-
Fishta e Lezhës çel sezonin e netëve artistike me 'Hambar Teatrin', turistët befasohen nga atmosfera: Po e shijojmë në maksimum!
Nisma është ndërmarrë vullnetarisht nga banorë vendas, me synimin për t’i dhënë më shumë gjallëri zonës. Ideja është që përmes artit dhe kulturës të krijohen më shumë mundësi takimi dhe aktivitete për banorët, vizitorët dhe turistët që zgjedhin Fishtën dhe zonën e Zadrimës.
12 Tetor, 16:32 -
Një nga Ne/ Historia e Nënë Prenës, 93-vjeçarja që i del për zot punëve të fshatit Fishtë: S'kam sëmundje, ja sekreti i jetëgjatësisë
Mes kopshtit, pulave dhe bagëtive, asgjë nuk ka ndryshuar në rutinën e nënë Prenës në Fishtë. Duket se sekreti i jetëgjatësisë qendron tek jeta aktive, ushqimi bio dhe i freskët që e prodhon vet në fshat. Gjithashtu tregon se alkool dhe duhan nuk pi.
3 Tetor, 16:11 -
Universiteti i Bialistokut në Poloni studim për Zadrimën e Lezhës! E rendit mes 11 fshatrave me potencial turistik në Europë
Zona e Fishtës në Zadrimë të Lezhës është një nga 11 modelet e përzgjedhura në Europë, pas një studimi ku janë marrë në shqyrtim 410 zona rurale. Për këtë qëllim, një grup studiuesish nga Universiteti Politeknik i Bialistokut në Poloni vizitoi Lezhën, ku u njoh nga afër me zhvillimin dhe potencialin turistik të zonës.
29 Shtator, 16:49 -
Fishta, fshati që po ndërton të ardhmen përmes turizmit! Vizitorët: Përvojë e veçantë, mikpritje, natyrë dhe ushqim i shijshëm
Lezha veç bregdetit për të apasionuarit pas natyrës, qetësisë dhe gastronomisë ofron dhe fshatra si Fishta e cila çdo ditë pret me qindra turistë, kryesisht të huaj. Banorët vendas kanë zgjedhur që përmes investimeve modeste të ndërtojnë të ardhmen në fushën e turizmit.
26 Korrik, 16:02 -
Pashkë ndryshe në Fishtë, gara e vezëve kthen traditën në festë masive (VIDEO)
Mbi 400 konkurrentë morën pjesë në garë, duke sfiduar njëri-tjetrin për të nxjerrë vezën më të fortë, në një ritual që lidhet ngushtë me simbolikën e kësaj feste. Ndërkohë, shumë të pranishëm të tjerë zgjodhën të shijojnë ambientin, ushqimin tradicional dhe organizimin që tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme.
6 Prill, 09:59 -
Veri-Jug/ ‘Mir se t’ka pru zoti n’Fisht’, udhëtimi përgjatë 'Shtegut të Poezisë Fishtane' dhe bujtinat e Toskanës shqiptare
Në një udhëtim prej 4 kilometrash Veri Jug është takuar me fermerë të vegjël që kanë zhvilluar agroturizmin në pronat e tyre dhe i mbajnë hapur shtëpitë gjatë gjithë vitit, për bujtës nga vendi dhe nga bota
23 Nëntor 2025, 14:11 -
Shtegu fishtjan, qindra vizitorë në fshatin e poetit! Altin Prenga: Eshtë paradoks, më shumë të huaj se shqiptarë
Në fshatin Fishtë të Lezhës po mbahet një aktivitet mjaft i veçantë, quajtur “shtegu i poezisë fishtjane”, ku qytetarët ftohen të përjetojnë një eksperience ndryshe, në vendin ku kaloi fëmijërinë poeti At Gjergj Fishta.
24 Tetor 2025, 16:15 -
‘Veri Jug’/ Fishta, një fshat i bashkuar përmes agroturizmit, Altin Prenga rrëfen se si shtëpitë janë kthyer në bujtina
“Fishta, një fshat bashkuar”, ky është mesazhi që sjell për ju nga udhëtimi ynë i fundit, fermeri i suksesshëm Altin Prenga. Nga kulla e trashëguar dhe e rivitalizuar e familjes Prenga dhe mjediset e saj, në 8 bujtinat e vogla me prirje zhvillimin e agroturizmit në zonë.
