-
Raporti ekskluziv/ Djali i ish-gjyqtares së Tiranës Mimoza Brahimi trafikant droge në Itali, i dënuar edhe për plagosje të rëndë me dashje, magjistratja makinë 42.7 mijë euro
Mimoza Brahimi dha dorëheqjen nga funksioni i gjyqtares së Tiranës vitin e kaluar duke shmangur përballjen me Vetingun, i biri i dënuar me 3 vite burg në Itali për trafik droge dhe më 8 muaj burg në Shqipëri për plagosje të rëndë
2 Qershor 2022, 13:14 -
Komisioni i Rithemelimit kallëzon kreun e Gjykatës Tiranë, Flamur Kapllanin
Komisioni i Rithemelimit kallëzon kreun e Gjykatës Tiranë, Flamur Kapllanin dhe kancelarin, Donald Xhelili. Kallëzimi u bë pasi nuk iu është dhënë vendimi i zbardhur i Blerina Muçës për të bërë palë Alibeajn.
19 Maj 2022, 15:07 -
Safet Bajri, 'i forti' i Shkodrës kërkon lirinë nga qelia: Nuk bëj më krime, do të respektoj ligjin
I dënuar nga Belgjika me 6 vite si pjesë e narkotrafikut, dënim të cilin po e kryen në Tiranë Safet Bajri, kërkon lirinë në gjykatë! ReportTv mëson se pak javë më parë në dyert e gjykatës së Tiranës Safet Bajri, pjesë e grupit kriminal Bajri, ka kërkuar lirimin me kusht duke garantuat drejtësinë se nuk do të përfshihet më në krime.
15 Maj 2022, 09:47 -
Përplasi foshnjën dhe prindërit e saj te Rruga Kavajës, lihet në burg shoferi! Avokati: Kërkova masë më të butë, s'ka rrezik të prishë provat! Ka 3 fëmijë të mitur
Gjykata e Tiranës la në arrest me burg shoferin e makinës që përplasi ciftin e bashkëshortëve dhe foshnjen e tyre në rrugën e Kavajës, duke i lënë të palgosur. Togat e zeza rrëzuan kërkesën e avokatit për masë më të butë, duke mos u lëkunduar as përballë faktit që 39-vjeçari Ajasa Sulejmani, ka 3 fëmijë të mitur.
12 Maj 2022, 10:31 -
Njohu si palë Alibeajn në ankimin për vendimin e gjyqtarit Zhukri, ‘Rithemelimi’ i Berishës kërkon shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça! Kërkesë për ILD dhe KPK
Njohu si palë Alibeajn në ankimin për vendimin e gjyqtarit Zhukri, ‘Rithemelimi’ i Berishës kërkon shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça. Kërkesa i është dërguar Artur Metanit, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, si dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, drejtueses Pamela Qirko.
10 Maj 2022, 16:32 -
-
Vodhi 100 mijë lekë në market, Gjykata e Tiranës lë në burg Elis Suçin, i dyshuar si vrasës me pagesë: E bëra për fëmijën tim të vogël
Në marrjen në pyetje Elis Suçi pranoi autorësinë e vjedhjes, ndërsa pretendoi se e ka bërë prej fëmijës së tij të mitur. Ndërkohë, në vazhdim pritet që Gjykata e Tiranës t'i komunikoj edhe masën e sigurisë sa i përket të shtënave me armë gjatë tentativës së policisë për ta arrestuar në datën 3 mars të këtij viti pranë gjimnazit "Ibrahim Rugova" grabitjes së 1 milion lekëve të reja në pikën e Postës Shqiptare në Kamëz.
23 Prill 2022, 11:32 -
Dosja e gjyqtares Fida Osmani, porositi 3 shtëpi te kompania që i gjykonte çështjet, nuk deklaroi zyra e transaksione! Dyshime se burri i saj fshehu një vilë! Bëri gjyqe në avion
Komisioni i Vetingut prezanton dosjen e hetimit të gjyqtares së Tiranës Fida Osmani. Nuk justifikon pasuritë me para të ligjshme. Porositi 3 apartamente te kompania e ndërtimit që i gjykonte çështjet. Bashkëshorti Kujtim Osmani transaksione mijëra euro që nuk u deklaruan nga gjyqtarja në ILDKP. Një histori kur ishte vetë notere dhe vetë palë për shitjen e një banese. I biri nuk justifikon makinën
22 Prill 2022, 16:37 -
Bllokoi llogaritë bankare të familjarëve të një personi që kishte për shkak të kredisë, lirohet përmbaruesi Fatos Alimadhi! Gjykata: Prokuroria të hetojë skemën
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka liruar nga qelia përmbaruesin Fatos Alimadhi. Përmbaruesi Alimadhi u arrestua dy ditë më parë, pas kallëzimit të një shtetaseje për bllokimin e llogarisë bankare padrejtësisht.
17 Prill 2022, 11:38 -
Kryegjyqtari i Tiranës Petrit Çomo refuzoi dorëheqjen e Agron Zhukrit nga çështja e PD-së! Raporti sekret: Ka tendencë për t’u përfshirë në veprimtari kriminale
Kreu i Gjykatës së Tiranës Petrit Çomo nuk pranoi heqjen dorë të Agron Zhukrit nga shqyrtimi i Kuvendit të 11 dhjetorit edhe pse deklaroi se gruaja e tij kishte qenë sekretare e Berishës.
