'Unaza e Re'/ Basha në protestë me banorët: Rama do mbajë përgjegjësi ligjore, anulojmë koncesionet

TIRANË - Në ditën e 49-të të protestës banorët e "Unazës së Re" të veshur me jelekë portokalli kanë bllokuar sërish rrugën. Në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha si dhe deputetë të tjerë të opozitës. Basha denoncoi sërish për një aferë 60 milionë euro, duke shtuar se plani i zonës së "Astirit" u devijua për të mbrojtur kompleksin e Edmond Begos, një biznesmen i akuzuar për trafik droge që sipas demokratëve ka miqësi me Taulant Ballën. Ndryshimi i projektit, tha Basha, bëri që të preken banesat e qytetarëve. Basha shkoi edhe më tej kur deklaroi se kryeministri Edi Rama do mbajë përgjegjësi ligjore, ndërsa paralajmëroi se kur PD të vijë në pushtet do anulojë koncesionet. 

Një gjë është e sigurt, afera e Unazës ka vënë në lëvizje edhe drejtësinë amerikane. Një gjë tjetër është e sigurt që kjo aferë nuk mund të ndodhte me vendimin e vetëm Afrim Qendros, as me vetëm vendimin e Damian Gjiknurit. Kjo mund të ndodhë vetëm me investimin e një njeriu, që të gjithë shqiptarët e dinë. Edi Rama do mbajë përgjegjësi para ligjit, koncesionet do anulohen dhe paratë do t'u kthehen shqiptarëve. 

Lulzim Basha, kryetar i PD

Nga ana tjetër Basha ka shmangur komentet lidhur me akuzat sa i takon lejes që ai i ka dhënë vetes kur ishte kryetar bashkie për ndërtimin e katit të 13-të te apartamenti ku banon, në konflikt të hapur interesi (Lexo këtu). Një ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Basha nuk ka paguar as taksat për shtesën që ka bërë mbi pallat, ndërsa paralajmëroi se të hënën do t'i shkojë gjoba,. por edhe vendimi për prishjen e shtesës (Lexo këtu). 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet