-
Politikë
Dorëheqjet masive të PD në Korçë, Kadilli: Shpërthim nga shpërfillja, gati të largohen kryetarë të tjerë degësh! Berisha e Basha viktima të njëri-tjetrit
Dorëheqjet e kryetarit të PD në Korçë Andrea Mano, Sekretarit të Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarëve të kryesisë sipas anëtarit të Këshillit të PD Fatbardh Kadalli kanë ardhur pasi nuk kanë marrë mirënjohje për punën që kanë bërë.
28 Korrik 2021, 21:45 -
Politikë
PD pas Kuvendit Kombëtar, Kadilli: Asnjë vendim! Të ndahemi nga çdo e keqe e së kaluarës, edhe nga ato që na la Berisha! Fjalimi i Bashës? Askush s'mban mend asgjë
Fatbardh Kadilli e konsideron Kuvendin Kombëtar të PD si një aktivitet që nuk dha asnjë përgjigje se si do të jetë opozita e re. Sipas tij nuk pati një demonstrim të qartë që do të tregonte reflektim. I pyetur se ç'shije i la fakti që kur mori fjalën në Kuvend Basha iku, Kadilli thotë se kreu i PD do të duhet ta dëgjonte fjalimin e tij dhe jo ato fjalime që i kishte lexuar më parë
21 Korrik 2021, 19:16 -
Politikë
Kuvendi i PD-së, Bozdo: Nuk solli asgjë të re, duhet të ishin analizuar gabimet e Bashës! Platforma e Kadillit, e vetmja që rrëzon Ramën
Kuvendi i Partisë Demokratike nuk solli asgjë të re. Kështu deklaroi në një intervistë në Report Tv Enno Bozdo, ish-koordinator i Partisë Demokratike, ku tha se u trajtua vetëm çështja e manipulimit të votës, që është e rëndësishme, por kjo ishte një pjesë e shteruar. Sipas Bozdos duhet që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe vëtë Kongresi i PD-së, të mos ndalej vetëm në këtë çështje, por të rikthehej drejt vetes, se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë gabim
19 Korrik 2021, 18:52 -
Opinion
Fatbardh Kadilli: Qytetarët duan një PD të pastër nga çdo njollë e së shkuarës që na kompromenton
Çdo delegat është në këtë kuvend për një përgjegjësi më të madhe se vetja. Pa këtë vetëdije, pa këtë bindje, askush nga ne nuk ka çfarë u thotë as demokratëve, as opozitarëve as qytetarëve. Pa kuptuar këtë mision ne nuk kemi asgjë të re për ti thënë Shqipërisë. Ne të gjithë kemi një detyrim - ta bëjmë PD më të madhe se vetja.
17 Korrik 2021, 19:10 -
Politikë
Kadilli ironizon me largimin e Bashës para kohe: Shpresoj që kryetari të mos ketë pasur nevojë për gjumë, por të reflektojë
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, nuk la pa ironizuar me largimin e kreut të PD-së, Lulzim Bashës nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar, pa dëgjuar fjalën e kritikut të tij. Në fjalën e tij, Kadilli tha se uron që Basha të mos jetë larguar se i kishte ardhur ora e gjumit, por për të reflektuar.
17 Korrik 2021, 18:20 -
Politikë
-
Politikë
Alizoti s'kursen kritikat: Fjalimet e gjata, tipike te partisë së punës! PD s'duhet të luaj me kohën sepse njerëzit janë mërzitur, momenti për të parë ideologjinë tonë
Deputeti i zgjedhur i PD, Tomor Alizoti nuk i ka kursyer kritikat gjatë fjalë së tij në Kuvendin Kombëtar të PD, ndërsa tha se ka ardhur momenti që kjo parti të shohë ideologjinë e saj. Sipas Alizotit, PD duhet të jetë e vërtetë dhe të bëjë atë që thotë, ndërs
17 Korrik 2021, 17:21 -
Politikë
Marku kritik: PD të ndryshohet ose rrezikojmë të mbetemi dhe 4 vite të tjera në opozitë dhe të themi sërish ‘na vodhën’! Kuvendi Kombëtar teatër absurd
Në një Kuvend ku u dëgjuan fjalime që vjedhjet u vodhën, Mark Marku ishte një nga zërat kritik, të cilët ka deklaruar se duhet një ndryshim i menjëhershëm, ose në të kundërtën PD-ja do të mbetet gjithnjë në opozitë. Ai ka dalë kundër analizës s&eu
17 Korrik 2021, 17:08 -
Politikë
Alibeaj: Mjeti i vetëm për të përballuar këtë regjim është qëndresa! Nisim sot këtë mision, edhe pse shpesh mund të mos mirëkuptohemi nga miqtë
I pranishëm në Kuvendin Kombëtar të PD, deputeti i zgjedhur, Ekelejd Alibeaj tha se mjeti i vetëm për të përballuar qeverinë Rama, që e konsideroi "regjim", është qëndresa, ndërsa ftoi t'i bashkohen të gjithë ata që duan ndryshimin e vendit. Sipas Alibeaj,
17 Korrik 2021, 16:58 -
Politikë
Tabaku: T'i lëmë hatërmbetjet, përballja me Ramën kërkon bashkim, guxim dhe forcë
Teksa ka marrë fjalën sot në Kuvendin Kombëtar të PD, deputetja Jorida Tabaku i ka ftuar të gjithë demokratët që të bëhen bashkë për t’u përballur me këtë pushtet, përballje e cila sipas saj kërkon vendosmëri, guxim dhe force. Gjatë fjalës
17 Korrik 2021, 16:41 -
Politikë
Vokshi në Kuvendin Kombëtar të PD-së: Patronazhisti, rilindja e më së keqe që ne mendonim se u zhduk me komunizmin
Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar të PD-së, u ndal për të folur për atë që PD e cilëson si ‘masakra zgjedhore e 25 prillit’. Vokshi tha se çështja e patronazhistëve, ishte rilindja e më së keqes që u zhduk me komunizmin. Sipas Vokshit, të dh&
17 Korrik 2021, 14:42 -
Politikë
Kuvendi Kombëtar i PD/ Shehaj refuzon të flasë! Marku: PD të ndryshohet ose mbetemi dhe 4 vite të tjera në opozitë! Basha ikën para fjalimit të tij, Kadilli: Uroj të mos jetë larguar se kishte orarin e gjumit
Në Kuvendin Kombëtar të PD-së, besnikët e Lulzim Bashës konfirmuan besnikërinë e tyre edhe në fjalimet e mbajtura ditën e sotme, ku njësoj si kryetari, edhe ato ishin të mendimit se zgjedhjet e 25 prillit u vodhën. Mirëpo, mes falenderimeve dhe lëvdatave për kryetarin, nuk munguan edhe zërat kritik, ndonëse më pak në numër se “besnikët”.