7 Prill 2022, 15:29 -
Hapi 4 dritare pa leje të godina që po e kthente në studio muzikore, dënohet me 3 vite burg Bojken Lako! I konvertohet në shërbim prove
3 vite burg të konvertuar në shërbim prove vendosi gjykata e Tiranës për kantautorin Bojken Lako. Ai u shpall fajtor për ndërtim të paligjshëm, pas punimeve që kishte nisur në një godinë të marrë më qira për ta kthyer në studio muzikore.
7 Prill 2022, 12:51 -
DOKUMENTI/ Berisha prej vendimit të Zhukrit sillet si kryetar, por në Gjykatën e Tiranës figuron ende Basha! Të gjithë, përveç ish-Kryeministrit, presin Apelin
Ndonëse Sali Berisha sillet si drejtues i PD dhe e ka marrë të mirëqenë faktin se sipas tij Komisioni i Rithemelimit është një organ legjitimin dhe vendimet e tij janë të detyrueshme për zbatim, në Gjykatën e Tiranës rezulton ende Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike.
6 Prill 2022, 16:37 -
‘Më 8 janar do vritet Alibeaj’, grupi i Berishës paditi Spartak Brahon për shpifje, GJKKO e kalon si kompetencë në Gjykatën e Tiranës: Nuk është deputet
Gjykata e Posaçme i kalon për kompetencë Gjykatës së Tiranës shqyrtimin e padisë për shpifje ndaj Spartak Brahos, i cili u kallëzua nga Komisioni i Rithemelimit për deklaratën e bërë në prag të tubimit të 8 janarit pranë selisë së PD-së.
6 Prill 2022, 11:35 -
Akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim, gjykata lë në fuqi pezullimin për sekretarin e shoqatës rajonale të Tiranës
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të Ardian Haçi, me Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana. Haçi akuzohet për disa vepra penale gjatë ushtrimit të detyrës si “Shpërdorim detyre” dhe falsifikim.Shkeljet e realizuara sipas organit të akuzës
5 Prill 2022, 12:58 -
U pezullua pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim, Gjykata heq pezullimin për Armand Dukën, mbetet në hetim! Prokuroria ankimon vendimin
Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili do të hetohet në gjendje të lirë. Vendim i ngjashëm është marrë edhe sekretarin e Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku.
5 Prill 2022, 11:13 -
Vrau Bujar Çelën në shtator të 2020, Gjykata cakton arrest në burg për Nuredin Dumanin
Gjykata e Elbasanit caktori masën e sigurisë "arrest me burg" për Nuredin Dumanin i akuzuar për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, në 17 shtator 2020 në një lokal në Bradashesh. Masa iu komunikua tek Spitali i Traumës. Kjo ishte masa e tretë "arrest me burg" për 39-vjeçarin. Të premten SPAK ia komunikoi për vrajsen e vëllezërve Haxhiaj dhe Elbasani për ngjarjen e Papërit më 29 mars.
2 Prill 2022, 10:38 -
Të pezulluar me vendim gjykate marrin pjesë në Kongresin e FIFA-s, Armand Duka dhe FSHF shkelin hapur ligjet dhe vendimet e institucioneve shqiptare
Armand Duka ka shpërfillur për të disatën herë vendimin e Gjykatës e cila e ka pezulluar atë dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe është paraqitur si President i FSHF-së në Kongresin e FIFA-s që po zhvillohet në Doha, kryeqyteti i Katarit.
31 Mars 2022, 15:25 -
Protesta e dhunshme e 8 janarit, Berisha: Unë dua të shoh përpara
Sali Berisha duket se nuk është sot edhe aq krenar për protestën e dhunshme të 8 janarit para selisë së PD. Pasi zhvilloi mbledhjen e parë zyrtare në selinë e PD me Komisionin e Rithemelimit, i pyetur në lidhje me 8 janarin, Berisha tha se ai do të shohë përpara.Kur ishte kaq e thjeshte për t&
25 Mars 2022, 21:08 -
Zgjat më pak se një orë mbledhja e Berishës me Komisionin e Rithemelimit: Morëm vendime për organizimin
Më pak se një orë ka zgjatur takimi i Sali Berishës me Komisionin e Rithemelimit mbrëmjen e sotme në selinë blu. Pas takimit, Berisha dha një deklaratë të shkurtër për mediat, ku tha: "Është nj&
25 Mars 2022, 20:56 -
Gjykata regjistroi statutin e 'Foltores', Berisha 'zë' vendin e Bashës, zhvillon mbledhjen e parë zyrtare në PD me Komisionin e Rithemelimit: Lëmë pas 8 janarin, të shohim përpara
Mbledhja nisi rreth orës 08:00 dhe zgjati më pak se 60 minuta. Ishte Sali Berisha ai që drejtoi këtë mbledhje, ndërsa pjesëmarrës ishin të gjithë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Mbledhja ishte më së shumti simbolike pas vendimit të Gjykatës, ndërsa në përfundim Berisha dha një deklaratë të shkurtër për mediat. Ai tha se PD është në një proces vendimmarrje në të gjitha nivelet dhe se sot u morën vendime mbi organizimin.
25 Mars 2022, 18:40