-
FMN: Ekonomia shqiptare po rritet, por ka shumë sfida! Kritika për ‘paqen fiskale’ e bonuset mujore për pensionistët
Pas misionit dy javor në Shqipëri, Fondi Monetar Ndërkombëtar evidenton disa prej sfidave që mund të cenojnë rritjen ekonomike të vendit, që aktualisht është më e larta në rajon. FMN deklaron se Shqipëria po përballet me rënie të popullsisë, produktivitet të ulët dhe rrezik për rritje të emigrimit. Ndërsa është shprehur skeptike për dy nismat e qeverisë, ‘Paqen fiskale’ dhe bonuset mujore për pensionistët.
20 Nëntor 2025, 16:31 -
A do zgjatet afati për koncesionet në Shëndetësi? Ministri Malaj për Report Tv: Nuk kemi kërkesë nga ministritë e linjës
Ministri Petrit Malaj u pyet nga Report Tv nëse do të zgjatet afati për koncesionet në Shëndetësi. Afati i tyre është deri në vitin 2026, ndërsa ministri Malaj i tha gazetares Eliza Gjediku se nuk ka asnjë kërkesë ng
14 Nëntor 2025, 13:02 -
Ministri i Malaj shpjegon pse u vendos të jepen bonuse mujore për pensionistët
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka shpjeguar për Report Tv se përse u vendos që të jepen bonuse mujore për pensionistët. Malaj tha për gazetaren Eliza Gjediku se qeveria shqiptare është në proces të ristrukturimit të skemës së pensioneve, me synimin që ajo të bëhet më e qëndrueshme dhe t
14 Nëntor 2025, 12:57 -
Paqja fiskale, FMN për Report Tv: Mund të minojë punën e bërë me drejtësinë dhe administrimin e tatimeve
Anke Weber, drejtuesja e misionit të FMN-së në Tiranë komentoi paqen fiskale. E pyetur nga gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku, Weber tha se qeveria ka bërë përparim në forcimin administrativ të të ardhurave. Por, ajo paralajmëroi se disa prej elementëve të propozuar
14 Nëntor 2025, 12:50 -
FMN: Shqipëria një nga vendet më rritjen më të lartë ekonomike në Europë! Të rriten të ardhurat tatimore, çoni para reformën për taksën e pronës
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se Shqipëria është nëj ndër vendet me rritjen më të lartë ekonomike në Europë. Anke Weber, drejtuesja e misionit të FMN-së në Tiranë nënvizoi se FMN parashikon një rritje të PBB prej 3.6% në vitin 2026, e nxitur nga shpenzimet e
14 Nëntor 2025, 12:42 -
FMN: Kujdes me ‘Paqen fiskale’, minon progresin me të ardhurat! Malaj: Ekonomia u rrit me 3.6% në 6 muajt e parë të vitit
Teksa vlerësoi ecurinë e deritanishme të ekonomisë shqiptare, në konferencë me Ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, shefja e misionit të FMN-së, tha se “Paqja Fiskale” mund të minojë progresin e bërë deri më tani me administrimin tatimor dhe me drejtësinë.
14 Nëntor 2025, 12:35 -
FMN dhe BQE: Pavarësia dhe qëndrueshmëria e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar
Kristalina Georgieva, Drejtore e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), përfaqësueset e dy institucioneve të rëndësishme të financave ndërkombëtare vënë theksin në rëndësinë e pavarësisë së bankës qëndrore dhe qëndrueshmërisë institucionale.
12 Nëntor 2025, 18:03 -
Misioni i FMN në takim me guvernatorin Sejko: Regjimi i lirë i kursit të këmbimit zgjidhja e duhur për Shqipërinë
Diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e financiare në vend, dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë; si dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar dhe stabilitetit financiar të vendit.
4 Nëntor 2025, 15:41 -
-
FMN ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2025-n, e çon në 3.4%
Sipas raportit më të fundit të Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit, të sapopublikuar, ekonomia shqiptare parashikohet të zgjerohet me 3.4%, nga 3.8% që ishte pritshmëria në raportin e pranverës.
14 Tetor 2025, 16:54 -
FMN: Zbatimi efikas i reformave mund të rrisë me 9% PBB -në e Shqipërisë në periudhën afatmesme
Fondi vuri në dukje se Shqipëria duhet të rrisë më tej efikasitetin e shpenzimeve publike dhe forcimin e menaxhimit të investimeve. Përmirësimi i performancës së ndërmarrjeve shtetërore dhe transparenca fiskale janë pjesë e reformave të domosdoshme.
