-
SHBA kërkon ndarje të informacioneve mbi koronavirusin, Pompeo: Shpresojmë transparencën e qeverisë kineze
Me shumë pyetje që mbeten ende rreth koronavirusit që po përhapet me shpejtësi, Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo ka kërkuar një ndarje të të dhënave të arrira deri tani për kërkimet mbi virusin. "Shpërthimi i Covd-19 tashmë ishte një problem i shkallës globale", është shprehur Pompeo, duke kërkuar bashkëpunimin e qeverisë kineze.
19 Shkurt 2020, 05:11 -
Shënohet viktima i dytë nga koronavirusi në Hong Kong
Një tjetër person ka ndërruar jetë nga koronavirusi në qendrën gjysmëautomune financiare kineze të Hong Kongut. Rasti shënon viktimën e dytë në Hong Kong dhe të 6-tën në rang global pasi 4 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 jashtë Kinës, në Tajvan,Filipine, Japoni dhe Francë.
19 Shkurt 2020, 05:00 -
Japonia largon nga anija Diamond Princess pasagjerët e infektuar, ja si do të procedohet
Pasagjerët në anijen e lundrimit të Diamond Princess, të ankoruar në portin Yokohama të Japonisë do të largohen nga anija duke filluar që nga dita e nesërme, tha Ministri Japonez i Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies.
19 Shkurt 2020, 04:42 -
Frika nga koronavirusi, përfundon karantina për qindra persona të bllokuar në dy bazat e Kalifornisë
Përfundon karantinimi 14 ditor i dy grupeve të njerëzve, të kthyer kohët e fundit nga Wuhan, në bazat e Kalifornisë. CDC ka bërë me dije se personat e dalë nga karantina janë "pastruar mjekësisht" dhe nuk përbëjnë rrezik për komunitetet ku do të kthehen.
19 Shkurt 2020, 04:26 -
OBSH paralajmëron shkallë të ulët fatalitetesh në të ardhen, ja arsyet
Ndërsa numri i vdekjeve nga Covid-19 ka shkuar mbi 2 mijë persona, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH, Mike Ryan, shprehet se numrat që sugjerojnë se niveli i vdekjeve nga koronavirusi mund të jetë më i lartë brenda Wuhan dhe të ulët diku tjetër mund të reflektojnë presion "të fortë" mbi sistemin e kujdesit shëndetësor atje”. Sipas Rayan, numri i fataliteteve pritet të vij duke rënë në të ardhmen për shkak të kushteve të mira të trajtimit të pacientëve, por edhe rasteve të lehta.
19 Shkurt 2020, 04:06 -
Po lulëzon apo po bie vallë Perëndimi?/ Përplasjet SHBA-BE mbi gjendjen e aleancës transatlantike
A po lulëzon apo po bie Perëndimi? Kjo ishte një ndër tezat kryesore për të cilën u diskutua në Konferencën e Munihut për Sigurinë, e cila ka sjellë një mosmarrëveshje midis aleatëve perëndimorë mbi atë se cili është saktësisht kërcënimi më i madh për demokracinë perëndimore. Ndërsa, evropianët akuzuan Uashingtonin për ‘kundërshtim të idesë së një komuniteti ndërkombëtar’, Shtetet e Bashkuara thanë se aleanca është në gjendje të mirë dhe se "Perëndimi po fiton". Por, a po fiton vallë?
18 Shkurt 2020, 05:50 -
Huawei vë në rrezik shkëmbimet e informacionit SHBA – Britani
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka zhvilluar një takim me kryeministrin britanik Boris Johnson, ku ndër të tjera u diskutua edhe rëndësia e ruajtjes së integritetit të rrjeteve të komunikacionit. Sekretari Pomepo ka kritikuar vendimin e Britanisë për të lejuar kompaninë kineze Huawei të ndërtojë pjesë të rrjetit 5G të vendit. Gjatë udhëtimit drejt Londrës, Sekretari Pompeo e quajti kompaninë një “zgjatim të partisë komuniste të Kinës”.
31 Janar 2020, 05:57 -
-
-
-
-
-
-
Clinton i bën thirrje Mike Pompeo të ndalojë ‘spastrimin’ e Departamentit të Shtetit
Ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, i ka bërë thirrje Mike Pompeo, zgjedhjes së Presidentit Trump për të drejtuar Departamentin e Shtetit, për të mbajtur zyrtarë të lartë të karrierës, për të trajtuar krizat globale nëse do të konfirmohet.
12 Prill 2018, 03:33
