-
Zbulohet plani i BIA-s serbe për kompromentimin e Albin Kurtit, ja çfarë u gjet në telefonin e analistit të dyshuar për spiunazh!
Në një dokument të shërbimit sekret serb përmendet një burim operativ me nofkën "Leptiri", i cili pretendohet se kishte kontakte me Albin Kurtin gjatë kohës që ai vuante dënimin në burgun e Quprijes dhe siguronte informacione që do të përdoreshin për ndërtimin e materialeve komprometuese ndaj tij.
25 Gusht, 21:55 -
Zbardhen përgjimet, Fatmir Sheholli i jep 1 mijë euro Milaim Zekës për materialin e përgatitur nga BIA serbe! Gazetari: ia ktheva para arrestimit!
Përgjimet e përfshira në dosjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës zbardhin komunikimet mes Fatmir Shehollit dhe gazetarit Milaim Zeka, të cilat, sipas aktakuzës, lidhen me publikimin e materialeve të dyshuara të BIA-s serbe pak para zgjedhjeve lokale të vitit 2025.
25 Gusht, 21:33 -
Dokumenti 'Top Secret' në telefonin e Shehollit: Me para të ambasadave islamike në Beograd të ndërtohen Xhami në Kosovë! Si do përfitojë Serbia
Një plan për radikalizimin islamik të Kosovës, që sipas dokumentit do të çonte në largimin e shqiptarëve dhe rikthimin e vendit nën juridiksionin e Serbisë, është pjesë e një dokumenti “Top Secret 2” të gjetur, sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, në telefonin e Fatmir Shehollit.
25 Gusht, 18:51 -
Adri Nurellari: Kurthi i Kurtit për Republikën, pse fitorja në zgjedhje nuk të bën pronar të shtetit
Është e rehatshme të predikosh shtetin e së drejtës kur ke një shumicë dërrmuese në parlament, kur Kuvendi miraton me rrahje shuplakash çdo nismë tënden dhe kur institucionet e pavarura marrin vendime që përkëdhelin agjendën dhe egon tënde qeverisëse. Në ato kushte komode, çdo sundimtar mund të duket si një burrështetas i ndritur.
25 Gusht, 18:37 -
Frrok Çupi: Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?
"Ky qytetar amerikan, një skifter i posteve dhe pushtetit, pasi humbi edhe si përfaqësues i distriktit të Nju Jorkut në Kongresin Amerikan, në vitin 1999, gjeti hapësirë tjetër. Në atë moment kapi situatën e shqiptarëve në Amerikë. Ata kishin vite në grindje me ‘fiset’ për zgjedhjen e kryetarit të lobit shqiptar."
25 Gusht, 18:30 -
-
-
-
Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, analisti Fatmir Sheholli merret i pandehur! Dokumenti 'Top Secret' në celularin e tij zbardh planin për radikalizëm Islamik në Kosovë
Akuza për spiunazh në favor të Serbisë dhe shantazh rëndojnë mbi analistin e njohur Fatmir Shehollin. Prokuroria Speciale e Kosovës pretendon se ai ka bashkëpunuar me BIA-n serbe, duke siguruar informacione për institucionet e Kosovës.
25 Gusht, 14:16 -
-
-
Mediat serbe: Një 'top zjarri' u lëshua nga Kosova drejt Serbisë! Vuçiç: Gjetëm pajisjen me parashutë! Prishtina i hedh poshtë akuzat
Mediat serbe pretendojnë se një "top zjarri" është lëshuar nga territori i Kosovës drejt Serbisë me parashutë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se pajisja është gjetur në zonën e Bërnjakut, ndërsa Policia e Kosovës i hodhi poshtë këto pretendime.
24 Gusht, 20:31 -
-
Kurti: 23 mbetjet mortore në Zubin Potok përkojnë me “grupin e intelektualëve”, identifikimi mund të zgjasë disa muaj
Kurti tha se gërmimet përfunduan me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore që vlerësohet se u përkasin së paku 23 njerëzve, të cilët dyshohet të jenë viktima të zhdukjes me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
24 Gusht, 17:03 -
Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi apel partive në Kosovë: Zgjidhni presidentin ose do të jeni në telashe të mëdha!
Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi u ka bërë thirrje partive në Kosovë që të zgjedhin presidentin, duke paralajmëruar “telashe të mëdha” nëse ngërçi politik vazhdon. Ndërkohë, PDK dhe Aleanca kërkuan vazhdimin e seancës konstituive, ndërsa kritikuan institucionet për bllokimin politik dhe problemet me tekstet shkollore.
24 Gusht, 14:57 -
Deklaroi se Ukraina nuk e njeh Kosovën, Kurti i përgjigjet Zelenskyt: Gabon, por solidariteti ynë nuk ka qenë kurrë transaksion
Kryeministri në detyrë tha se qëndrimi i Kievit për mosnjohjen e Kosovës nuk qëndron as para fakteve historike dhe as para të drejtës ndërkombëtare, por theksoi se mbështetja e Prishtinës për Ukrainën do të vazhdojë.
24 Gusht, 14:07 -
Përplasja për Rendin e Ri Botëror, nga “Lufta e Ujit” në Ibër te Krisja e Hegjemonisë me Iranin dhe Rusinë
Ambasadori Zef Mazi sjell për JavaNews.al një analizë të gjerë mbi zhvillimet më të fundit në rajon dhe në skenën ndërkombëtare, nga debati për devijimin e lumit Ibër dhe qëndrimi i Shqipërisë, te përshkallëzimi i tensioneve mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
24 Gusht, 11:34 -
Kosovë/ 26 vjeçari vret bashkëshorten 8 muajshe shtatzënë! Qëllon dhe veten por shpëton! Ishte kthyer nga Gjermania pas problemeve me shëndetin mendor (EMRAT)
Sipas Prokurorisë së Gjakovës, gjithçka nisi rreth orës 23:00, kur policia u njoftua për një plagosje me armë zjarri në fshatin Kërvasari. Në momentin që patrullat dhe ekipet e emergjencës hynë në banesë, gjetën çiftin të plagosur në dhomën e gjumit.
24 Gusht, 11:00 -
Kriza në Kosovë/ PDK nuk heq dorë, i dërgon sërish letër Deharit: Të hënën në 11:00 deputetët do të jenë në sallë
PDK i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.
23 Gusht, 22:55 -
Kur përfundon mandati i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Kosovës? Juristët në Prishtinë ndahen në dysh
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani dhe ish-gjyqtari Kadri Kryeziu thonë se afati nis nga e para me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. IKD mbron qëndrimin se ai përfundon më 5 tetor.
23 Gusht, 15:37