1 Qershor 2025, 15:41 -
Për herë të parë organizohet në Fishtë të Lezhë kampionati i vezës së Pashkës! Lojëra shpërblyese dhe sfida për fëmijët (VIDEO)
Fishta e Lezhës u kthye në qendër festimesh të dielën me Kampionatin e Vezës së Pashkës. Fituesi u shpërblye me një çmim prej 500 eurosh, ndërsa çmimi i dytë dhe i tretë me produkte tradicionale. Organizator është Altin Prenga i “Mrizit të Zanave”.
21 Prill 2025, 18:15 -
Frrok Çupi: Shtegu i Mendimit, që përuroi dje Edi Rama, nisi te Mrizi i Altinit
Më në fund ndodhi në Fishtë! Prej vitesh të gjithë zihen kush e ka Fishtën; dhe çfarë është Fishta, ‘fshati apo Ati?’. Derisa emri u njoh në gjithë botën, në saje të Altin Prengës së Agroturizmit të Mrizit.
26 Mars 2025, 23:03 -
Hapet Qendra e re Kulturore në Fishtë të Lezhës! Rama batuta me banorin: Euroatlantik, por kësaj here do jetë me PS! Me Lulin nuk hyn në BE se e zë gjumi
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Fishtë të Lezhës, ku u hap qendra e re kulturore. Ai nuk kurseu ironinë me Bashën, teksa i tha një banori të pranishëm se duhet të votojë për PS, pasi me Lulin nuk mund të shkohet në BE.
25 Mars 2025, 15:29 -
-
Studiuesi dom Nik Ukgjini kritikon Qeverinë: Për çfarë duhet kjo godinë që zhduku gjurmët e kullës ku lindi Fishta?!
Ende pa u vendosur në funksion, qendra e re memoriale kushtuar At Gjergj Fishtës ka nxitur kritika. Studiuesi Dom Nik Ukgjini thotë se janë zhdukur gjurmët që identifikojnë kullën e vjetër ku ka lindur poeti në fshatin Fishtë të Lezhës. Ndërsa botuesi Frano Kulli, kërkon që projekti “itinerari fishtian” të vazhdojë në vendet e tjera ku ka shërbyer Fishta nga Lezha e deri në Shkodër.
2 Tetor 2024, 16:21 -
Gati Qendra e re Memoriale kushtuar At Gjergj Fishtës! Report Tv sjell pamjet e Kullës së Gurtë ku lindi kleriku patriot
Në fund të muajit shtator pritet të hapet qendra e re memoriale kushtuar At Gjergj Fishtës në fshatin e tij të lindjes. Punimet janë drejt fundit, ndërsa ky investim i Qeverisë është pjesë e projektit "Itenerari Fishtian" që nis nga Lezha dhe përfundon në Shkodër. Report tv sjell për herë të parë pamjet
15 Shtator 2024, 19:29 -
-
-
-
Fishta e Lezhës, fshati me 100 mijë turistë në vit! Altin Prenga: Kemi krijuar turizëm me identitet
Me 100 mijë vizitorë në vit, Fishta e Lezhës është sot fshati më i frekuentuar në vend. Aty është zhvilluar me sukses agro-turizmi dhe kërkesat mbeten të larta, sidomos nga të huaj edhe gjatë stinës së vjeshtës
9 Shtator 2023, 16:44 -
Çifti nga Kosova lë biznesin dhe vendosin t’i rikthehen emigrimit, Altin Prenga kërkesë fisnike: Do ishte humbje për vendin të ikin, blijani të gjitha lulet (FOTO)
“Nuk duhet leju që Ganiu të ndërpresë punën dhe të rikthehet në emigrim.” Me këtë thirrje e nis shkrimin e tij fisnik në rrjete sociale biznesmeni i njohur Altin Prenga për mbështetjen e një kolegu të tijin.
28 Maj 2023, 10:32 -
Në fshatrat e Zadrimës vetëm të moshuar, hajdutët bëjnë kërdinë! 4 vila u grabitën në Blinisht e Fishtë! Banorët kërkojnë ndihmë nga policia
Fshatrat e zonës së Zadrimës në Lezhë të braktisur përfundimisht nga të rinjtë, janë vënë nën shënjestrën e hajdutëve që herë pas herë sulmojnë dhe plaçkitin shtëpitë pa pronarë. Banorët e moshuar të mbetur vetëm kërkojnë me shumë prezencë të policisë.
23 Shkurt 2023, 14:46