-
SKEDA/ Saga e hakmarrjes së përgjakshme mes fiseve Bajri e Lici në Shkodër! Nisi me një moto-bombë në 2018-n! SPAK ‘mori në dorë’ dosjen
Gjykatat dhe SPAK kanë ende në duar dosje të hapura për ngjarje të pazbardhura, ndërsa në kryeqendrën e veriut vijojnë të shtohen atentatet ndaj anëtarëve të dy grupeve duke shënuar viktimat.
9 Shtator 2025, 16:54 -
2 masakra brenda 1 viti! ‘Hijet’ e Dobraçit pas atentatit në Shkodër! Shënjestrat shpëtuan
Hetuesit ende nuk kanë një pistë të qartë mbi motivin e atentatit në Shkodër. Megjithatë, hije dyshimi ka se mund të kemi të bëjmë me hakmarrje për masakrën e Dobraçit në 2024-shin, ku u vranë 4 persona, por shpëtoi shënjestra, Ibrahim Lici, armik i Bajrave. Edhe shënjestra e atentatit të sotëm në lokal shpëtoi, Erogen Brajoviç, pjesë e grupit të Bajrave.
8 Shtator 2025, 17:57 -
Masakra me 4 të vdekur në Dobraç/ Lirohet nga qelia Gjuljo Vuksani, dyshohet se u siguroi makinën autorëve! Vendimi nga GJKKO me kërkesë të SPAK
Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për Gjuljo Vuksani personi i vetëm që mbahej i arrestuar për masakrën e Dobraçit, nën dyshimin se ai siguroi automjetin tip Range Rover që u përdor nga autorët për të vrarë dy të rinj.
16 Maj 2025, 12:31 -
Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali ankimojnë masën e arrestit të GJKKO, Apeli e regjistron! Ja gjyqtarja që do vendosë
Apeli i GJKKO regjistron ankimimin e Safet Bajrit (Rustemit), Behar Bajrit dhe ish-kampionit të boksit, Astmer Bilali, të cilët kërkojnë lirimin pas arrestimit me urdhër të SPAK dhe rrëzimin e masës së sigurisë së dhënë nga shkalla e parë më 17 dhe 25 mars të këtij viti. Akuzohen se vranë Licin në Shkodër, më 10 gusht 2018
13 Mars 2025, 15:41 -
Safet Bajri lihet në burg, mohon të ketë lidhje me vrasjen e xhaxhait të Licit! Avokati: Dha analizën e ADN! I komunikohet masa edhe Behar Bajrit e Astmer Bilalit (VENDIMI)
Safet Bajri, i arrestuar me urdhër të SPAK, doli sot para GJKKO për verifikimin e masës 'arrest me burg'. Në seancën që zgjati rreth 1 orë, gjyqtarja Etleva Deda la në fuqi masat për të, Behar Bajrin e Astmer Bilalin. Ja 3 akuzat e rënda ndaj tyre. I merret kampioni për analizë ADN-je. Avokati i Bajrit: Dëshmoi se po të isht për të ikur, s'do e kishin kapur kurrë, u dorëzua vetë! E ka mohuar akuzën
24 Shkurt 2025, 07:46 -
SPAK: Bajrat grup kriminal! Safet Bajri të hënën në GJKKO për vrasjen e xhaxhait të Ibrahim Licit, do t'i merret kampion ADN-je
I arrestuar me urdhër të SPAK një ditë më parë, Safet Bajri del të hënën para gjykatës për masën e sigurisë. Ai akuzohet se bashkë me Behar Bajrin e Astmer Bilalin, organizuan dhe vranë 7 vite më parë xhaxhain e rivalit të tyre në Shkodër Ibrahim Lici, të cilin e akuzonin për vrasjen e një anëtari të grupit. Gjykata ka miratuar edhe kryerjen e analizës së AND-së për Safet Bajrin
22 Shkurt 2025, 12:22 -
SKEDA/ Saga e hakmarrjes së përgjakshme Bajri-Lici që nga 2018! Si nisi me një moto-bombë, 12 vrarë dhe 2 të zhdukur në shtatë vite
Seritë e konflikteve mes bandave në këtë qytet kanë prodhuar që nga 2018 të paktën 12 të vrarë dhe 2 të zhdukur pa gjurmë deri tani, si dhe dhjetëra atentate. Masakra e fundit e Dobraçit me 4 të vrarë, ku humbën jetën edhe një çift bashkëshortësh të pafajshëm, duket se 'derdhi kupën' dhe bëri strukturat shtetërore të shkundeshin
21 Shkurt 2025, 16:17 -
Zbardhen detaje nga operacioni i RENEA-s me urdhër të SPAK në Shkodër
Zbardhen detaje nga operacioni i forcave RENEA me urdhër të SPAK në Shkodër.Operacioni është zhvilluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rranxë të Bushatit më 23 Gusht 2024, ku u godit me armë autmojeti i blinduar &am
18 Shkurt 2025, 11:21 -
Masakra e Dobraçit! Renea 'zbarkon' në Shkodër, janë lëshuar 5 masa arresti, kryhen kontrolle në banesa
Forcat RENEA prej orës 05.00 të mëngjesit të sotëm (18 shkurt) kanë nisur një operacion të gjerë në lagjen Dobraç të Shkodrës, në kuadër të hetimeve për masakrën e 30 tetorit
18 Shkurt 2025, 09:12 -
RENEA zbarkon në Shkodër me urdhër të SPAK! Përplasja me armë në Bushat e Masakra e Dobraçit, dy krime ende pa autor! Kontrolle në banesa
Forcat Speciale RENEA mësyn Shkodrën mëngjesin e sotëm (18 shkurt 2025) për një operacioni kontrolli në kuadër të hetimeve për zbulimin dhe arrestimin e autorëve të masakrës me 4 viktima të ndodhur më 30 tetor 2024. Kontrolle në Dobraç, zona e njohur si lagja e fisit Bajri.
