-
Ndryshimet e fundit/ Gjyqtarët e prokurorët ‘KÇK’ do hetohen për pasurinë dhe figurën nga Inspektoriati, pezullimi për 6 ditë
Ligji anti-KÇK në drejtësi i miratuar dje nga Kuvendi i ndryshëm nga varianti i propozuar nga deputetët, magjistratët ‘KÇK’ do verifikohen për pasurinë dhe lidhjet me krimin gjatë hetimit disiplinor nga Inspektoriati i Drejtësisë, ky proces nuk ka lidhje me Vetingun. Ndryshimet u propozuan nga një grup pune nën asistencën e EURALUS, morën pjesë edhe kreu i SPAK Arben Kraja dhe kreu i Gjykatës Speciale Sandër Simoni.
13 Shkurt 2020, 14:09 -
Ekskluzive/ Ish-gruaja e gjyqtarit që mbylli dosjet e CEZ e Bashës 40 mijë € dhuratë, si u bë Lazër Sallaku magjistrat për 4 ditë
Roli i dy ish-presidentëve të PD në emërimin dhe transferimin në Tiranë të gjyqtarit që mbylli dy dosjet e bujshme, pasuria nga motoskafi kur ishte inspektor i KLD-së tek marrëveshja me ish-bashkëshorten e dytë për t’i marrë një apartament 86.3 m2
12 Shkurt 2020, 13:57 -
Shumica e trupës pranon kërkesën e Marsida Xhaferllarit: Në Kushtetuese pa vetting
Manovra e Marsida Xhaferllarit, u tërhoq nga kalimi në Veting dy ditë pasi u emëruar nga Meta në Kushtetuese, Kolegji i Posaçëm i Apelimit i ndarë për fatin e saj, tre anëtarë pro pranimit të tërheqjes, dy anëtare kundra. Përfundimisht anëtarja e Kushtetueses që u zgjodh në vend të Arta Vorpsit mbetet pa Veting, në pikëpyetje statusi i saj.
29 Janar 2020, 11:37 -
Para Vetingut ish-asistenti i Argita Berishës, KLD-ja e Nishanit e emëroi kryetar gjykate kur ishte 33 vjeç
Gjyqtari i Apelit Tiranë Fatri Islamaj do të dalë në mesditë para Komisionit të Vetingut, deklaron se jeton që nga 2005 në një shtëpi që prindërit e tij e kanë marrë me qira 15 mijë lekë në muaj.
3 Dhjetor 2019, 11:13 -
Garës për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë i shtohen edhe 4 kandidatë të tjerë
Shkon në tetë numri i kandidatëve për inspektor të lartë të drejtësisë duke shtyrë në kohë ngritjen e këtij institucioni i cili do të kontrollojë sjelljen e gjyqtarëve përgjatë ushtrimit të detyrës. Ndërsa këtë të mërkurë Artur Malaj një nga kandidatët për ILD nuk u paraqit në KPA për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
25 Shtator 2019, 11:32 -
Raporti/ Sot sulmon reformën e gjyqësorit, por ja provat se Presidenti zhyti në kaos gjykatat e vendit
Faktet dhe veprimet e dokumentuara të Metës si president, provojnë se ai jo vetëm nuk e ka seriozisht, por gjatë gjithë kohës, ai nuk ka zbatuar asnjë nga ligjet e reja të reformës në drejtësi, as nuk është impenjuar për të çuar deri në fund vlerësimin e gjyqtarëve si kryesues i KLD deri në shkrirjen e saj, e as nuk ka marrë asnjë veprim për plotësimin e vakancave të gjyqtarëve në gjykatat e vendit, kur detyra ia kërkonte ta bënte.
3 Korrik 2019, 14:57 -
-
Gjykata Kushtetuese/ KED: Lista me tre gjyqtarët është gati, presim të kalojnë Vetting-un
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka gati renditjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese në rast se procesi i Vetting-ut kalon me përparësi tre gjyqtarët që garojnë për një mandat. Të kontaktuar nga ReportTv , 'KED' sqaroi se janë në pritje se çfarë do vendos Vetting-u për Ilir Mustafaraj, Regleta Panajoti dhe Anila Kristanin e më pas ti dërgojnë listën për votim parlamentit.
13 Qershor 2019, 17:05 -
-
Ishte në listën e Vettingut, jep dorëheqjen ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Tiranë (Emri)
Report Tv ka mësuar se dorëheqja e ish-kreut të Gjykatës së Apelit Tiranë, Metush Saraçi është bërë në fillim të muajit nëntor dhe i është depozituar KLD-së, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe më pas presidentit Ilir Meta. Jo zyrtarisht nga KPK, flitet se Saraçi ka probleme me pasurinë dhe karrierën e tij në sistemin e drejtësis.
2 Dhjetor 2018, 10:50 -
-
-
-
Etilda Gjonaj denoncon skandalin e KLD: I dha Gjin Gjonit leje prindërore për 2 vite, fshehu vendimin
Ministrja e Drejtësisë tha se vendimmarrja e KLD është e paligjshme pasi nuk ishte njoftuar më herët në rendin e ditës. Ajo i bëri thirrje këtij institucioni që ta shfuqizojë këtë vendim abuziv., pasi në të kundërt do t'i drejtohet Vettingut për të përjashtuar nga gjyqësori gjyqtarët që kanë votuar në këtë mbledhje.
20 Tetor 2018, 13:25 -
-
Procesverbali, 8 anëtarët e KLD që mbrojtën gjyqtarin që merr ryshfet
Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli, KLD rrëzoi kërkesën me shumicë votash, duke marrë në mbrojtje gjyqtarin, të cili dje KPK i zbuloi aferat, ndër to edhe ryshfet.
4 Tetor 2018, 07:21 -
-
Vendimi i dyshimtë/ Gjyqtari zhbllokon dyqanin e mishit të paçertifikuar, AKU e çon në KLD
Autoriteti i Ushqimit çon në KLD gjyqtarin e Vlorës, Ken Dhima: 'Vendime alogjike, pranon se 131 kg mish janë për përdorim familjar në dyqan'. Përballja e dytë e Dhimës me KLD-në. Ky institucion e mbrojti herën e parë, rrëzoi Ministrinë e Drejtësisë.
12 Gusht 2018, 10:07 -
-
Debati në KLD, Gjin Gjoni: Jo shkarkime. Gjonaj: KLD me dy standarde, ja kush i mbron gjyqtarët
Gjin Gjoni: Ministrja nuk duhet të kërkojë shkarkim gjyqtarësh. Etilda Gjonaj: KLD me dy standarde. Ja kush i mbron gjyqtarët në KLD. Gjin Gjoni dhe një grup anëtarësh të KLD kanë mundësuar rrëzimin e të gjitha kërkesave të ministres Gjonaj.
26 Qershor 2018, 07:30
