-
Kronikë
Protesta në autostradën Lushnjë-Fier, deputetja e PD, Dhori: Vendimi i padrejtë i ARRSH-së, banorët janë të indinjuar
Në mbështetje të banorëve në protestën e sotme në anë të autostradës Lushnjë-Fier ka qenë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori. Ajo kërkon nga Qeveria të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.
23 Tetor 2021, 11:09 -
Sociale
ARRSH mbyll përfundimisht kryqëzimin e 'pushimit të shoferit' në aksin Lushnjë-Fier: Burim aksidentesh! Banorët kundër: Na zgjatet rruga me 30 km
Kryqëzimi i autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur 'pushimi i shoferit', është mbyllur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar ditën e sotme. Autoriteti Rrugor Shqiptar i kontaktuar nga Report Tv bëri të ditur se "kryqëzimi është mbyllur me kërkesë të Policisë Rrugore për shkak të aksidenteve të shumta. Banorë dhe fermerë të zonës kundërshtojnë këtë veprim, me argumentin se për ta zgjatja e rrugës është humbje kohe e po ashtu edhe financiare.
22 Tetor 2021, 15:10 -
Kronikë
Sot në mbrëmje devijohet trafiku në Unazën e Re, shkak punimet në rrugë (HARTA)
Për shkak të punimeve që po kryhen në Unazën e Re, mbrëmjen e sotme do të ketë devijim të trafikut. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të devijojë qarkullimin tek Unaza e Re për shkak të punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë.
19 Tetor 2021, 08:47 -
Kronikë
Nga nesër në mbrëmje, ja si do të devijohet trafiku në Unazën e Re, për shkak të punimeve (HARTA)
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të devijojë qarkullimin tek Unaza e Re duke nisur nga dita e nesërme në darkë. Kështu nga e marta në mbrojtje, do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, për shkak të punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë.
18 Tetor 2021, 20:32 -
Sociale
Fier, 6 muaj pas rikonstruktimit dëmtohet ura e Mbrostarit! Drejtuesit e mjeteve të shqetësuar: Burim aksidentesh
Vetëm 6 muaj pas rikonstruksionit të pjesshëm, Ura e Mbrostarit në Fier është dëmtuar sërish. Drejtuesit e mjeteve thonë se ajo është kthyer në burim aksidentesh, ndërsa kërkojnë rikonstruktimin e plotë të saj.
16 Tetor 2021, 22:51 -
Ekonomi
Kontradikta me koston e Rrugës së Arbrit, Ministria e Financave: Vlera e investimit arrin në 219 mln euro
Kostoja finale e rrugës së Arbrit ende mbetet ‘enigmatike’ për shkak të shifrave kontradiktore që prezantohen nëpër raporte të ndryshme. Ministria e Financave thotë se vlera e investimit është 219 milionë euro, ndërsa në dokumentin e tenderit thuhet se fondi për këtë projekt është 277 milionë euro.
11 Tetor 2021, 12:16 -
Politikë
Unaza e Madhe, PD: ARRSH ushqen me miliarda klientët e qeverisë! Fituesi i tenderit është paracaktuar, pse po vonojnë të shpallin rezultatin?
Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka hedhur akuza në drejtim të ARRSH-së, sipas së cilit ka bërë një “lojë të pisët” me procedurat tenderuese sa i përket 7 loteve të Unazës së Madhe.
6 Tetor 2021, 14:57 -
Kronikë
Bllokuan rrugën dhe prishën barrierat e vendosura nga ARRSH, hetohen në gjendje të lirë 3 persona në Elbasan
Ditën e djeshme për rreth 30 minuta u bllokua aksi nacional Elbasan-Librazhd, pasi një grup qytetarësh po protestonin duke kundërshtuar vendimin e ARRSH për të bllokuar urën në anë të djathtë të aksit nga njësia mbrojtëse e autoritetit rrugor për arsye sigurie.
25 Shtator 2021, 09:49 -
Kronikë
ARRSH njofton qytetarët: Nga 26 shtatori sërish devijime te Unaza e Madhe, ja si do lëvizin mjetet
Nga data 26 shtator në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga "Ura e Lanës" deri tek "Pallati me Shigjeta". Ndërkohë nga kjo ditë do të ketë sërish devijime të qarkullimit të automjeteve.
24 Shtator 2021, 21:19 -
Kronikë
Elbasan/ Mbyllet tuneli në unazë për shkak të aksidenteve të shumta, banorët e lagjes në anën tjetër të rrugës në protestë: I bie të bëjmë 2 orë rrugë për të shkuar në qytet
Bllokimi i tunelit u bë për arsye sigurie, për shkak të numrit të lartë të aksidenteve të regjistruara, ndërsa banorët shprehen se rruga alternative për të shkuar në Elbasan, për ta është shumë larg. Ata kërkojnë një zgjidhje alternative pasi për të arritur në qytetin e Elbasanit duhet të përshkojnë 4 kilometra.
24 Shtator 2021, 10:14 -
Kronikë
ARRSH: Kompanitë të fshijnë reklamat apo logot e tyre përgjatë punimeve
Autoriteti rrugor Shqiptar nga nxjerr një urdhër ku kërkon nga të gjitha kompanitë që po ndërtojnë rrugë, ura, mbikalime, nënkalime apo mure që janë nën administrimin e këtij institucioni, të heqin reklamat apo logot e kompanive të tyre përgjatë punimeve.
23 Shtator 2021, 18:49 -
Kronikë
Përmbysja e makinave në tunelet te ish-dogana, inxhinieri i sigurisë rrugore në Report Tv: Të përmirësohet sinjalistika! Kur aksidentet bëhen për faj të rrugës, dëmet i paguan kontraktori
Tunelet te nënkalimi i Shqiponjës janë kthyer në burim aksidentesh ku vetëm ditët e fundit janë përmbysur disa makina për shkak të kthesës së fortë dhe mungesës së sinjalistikës. Inxhinieri i Sigurisë rrugore Spartak Tarka tha në Report Tv se duhet rregulluar sinjalistika. Ai siguroi se rrugët në Shqipëri auditohen dhe inskeptohen nga ekspertët, të cilët japin rekomandimet e tyre kur duhet ndërhyrë në akse për përmirësimin e tyre.
15 Shtator 2021, 12:31 -
Politikë
Bushati: Skema e korrupsionit të Ramës e Ballukut me 7 tendera në Unazën e Tiranës! 130 mln euro tendera të parafiksuar për të 'qerasur' oligarkët
Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministers së Infrastrukturës, Belinda Balluku, sipas së cilit kanë dhënë tendera me vlerë 130 milion euro tendera të parafiksuar.
11 Shtator 2021, 15:36 -
Kronikë
Pas shqetësimit të ngritur në Report Tv, shkon në 3 numri i tabelave të vendosura tek tuneli në hyrje të Tiranës
Pas shqetësimit të ngritur në Report TV duke përcjell atë çfarë shoferët hasnin prej ditësh si problem me orientimin dhe mungesën e tabelave, është shtuar edhe një tabelë tjetër. Sot më 8.9.2021 ardhja nga Durrësi ose Kamza drejt Tiranës orientohet nga tre tabela. Një e madhe në dishezën e autostrad
8 Shtator 2021, 18:33 -
Kronikë
Report Tv tregoi kaosin, ARRSH vendos 3 tabela hyrje në Tiranë! Tabelat e gabuara te ish-Dogana çorientuan shoferët
Ka qenë insistimi i Report Tv për të zgjidhur një situatë kaotike në nyjën hyrëse të Tiranës tek ish sheshi shqiponja, që ka detyruar autoritetin rrugor shqiptar të vendosë tre tabela orjentuese. Report Tv e ka pasqyruar situatën në këtë zonë për plot tre ditë. Tashmë pritet që trafiku në këtë zonë të përmirsohet.
8 Shtator 2021, 11:24 -
Kronikë
Kaosi në Tiranë, Shefi i trafikut për Report Tv: Ka mungesë informacioni dhe sinjalistike te ish-Sheshi Shqiponja! Ja zonat më problematike
Shefi i trafikut urban në Tiranë, Taulant Gjoka ka bërë një panoramim të plotë të gjithë situatës në ish- sheshin "Shqiponja", pas kaosit te krijuar atje pas hapjes së tunelit nr. 5. Në një intervistë për Report Tv Gjoka ka bërë me dije se problem është mosinformimi i qytetarëve por edhe mungusa e sinjalistikës.
7 Shtator 2021, 12:13 -
Kronikë
Edhe sot Tirana e bllokuar nga trafiku, kaos në hyrjen te ish sheshi 'Shqiponja', mjetet bëhen 'lëmsh' nga mungesa e sinjalistikës! Lëvizja në rrugët e qytetit 'mision i pamundur'
Trafiku në Tiranë vijon të jetë një problematikë e theksuar, ku qytetareve u duhen me orë të tëra jo vetëm për të hyrë në kryeqytet, por edhe për të lëvizur brenda tij duke shkaktuar kaos, zhurmë dhe bori pafund nga humbja e durimit duke qëndruar me orë të tera në rrugë. Nga Kthesa e Kamzës në drejtim të zonës së Astirit, qytetarët janë të detyruar të presin me radhë të gjata për të hyrë në drejtim të Tiranës.
7 Shtator 2021, 11:39 -
Kronikë
Hapja e tunelit 5 në nyjen 'Shqiponja', Rama publikon pamjet: Si do lidhet autostrada me hyrjen drejt qendrës!
Tuneli 5 tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në Tiranë është hapur duke filluar që nga dita e djeshme. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe shkruan se ky tunel bën lidhjen e drejtpërdrejtë të autostradës me hyrjen për në qendër.
4 Shtator 2021, 21:27 -
Kronikë
Kreu i ARRSH për Report Tv: Punimet te ish-sheshi 'Shqiponja' mbyllen brenda 2021! Prezenca e trafikut? Jo nga mungesa e informimit, por kthimi i pushuesve dhe studentëve
Viti 2021 do të sjellë edhe përfundimin e punimeve në ish-sheshin 'Shqiponja' si edhe të Lotit 2 që ka të bëjë me nyjen e Astirit, gjë e cila për kreun e ARRSH-së, Evis Berberi do të minimizojë maksimalisht trafikun. Ai sjellë detaje se si do të devijohet trafiku!
4 Shtator 2021, 13:37 -
Kronikë
Hapet tuneli nr.5 te Sheshi 'Shqiponja', ARRSH njofton shoferët: Si do të vijojë lëvizja definitive e parashikuar në projekt
Në kantierin e punimeve te Sheshi Shqiponja ka përfunduar ndërtimi i të gjitha galerive (tuneleve) dhe do të hapet për qarkullimin e automjeteve edhe Galeria Nr. 5. ARRSH njofton se duke filluar në orën 00:01, data 04.09.2021 trafiku do të vijojë sipas lëvizjes definitive të parashikuar në projekt ku: - Lëvizja e automj
3 Shtator 2021, 14:33
