-
Koronavirusi/ Trump 'korrigjon' gafën: COVID-19 nuk është faji i aziatiko-amerikanëve, ata janë njerëz të mrekullueshëm
Presidenti amerikan Donald Trump – i ndodhur në vështirësi pas gafës së bërë duke etiketuar COVID-19 si "virusi kinez"- është justifikuar më tej duke thënë se aziatiko-amerikanët nuk duhet të fajësohen për shpërthimin. Ai tha se ishte "shumë e rëndësishme që ne t'i mbrojmë plotësisht" aziatiko-amerikanët, të cilët sipas tij ishin "njerëz të mrekullueshëm". Trump ka folur në mes të raporteve në rritje të sulmeve verbale dhe fizike ndaj këtij komuniteti.
24 Mars 2020, 06:55 -
U tha se Trump kërkon ta blejë, kompania gjermane e kërkimeve për vaksinën reagon mbi 'ofertën' nga Uashingtoni
Një kompani gjermane që po punon për një vaksinë të mundshme për koronavirusin i mohoi të hënën njoftimet se qeveria amerikane po përpiqej që ta blente atë, ndërsa zyrtarët gjermanë u munduan të lehtësonin tensionet e shkaktuara nga lajmi, duke këmbëngulur se firma do të qëndronte në vend.
17 Mars 2020, 05:10 -
Shtëpia e Bardhë nxjerr udhëzime të reja për koronavirusin
Shtëpia e Bardhë po u bën thirrje amerikanëve të moshuar të mos dalin nga shtëpia, gjithashtu po nxit të gjithë popullatën të shmangë vende publike me turma njerëzish, ndër to edhe restorantet. Sugjerimet e reja janë pjesë e udhëzimeve të gjera që kanë bërë autoritetet për të penguar përhapjen e koronavirusit.
17 Mars 2020, 04:46 -
I dyshuar për koronavirus, Trump kryen testin mjekësor. Nga rezultatet e Presidentit, mjekët konfirmojnë se...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se Presidenti Trump rezulton negativ pas testit të koronavirusit. Testi u bë pas lajmeve se zoti Trump ishte ekspozuar ndaj COVID-19.
15 Mars 2020, 06:41 -
Frika nga koronavirusi, Presidenti Trump bëhet lideri i parë botëror që sugjeron shtyrjen e Lojërave Olimpike këtë verë
Presidenti Donald Trump është bërë udhëheqësi i parë botëror që sugjeroi shtyrjen e Lojërave Olimpike në Tokio 2020, ndërsa ekziston frika për përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
13 Mars 2020, 07:06 -
Koronavirusi një pandemi globale/ 4,638 viktima, 126,258 të infektuar, SHBA pezullon udhëtimet në 26 vende Evropiane
Koronavirusi tashmë është kthyer në një pandemi globale, mirëpo kjo ka paraqitur një situatë të tensionuar në SHBA, teksa të gjitha organizatat në të gjithë vendin përgatiten për t’i bëjnë ballë COVID-19. Ka shkuar deri në 4,638 numri i viktimave deri tani në të gjithë globin, ndërsa 126,258 persona të tjerë janë infektuar. Si një ndër vendet më të rrezikuara, për t’i bërë ballë COVID-19 SH.B.A. ka vendosur pezullimin e udhëtimeve nga Evropa.Presidenti Trump njoftoi të Mërkurën mbrëma, përmes një deklarate drejtuar qytetarëve amerikanë, ndër të tjera bëri me dije se do të pezullohen udhëtimet nga 26 vende evropiane për 30 ditët e ardhshme. Vendimi pritet të vihet në fuqi mesnatën e kësaj të Premte. Në Kinë vijon ulja e numrit të të infektuarve në vend.