17 Korrik 2021, 13:38 -
Politikë
-
Politikë
Paloka për kundërshtarët e kreut të PD-së: Më ikjen e Bashës zgjidhet problemi? Do doja të ishte kështu, por nuk ishte ai shkaku i humbjes
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, foli edhe për kundërshtarët e Lulzim Bashës, ku tha se ato e kanë adresuar gabim problemin. Paloka tha se Basha nuk është fajtor për zgjedhjet e 25 prillit, dhe se ky është naivitet, që i shërben kundërshtarit.
17 Korrik 2021, 13:03 -
Politikë
Kadilli në Report Tv: Basha të sqarojë çdo hije dyshimi që ngrihet ndaj tij për përfitime financiare! Po jep tituj pa kufi në PD, si Meta dekoratat
Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli i kërkon Lulzim Bashës të sqarojë lakimin e emrit të tij për përfitime financiare, ndërsa thotë se kryedemokrati po jep tituj e funksione në parti pa kufi, njësoj si presidenti Meta dekoratat.
15 Korrik 2021, 14:37 -
Politikë
Komisioni statutor i rrëzoi propozimet, Harxhi: Jeni bashkëfajtorë sa Lulzim Basha për shkatërrimin e PD-së! Duhet rithemelim i partisë, jo arnim i statutit
Edith Harxhi ka reaguar pas vendimit të komisionit statutor që të mos pranojë asnjë nga propozimet e saj për ndryshimin e statutit të PD. Teksa ngre një së rë pyetjesh për mënyrën sesi u hodhën poshte propozimet për ndryshimin e statutit, Harxhi gjen fajtor veç Bashës edhe ato që votuan për t&am
14 Korrik 2021, 19:37 -
Politikë
Statuti i PD-së, Ristani në Report Tv: Kongresi nuk synon të bëjë ndryshime thelbësore! Basha, kolltukofag i ngjitur pas pushtetit! Po e kthen partinë në një ndërmarrje personale
Arben Ristani ish-deputet i Partisë Demokratike, thotë se Kuvendi Kombëtar i PD-së nuk është një Kuvend i jashtëzakonshëm dhe se nuk synon që të bëjë ndryshime të qenësishme në parti. Ristani, i ftuar në Report Tv, thotë se ky është një kongres ku kryetari i partisë synon që të mbyllë proceset politike, dhe që të realizojë synimet e tij që janë kthimi i PD në një ndërmarrje private të kryetarit
14 Korrik 2021, 18:01 -
Politikë
Komisioni Statutor i rrëzoi propozimet, Kadilli: Kapërceu kompetencat, synohet të mbyllet debati për një parti më të madhe se kryetari
Fatbardh Kadilli ka reaguar pasi komisioni statutore i Partisë Demkratike rrëzoi propozimet e tij për ndryshimet statutore në PD. Kadilli thotë se Komisioni kaloi kompetencat dhe se ai ka për detyrë që të japë një mendim dhe jo që të rrëzojë propozimet. Kadilli thotë më tej se me qëndrimin e sotëm nga komisioni synohet
14 Korrik 2021, 16:01 -
Politikë
Komisioni Statutor kalon vetëm propozimet e Bashës, Bozdo: Të gjitha propozimet politike duhet të kalonin
Anëtari i Komisionit të Përhershëm Statutor, Enno Bozdo tha se ky komision vendosi të kalonte propozimet e Bashës që rregullojnë dhe harmonizojnë statutin aktual. Bozdo tha se propozimet e Kadillit ishin për rikonceptim të PD, por që ai mendon se duhet të kishin kaluar që partia të ishte në përmirësim të vazhduesh&
14 Korrik 2021, 14:25 -
Politikë
Statuti i partisë, Komisioni Statutor kalon vetëm propozimet e Bashës, rrëzohen draftet e Kadillit dhe Harxhit
Komisioni i Përhershëm Statutor në PD shqyrtoi sot propozimet për ndryshimin e statutit. Në përfundim të mbledhjes që zgjati me shumë se dy orë, kaluan vetëm propozimet e Bashës, të cilat anëtari i Komisionit Enno Bozdo i quajti thjesht rregullime të statutit aktual. Ai tha se duhet të merreshin parasysh edhe idetë e Kadillit, që reformojnë më tej partinë.
14 Korrik 2021, 08:45
