoltenberg në Kosovë: Stabiliteti në rajon ka rëndësi për sigurinë tonë! Sulmi i 24 shtatorit i papranueshëm përgjegjësit të dalin para drejtësisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se shtimi i pranisë ushtarake në Kosovë me 1.000 trupa – që përbën vendosjen më të madhe në vitet e fundit të aleancës – tregon se sa seriozisht e merr aleanca dhunën që shpërtheu muajve të fundit në Kosovë
20 Nëntor 2023, 17:06 -
Xherdan Shaqiri: Kosova duhet të rregullojë stadiumin, turp ta shikojë bota me atë fushë
Zvicra siguroi mbrëmjen e së shtunës kualifikimin për në Euro 2024, pas barazimit 1-1 me Kosovën. Pas ndeshjes, futbollisti shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri tha se kualifikimi ishte i vështirë dhe se nuk ishte ndeshja e tij më e mirë por shtoi se me rëndësi është që u kualifikuan në Europian.
20 Nëntor 2023, 14:01 -
Radoiçiç po përgatit sulm të ri? Eksperti i sigurisë për Report Tv: Ballkani Perëndimor mund të jetë target i ardhshëm i ndikimit rus! Policia ka ofruar mbrojtje edhe Kurtit e Osmanit
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, foli në emisionin 'Shqipëria Live', për Report Tv, rreth ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor. Ai e quajti deklaratën e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si faktike, duke u shprehur se Ballkani Perëndimor mund të jetë vërtetë një target i ardhshëm i ndikimeve ruse për të krijuar një situatë ose konflikt në rajon, përkatësisht mes Kosovës dhe Serbisë
20 Nëntor 2023, 13:44 -
Nis gjykimi i parë në mungesë për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare e gjykimit të parë në mungesë për krime lufte, ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq. Ai akuzohet për krime lufte të kryera gjatë periudhës janar-maj të vitit 1999 në Kosovë.
20 Nëntor 2023, 11:18 -
Stoltenberg në Sarajevë: Jemi të shqetësuar për ndërhyrjen e Rusisë në Ballkanin Perëndimor
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Krishto, të hënën në Sarajevë, ka thënë se bashkësia e organizuar ndërkombëtare është shumë e shqetësuar për ndërhyrjen e Rusisë në Ballkanin Perëndimor
20 Nëntor 2023, 09:55 -
Lufta e tretë botërore, sipas Tarabiqit!
Albini ka treguar edhe për sistemet kundër-ajrore që Serbia ka dislokuar afër kufirit me Kosovën, por askush nuk po tutët. Boll po mundohet kryeministri t'i vetëdijësojë popullatën, që ta dinë tutën hak - por shqiptarit lufta nuk i bën përshtypje.
19 Nëntor 2023, 21:28 -
Kurti letër shefit të Misionit të OSBE-së: Serbia të propozojë një marrëveshje që i mundëson serbëve të Kosovës të votojnë në zgjedhjet e saj parlamentare
Kryeministri i Kosovës Albin kurti i ka drejtuar një letër shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michale Davenport, në lidhje me pretendimet e Serbisë se komuniteti serb në Kosovë duhet të përfshihet në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
19 Nëntor 2023, 16:21 -
Debate për asociacionin në Kosovë, opozita: Autonomi për serbët, Kurti do e firmosë! PDK: Draftin do ta ankimojmë në Kushtetuese
Një dokument i shpërndarë nga ish-kreu i agjencisë inteligjente të Kosovës që mendohet se është draft statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka trazuar klasën politike të Kosovës. Opozita akuzon Albin Kurtin se po u jep autonomi serbëve në veri, ndërsa qeveria mbrohet duke deklaruar një shqetësim i tillë nuk qëndron
19 Nëntor 2023, 14:28 -
Paralajmërimi i Zelensky: Rusia mund të nisë luftën në Ballkan për të shkëputur vëmendjen nga luftimet në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se Rusia mund të jetë duke planifikuar të ndezë një luftë në Ballkan për të shkëputur vëmendjen nga lufta e saj e vazhdueshme me Ukrainën. Ai nuk ofroi prova për parashikimin e tij ogurzi, i cili erdhi pothuajse dy muaj pas një incidenti përgjatë kufirit midis armiqve të vjetër ballkanikë, Kosovës dhe Serbisë, i cili la 4 persona të vdekur
19 Nëntor 2023, 10:58 -
S’ka më shpresa për Kosovën, por merr një pikë në Zvicër! Sfida e parafundit, ‘dardanët’ barazojnë 1-1 ndaj helvetëve! Holanda siguron matematikisht kualifikimin në 'Euro 2024'
Pritej një fitore e lehtë e Zvicrës por nuk ndodhi kështu. “Dardanët” e Kosovës kanë arritur t’i rrëmbejnë 1 pikë helvetëve në përballjen e mbrëmjes së kësaj të shtune. Megjithatë Kosova nuk ka më shpresa për kualifikim pas fitores së Rumanisë ndaj Izraelit. Mbrëmë siguroi kualifikimin edhe Holanda.
19 Nëntor 2023, 10:38 -
Shtesat e rrezikshmërisë nuk u rritën edhe pas takimit me Kurtin, sindikata e Policisë së Kosovës paralajmëron hapa të tjerë
Pavarësisht se protestuan dhe më pas u pritën në qeverinë e Kosovës në takim nga kryeministri Albin Kurti, pjesëtarët e policisë së Kosovës do t’i marrin pagat me propozimin e parë të bërë nga qeveria.