12 Mars 2020, 07:48 -
-
Koronavirusi/ SHBA po fajëson Kinën për përhapjen, i rikujton edhe njëherë Pekinit se nga filloi tragjedia
Ndërsa koronavirusi tashmë është kthyer në një pandemic botërore, zyrtarë të Shteteve të Bashkuara po përpiqen të tregojnë se ku qëndron faji. Përmes një deklarate të mbrëmjen e së mërkurës drejtuar kombit , Presidenti Donald Trump theksoi se "virusi i huaj" filloi "në Kinë"
12 Mars 2020, 07:04 -
-
-
Në kontakt me persona të infektuar, Trump 'refuzon' të kryej testin nga korona, reagon Shtëpia e Bardhë
Pavarësisht situatës emergjente në vend për shkak të përhapjes me ritme të shpejta të virusit vdekjeprurës COVID-19, Presidenti Donald Trump nuk është testuar për koronavirus edhe pse ai është vën&eum
10 Mars 2020, 07:35 -
Koronavirusi, autoritetet dyshojnë për një të infektuar në CPAC, Trump: Nuk jam aspak i shqetësuar
"Nuk jam aspak i shqetësuar", kështu është shprehur Presidenti amerikan Donald Trump për koronavirusin, kur u pyet nga gazetarët nëse ishte i shqetësuar për ekspozimin ndaj COVID-19.
8 Mars 2020, 03:30 -
-
SHBA/ 8.3 miliard dollarë për të luftuar COVID-19, Trump nënshkruan projektligjin e emergjencës
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një projektligj emergjent që parashikon më shumë se 8 miliard dollarë fonde për t’u përballur me krizën në rritje të koronavirusit. Pesë shtete amerikane, Merilendi, Kalifornia, Florida, Uashingtoni dhe Havai kanë shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të virusit. Gjithsej në SHBA janë konfirmuar 230 raste infektimi dhe numri i të vdekurve ka arritur në 14.
7 Mars 2020, 06:18 -
-
-
Koronavirusi/ 3,285 viktima, 95,413 të infektuar. Gjermania cilëson COVID -19 pandemi: Anulohet eksportimi i paisjeve mbrojtëse, duhen për mbrojtje kombëtare
Shkon në 3,285 numri i të vdekurve nga koronavirusi, 3,012 prej të cilëve janë shënuar në Kinë. Jashtë Kinës, vdekjet më të shumta janë raportuar në Itali me rreth 107 viktima deri tani, 92 në Iran dhe 35 në Korenë e Jugut. Ndërsa, mbi 95,000 persona janë konfirmuar të infektuar në të gjithë botën, shumica dërrmuese e të cilëve, sërish në Kinë. Italia ka urdhëruar mbylljen e shkollave deri në 15 mars për shkak të situatës kritike, ndërsa në SHBA rreth 1000 njujorkezë u është kërkuar të vetëkarantinohen për mospërhapjen e virusit. Ministri gjerman i Shëndetësisë e ka konsideruar tashmë koronavirusin një pandemi, ndërkaq OBSH refuzon ta bëjë një gjë të tillë duke thënë se nuk ka prova të mjaftueshme.
5 Mars 2020, 05:51 -
Koronavirusi/ Rritet numri i të infektuarve në Gjermani, pritet përkeqësim i mëtejshëm i situatës
Rritet në 318 numri i të infektuarve me Coronavirus në Gjermani, pasi 17 persona janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa shifrat pritet të rriten më tepër. Gjatë fjalimit të tij në Bundestag ditën e djeshme, Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn foli për fillimin e një epidemie dhe duke pranuar se situata mund të përkeqësohej më tej në ditët në vijim.
5 Mars 2020, 05:03 -
SHBA/‘Super e Marta’, Joe Biden fiton në 9 shtete. Ndryshon pamje vota e demokratëve
Ish zv presidenti ka fituar në Masaçusets, Minesota, Oklahoma, Arkansas, Alabama, Tenesi, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia. Ndërkohë Bernie Sanders pritet të fitojë në Kaliforni ndoshta dhe në tre shtete të tjera.
4 Mars 2020, 13:12 -
