-
Prej 6 ditësh, aksi Librazhd-Prrenjas, që lidh Juglindjen me Tiranën, mbetet i bllokuar pas shembjes masive. ARRSH ka marrë si vendim ndërtimin e një rruge provizore rreth 1.3 kilometra buzë Shkumbinit me qëllim zgjidhjen provizore të qarkullimit
26 Shkurt, 09:34 -
Digjet 'Range Rover' i ish-policit në Pogradec, dyshohet i qëllimshëm! I arrestuar për trafik emigrantësh dhe rrahjen e efektivit (EMRI+FOTO)
26 Shkurt, 08:04Mësohet se automjeti i përfshirë nga flakët është në pronësi të ish-policit Erjon Maxhari. Ky i fundit ka precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme.
-
-
‘Lumi Shkumbin po shkatërrohet’, eksperti për Report Tv: Inertet e marra mund të mbushin 400 pishina olimpike, rruga në Librazhd u dëmtua nga gërryerja!
25 Shkurt, 18:28Lejet e dhëna për shfrytëzimin e materialeve inerte në basenin e Shkumbinit lidhen drejtpërdrejt me situatën e rrugës Librazhd-Prrenjas që prej 5 ditësh ka izoluar juglindjen, thotë gjeologu Arlis Arlikaj. Inxhinieri shpjegon se marrja e inerteve ka bërë që lumi të gërryejë shtratin e vet duke shkaktuar prishjen e rrugës.
-
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas shqetëson bizneset, Muço për Report Tv: Produktet mungojnë, rriten kostot! Alternativa janë furnizimet nga RMV e Greqia
25 Shkurt, 18:04Rruga e shembur në Librazhd nuk po shton vetëm koston e kohës për qytetarët. Bujar Muço nga Shoqata e Biznesit të Vogël në Korçë, shpjegon se do të krijohet një ngërç për lëvizjen e mallrave nga dhe drejt qytetit. Kjo do të rrisë direkt koston e tyre për konsumatorët dhe bizneset, ndërsa rrugë alternative për furnizimin do të jenë RMV e Greqia.
-
Aksident në Korçë, ‘Benzi’ përplas këmbësoren në vijat e bardha! E moshuara niset me urgjencë drejt spitalit
25 Shkurt, 17:06Një automjet tip 'Benz' ka përpasur një këmbësore në vijat e bardha në Korçë, duke e lënë të plagosur.
-
-
Shërbente si rrugë alternative pas bllokimit te 'Arra e Gurrës', vështirësohet qarkullimi i mjeteve në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh
25 Shkurt, 16:51Lëvizja e mjeteve po bëhet e ngadalësuar, ndërsa në këtë segment sapo ka mbërritur policia e qarkullimit të Korçës për të bërë hapjen totale të rrugës.
-
-
-
-
Shembja e rrugës, rritet me 300 lekë çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë
25 Shkurt, 11:18Rruga e shembur në Librazhd po shton koston për qytetarët e Korçës. Çmimi i biletës së autobusit është rritur me 300 lekë për shkak se linjat e transportit tashmë janë devijuar në segmentin rrugor Gramsh-Maliq.
-
Juglindja 5 ditë në izolim/ ARRSH shemb urën në Librazhd, ‘rikthen’ Shkumbin në shtrat! Do të ndërtohet rruga provizore, s'ka afat për hapjen (VIDEO)
25 Shkurt, 09:52ARRSH ka marrë si vendim ndërtimin e një rruge provizore rreth 1.3 kilometra buzë Shkumbinit me qëllim zgjidhjen provizore të qarkullimit. Shkak për shembjen e rrugës është bërë erozioni i vazhdueshëm në zonë.
-
-
-
-
-
-
Çarje në pjesën anësore të rrugës Boboshticë-Dardhë, kufizohet lëvizja e mjeteve në një korsi (VIDEO)
24 Shkurt, 13:16Në segmentin Boboshticë–Dardhë është evidentuar një çarje në pjesën anësore të rrugës, që kufizon lëvizjen e drejtuesve të mjeteve në një korsi.
-
I bllokuar prej 3 ditësh, kamionisti turk improvizion kuzhinën në Qafë Thanë: Na mbaroi buka dhe uji, sot është vakti i fundit (VIDEO)
24 Shkurt, 12:12Pas bllokimit në pikën doganore të Qafë Thanës, një prej kamionistëve turq është parë duke gatuar pranë mjetit të tij, mes kamionëve të rreshtuar, duke u përpjekur të sigurojë një vakt të ngrohtë pas orëve të gjata të pritjes.