-
-
Përplasja te Parlamenti, Avokati i Popullit: Po hetojmë, dhuna nuk është mjet për zgjidhje
Sa i takon përplasjes së dhunshme mes banorëve dhe policisë sot para Kuvendit, Avokati i Popullit thekson se dhuna nuk është mjet për zgjidhje. Zgjidhja, sipas institucionit të Avokatit të Popullit, duhet të vijë përmes rrugës ligjore.
22 Nëntor 2018, 21:36 -
Plagosja e Ina Mukës, Rama e puth në ballë: Sot niset për Stamboll, i premtova një ndeshje basketbolli (VIDEO)
Rama thotë se i ka premtuar polices një ndeshje basketbolli sapo të marrë kontrollin e duarve të saj. Kryeministri thotë se Ina Muka është një oficere policie e cila ka hyrë në polici për të ushqyer një pasion.
22 Nëntor 2018, 21:21 -
Berisha duke pritur një arkivol!
Sali Berisha vazhdoi të mbetej i qartë. Atij sot nuk i duhej asgjë më shumë, se sa një vatër gjaku, që të mbajë ndezur betejën e tij. Kur të gjithë reaguan solidarë me Inën e plagosur, ai e sulmoi atë me fjalor shtazarak, duke e quajtur “ndrikull” dhe duke e kërcënuar haptazi, se do t’ia prisnin dhe gishtat e tjerë.
22 Nëntor 2018, 19:49 -
Profili i Ina Nukës, policja që humbi gishtat nga militantët e PD jeton me qira, ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera
E reja nga qyteti i vogël i Peqinit, që ndoqi ëndrrën e saj për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit, prej gjashtë muajsh ishte transferuar në repartin “Shqiponja”, ku vendosi të jepte kontributin e saj. Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Kolegët e saj të Forcave të Posaçme “Shqiponjat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e tregojnë si një vajzë të shkëlqyer, e përkushtuar dhe me ëndrra për të ardhmen.
22 Nëntor 2018, 19:20 -
Protesta e dhunshme para Kuvendit, reagon Prokuroria: Po identifikojmë organizatorët, sonte priten arrestime
Në deklaratën e prokurorisë theksohet se po hetohen organizatorët e protestës për plagosje të rëndë me dashje, grumbullim dhe tubim të paligjshëm, kundërshtim të forcave të rendit e prishje të qetësisë publike.
22 Nëntor 2018, 19:14 -
Gafa e fundit e Berishës, shan policen e plagosur, por del blof dhe fshin statusin, komentuesi e 'masakron' (FOTO)
Berisha e ka quajtur “policen” e plagosur ‘ndrikull’, që sipas tij nuk ka humbur 4 gishta, por thjesht i është dëmtuar gishti i njërës dorë. Një komentues i thotë ish-kryeministrit se epiteti ndrikull është i turpshëm për një ish-kryeministër dhe kryetar shteti.
22 Nëntor 2018, 19:09 -
Report Tv siguron foton, policja e plagosur Ina Muka e shtrirë në spitalin e Traumës, dëmtime edhe në fytyrë
Ina Muka u plagos rëndë ditën e sotme në protestën para Kuvendit. "Shqiptarja.com" siguron foton e efektives 24-vjeçare të "Shqiponjave" në shtratin e spitalit të Traumës. Policja e cila ka humbur dy gishta nga shpërthimi i kapsollës së hedhur nga militantët e PD, duket e fashuar në të dyja duart, ndërsa plagë ka marrë edhe në pjesën e fytyrës.
22 Nëntor 2018, 18:50 -
-
-
Protesta përpara Kuvendit, Meta: Dënoj aktet e dhunshme, palët të distancohen dhe të rivendosin dialogun
Në një reagim të shpërndarë për mediat, presidenti tha se “po ndjek me shqetësim dhe vëmendje zhvillimet e protestës së zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë nga qytetarët e prekur nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re në Tiranë”.
22 Nëntor 2018, 16:20 -
Dhuna në protestë/ Veliaj: Tirana e ndershme në mbështetje të policisë së shtetit, vendi nuk kthehet më në kohën e Saliut
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për efektivët e policisë së shtetit që mbetën të plagosur ditën e sotme gjatë protestës së zhvilluar nga banorët e Astirit, përpara Parlamentit.Veliaj përmes një postimi në faqen e Twitter-it shprehet se gjithë Tirana e drejtë dhe e ndershme mbështet Policinë e Shtetit, sipas tij vendi nuk kthehet më në kohën e Saliut.
22 Nëntor 2018, 12:53