18 Shkurt 2025, 07:52 -
Masakra me 4 të vrarë në Shkodër/ Gjykata e Apelit heq masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët! Do hetohen në gjendje të lirë me 'detyrim paraqitje'
Gjykata e Apelit ka hequr masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët e “Shqiponjave” në Shkodër, të cilët dyshohet se nuk ndaluan personin e paidentifikuar ( i dyshuar Ibrahim Lici) që ishte pjesë e masakrës së 30 tetorit 2024 me 4 viktima, mes tyre 2 qytetarë të pafajshëm.
30 Dhjetor 2024, 16:12 -
'Masakra e Shkodrës me 4 të vrarë, pranga personit që vodhi 'Range Rover-in' e autorëve! Arrestimi u mbajt i fshehtë disa ditë, por s'pranoi të bashkëpunonte
Arrestimi i tij është mbajtur i fshehtë nga grupi hetimor me pretendimin mund t'i ndihmojë ata në zbardhjen e vrasjes. Autori i vjedhjes së makinës është marrë disa herë në pyetje për të treguar nëse ka djeni për rrethanat e vrasjes në Dobraç, por në asnjë moment ka pranuar të japë deklarime.
26 Nëntor 2024, 10:10 -
Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e policëve: S’e njohëm personin e 3 nëse ishte Ibrahim Lici! Gjykata i liron nga qelia, pezullohen nga detyra
Policët kanë pretenduar në gjykatë se kur shkuan në vendin e ngjarjes ishte kaos dhe ishin rreth 50 persona. Për personin e tretë që dyshohet se ka qenë Ibrahim Lici, ata thonë se nuk e kanë njohur nëse ka qenë ai apo dikush tjetër.
22 Nëntor 2024, 13:12 -
Atentati me 4 të vrarë në Shkodër, arrestohen 4 policë! Nuk shoqëruan për identifikim personin e tretë në makinë, akuzohen për 'shpërdorim detyre' (EMRAT)
Dy policë patrulle dhe 2 të Shqiponjave në Shkodër u arrestuan nga AMP për atentatin me 4 viktima në Dobraç, pasi dyshohen se nuk siguruan vendin e ngjarjes për shoqërimin e personave për verifikim. Hetimi erdhi pas publikimit të një video ku shfaqet një person i tretë me viktimat që dyshohet të jetë Ibrahim Lici
20 Nëntor 2024, 14:24 -
Atentati në Shkodër: Hoxha në Report Tv: Personi i 3 në makinë është Ibrahim Lici, policët e lanë të largohet! Softa: Kanë skema të njëjta, ja pse dështoi policia
‘Personi i 3 që ka qenë në makinë në momentin që u qëllua makina me të cilin udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, në Dobraç është Ibrahim Lici’. Kështu është shprehur gazetari Poli Hoxha, i cili ndër të tjera tha se për këtë arsye janë duke u hetuar edhe efektivët e policisë të cilët sipas tij e kanë lejuar atë që të largohet nga vendi ku ndodhi ngjarja.
12 Nëntor 2024, 19:02 -
Atentati në Shkodër, Dervishi në Report Tv: Ditën e ngjarjes kryepolici i Shkodrës ishte në Tiranë për të dhënë dorëheqjen
Sipas Dervishit, ditën që ndodhi atentati, drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka qenë në Tiranë për të paraqitur dorëheqjen, por është kthyer sapo është njoftuar për masakrën.
12 Nëntor 2024, 18:58 -
Masakra me 4 të vrarë, dyshohet se policët e Shkodrës lanë të ikte personin e tretë! AMP i kallëzon për shpërdorim detyre
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë lokale atje për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç.
12 Nëntor 2024, 13:40 -
Masakra e Dobraçit me 4 viktima, çështja i kalon për hetim SPAK-ut! Prokuroria e Shkodrës shpall moskompetencën
Masakra e Dobracit me 4 viktima, prokuroria e Shkodres shpall moskompetencën dhe kalon për hetim ne SPAK. Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër penale që është kompetencë e SPAK.
11 Nëntor 2024, 10:25 -
Flamur Vezaj: Shteti ra në Shkodër! SPAK-u, BKH-ja, SHISH-I, prokuroria e Shkodrës dhe Policia dështuan (FOTO)
Policia dështoi përsëri për të parandaluar një ngjarje të rëndë si ajo e Shkodrës. Këtu nuk dështoi vetëm policia, por edhe SHISH, prokuroria e Shkodrës, si dhe prokurorët milionerë të SPAK-ut bashkë me agjentët e BKH-së! Të gjithë dështuat në Shkodër! Pranojeni! Shteti u dorëzua përsëri para “bandave”!
9 Nëntor 2024, 14:20 -
Atentati në Shkodër/ Personi i tretë dyshohet Ibrahim Lici, mund të jetë qëlluar me 2 plumba! U mjekua në jug? Kontrolle në klinikat private në Vlorë e Fier
I treti që shpëtoi në masakrën e Dobraçit, që dyshohet se është Ibrahim Lici mund të jetë dërguar për mjekim në jug të vendit, pasi hetuesit dyshojnë se mori të paktën 2 plumba. Kontrollet në Vlorë e Fier nuk rezultuan të suksesshme. Grupi hetimor vijon hetimin për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa tregohet i rezervuar për detaje.
8 Nëntor 2024, 12:47