20 Gusht 2025, 13:53 -
Mbledhjet e FMN e BB, Sejko: Tarifat doganore të SHBA ndikim të tërthortë në Shqipëri, por mund të rrisin çmimet e godasin tregtinë
Takimi mblodhi së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse.
27 Qershor 2025, 14:08 -
FMN e Banka Botërore vlerësojnë ekonominë, Sejko: Rritja pritet të vijojë në nivelin 3.5 - 4 për qind
Në datat 21 - 26 prill 2025, në Uashington, u zhvilluan Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore. Banka e Shqipërisë u përfaqësua në këto takime me një delegacion të nivelit të lartë, të kryesuar nga Guvernatori, Gent Sejko.
27 Prill 2025, 13:35 -
FMN më optimiste: Ekonomia shqiptare do rritet me 3.8%, ajo globale do ngadalësohet prej tarifave
FMN ka ulur pritshmëritë për rritjen globale të ekonomisë për shkak të luftës tregtare të nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ekonomia e botës thotë FMN do të rritet me 2.8% këtë vit ose 0.5% më pak se parashikimi i janarit.
23 Prill 2025, 16:57 -
FMN: Sektori bankar në Shqipëri është transformuar! Ulja e kredive të këqija nga 25 në 5% forcoi bankat! Zhvlerësimi i valutave, shkak kryesor bumi turistik
Ulja e kredive me probleme nga 25% në 5% brenda një dekade e ka forcuar edhe më shumë sektorin bankar në vend. Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit thotë se sektori bankar në Shqipëri është transformuar dhe ka përballuar me sukses të gjitha goditjet e viteve të fundit. Sa i takon zhvlerësimit të valutave FMN thotë se shkaku kryesor është bumi turistik.
16 Prill 2025, 10:00 -
FMN në Bankën e Shqipërisë: Monitoroni kursin e këmbimit dhe inflacionin! Sejko: Ulëm interesat e kredisë konsumatore
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë priti në takim drejtorin e FMN për Shqipërinë me të cilin diskutoi për ekonominë, inflacionin apo anëtarësimin në SEPA. FMN kërkon që Banka të vijojë të monitorojë kursin e këmbimit dhe inflacionin, ndërsa Sejko e njohu me masat e marra për të ulur interesat për kreditë konsumatore.
26 Shkurt 2025, 17:30 -
FMN ngre alarmin për pensionet në vend, Fatos Çoçoli: Skema e tanishme duhet reformuar! Qeveria t'i përgjigjet shqetësimit! Gajo: Nuk mjafton rritja e pagës minimale
Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti alarmin për skemën e pensioneve në Shqipëri, nisur nga fenomeni nëndeklarimit të pagave. Fatos Çoçoli shprehet se ky shqetësim i FMN është i drejtë dhe se qeveria duhet të përgjigjet me një reformë të denjë pensionesh. Ndërsa eksperti Albert Gajo mendon se qeveria shqiptare e ka më të lehtë se në vende të tjera të ndërmarrë një reformë pensionesh, pasi nuk ka përballë sindikatat.
30 Janar 2025, 19:49 -
Nëndeklarimi i pagave! FMN ‘ngre’ alarmin: Duhet reformë ambicioze për të shpëtuar pensionet
Skema e pensioneve ka nevojë për një reformim të thellë. Ky është qëndrimi i FMN, pasi paralajmëron që do të thellohet deficiti i saj për shkak të uljes së lindshmërisë dhe plakjes së popullsisë. FMN i sugjeron qeverisë të marrë masa për të rritur pensionet përmes skemave sociale, dhe jo duke u bazuar vetëm në shpërblime.
29 Janar 2025, 15:35 -
Raporti i FMN, Tabaku: Sistemi i kapur, u shërben oligarkëve dhe të privilegjuarve! Ekonomia po rëndon xhepin e familjeve shqiptare, ja 3 propozimet tona
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar për raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, teksa vë në dukje se ekonomia po rëndon xhepat e shqiptarëve, me çmime të papërballueshme dhe në rritje çdo ditë, kurse pagat dhe pensionet mbeten në vend
28 Janar 2025, 12:48 -
Raporti i FMN-së për ekonominë e Shqipërisë, eksperti Gjokutaj: Plakja e popullsisë, sfidë afatgjatë! Po humbasim agro-kulturën
Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj foli në Report Tv, lidhur me raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, e cila shprehet për një ekonomi të fortë të Shqipërisë, por sfidë mbeten emigracioni dhe plakja e popullsisë.
28 Janar 2025, 12:27