18 Nëntor 2023, 08:33 -
Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim drejt integrimit evropian
Një delegacion i përbashkët me anëtarë nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Komisioni për Çështjet Europiane, udhëhequr nga kryetaret Mimi Kodheli dhe Jorida Tabaku, morën pjesë në takimin trilateral Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës
17 Nëntor 2023, 22:32 -
Qeveria e Kosovës: Vendimi për mbajtje të zgjedhjeve të Serbisë në territorin tonë, do të jetë në përputhje me Kushtetutën
Qeveria e Kosovës i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se është në dijeni të një kërkese për mbajtje të zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, dhe përgjigja e saj do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
17 Nëntor 2023, 18:24 -
Ndikimi rus në Ballkan/ Ekperti i sigurisë, Elezi për Report Tv: Shërbimet sekrete FSB dhe GRU janë prezente në Ballkan
Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten kanë futur në listën e zezë 10 individë. Reth kësaj çështjeje ka folur edhe Bedri Elezi, ekspert sigurie, i ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, për Report Tv, i cili tha se SHBA ka një program me të cilin hulumtojnë personat e ndryshëm të cilët kanë në plan apo punojnë për institucione të ndryshme për të dëmtuar interesat amerikane.
17 Nëntor 2023, 13:55 -
'Albini po bëhet kryeministër’, Analistja e Kosovës komenton deklaratën e Ramës në Report tv: Kurti të jetë syçelur! Rama ka më shumë informacione se ne
Afërdita Maliqi, analiste nga Prishtina, për emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, tha se Rama ka qenë konsistent ndaj qëndrimit të Kosovës dhe marrëveshjes së Asosacionit
16 Nëntor 2023, 13:11 -
Edison Ypi: Katër dromca nga Kosova
Fill pas bombardimeve. Në hymje të Shtimjes. Mëngjez herët. Mjegull. Gërmadha shtëpish gjithandej. Te një lavazh, ulur, mbështetur pas muri, pronari dhe njëkohësisht puntori i lavazhit, ndjen zhurmën e makinës që afrohet. Çohet. Hedh një vështrim mua dhe makinës. Nis punën me la makinën. I dridhen duart. Jo pak. Duart i dridhen shumë. Po ta vëresh mirë, edhe trupi i dridhet. Nuk është më tepër se 40
16 Nëntor 2023, 10:11 -
Kosovë/ Kuvendi shqyrton buxhetin prej 3.3 miliardë eurosh
Kuvendi i Kosovës diskuton sot Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024. Projektligji është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 31 tetor, ndërsa shuma e paraparë buxhetore kap vlerën e mbi 3.3 miliardë eurove - nga 3.2 miliardë sa ishte në këtë vit
16 Nëntor 2023, 09:52 -
'Sa herë që Beogradi shkel marrëveshjen, arbitri nuk i bie bilbilit', Albin Kurti: Serbia dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën austriake Der Standard ka thënë se Perëndimi po vazhdon politikën e qetësimit ndaj Serbisë
16 Nëntor 2023, 09:26 -
Dialogu Kosovë-Serbi/ Mbahet sot në Bruksel takimi mes kryenegociatorëve
Sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian mbahet takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Ky takim zhvillohet në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve
16 Nëntor 2023, 08:21 -
Kosova në qendër të diskutimeve, Basha vijon takimet në Parlamentin Europian: Duhet një hetim i shpejtë dhe i plotë i ngjarjeve në Banjskë
Kryetari I PD, Lulzim Basha, ka vijuar edhe ditën e sotme me takimet në Parlamentin Europian në Bruksel. Nëpërmjet një postimi në facebook, Basha shkruan se në qendër të diskutimeve ka qenë Kosova dhe procesi i dialogut me Serbinë.
15 Nëntor 2023, 16:14 -
Kosova kërkon pronën në Mal të Zi që i është marrë në Serbi
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kërkon nga Ministria e Financave e Malit të Zi që ta ndalojë ndryshimin e pronësisë së patundshmërive të ish-ndërmarrjes shoqërore “PIK Kosova-Eksport - Industria e Mishit”, nga Fushë Kosova
14 Nëntor 2023, 14:16 -
Politikania kosovare, Trajkoviç: Vuçiçi pranoi integritetin territorial të Kosovës
Drafti i propozuar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është punuar nga ekspertë anglo-saksone të cilët e kanë plotësuar marrëveshjen nga Brukseli me disa detaje, tha politikania kosovare Rada Trajkoviç. Po ashtu tha se Vuçiç pranoi integritetin territorial të Kosovës dhe se ai pranon gjithçka që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë
14 Nëntor 2023, 13:12 -
Vizita në Vjenë, Kurti flet për median austriake: Serbia nuk do paqe, por dëshiron të marrë territor nga vendi ynë për të kompensuar humbjen nga lufta
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median austriake TVTHEK, gjatë vizitës në Vjenë duke folur reth situatës në Veri të Kosovës, tha se Serbia po sillet si “Rusi e vogël” dhe se dëshiron të marrë territor nga Kosova për të kompensuar humbjen nga lufta.
14 Nëntor 2023, 12:56