-
Trafikimi me nënshtetësitë, Meta sulm gazetarëve. Bollino: Presidenti po tradhton Kushtetutën dhe rolin e tij
Presidenti I Republikës Ilir Meta sulmoi sonte me një sërë shpifjesh botuesin dhe gazetarin Carlo Bollino dhe gazetarin Adriatik Doçi në vijim të hetimit që Shqiptarja.com po bën prej disa ditësh mbi skandalin e 419 nënshtetësive që presidenti ka dhënë duke shkelur kriteret e sigurisë
25 Tetor 2020, 00:56 -
Ekskluzive/ Skandali i Metës me nënshtetësinë, edhe BE ndërhyri për të ndaluar dhënien e pasaportave pa protokolle sigurie
Dhënia e nënshtetësisë shqiptare, në shkelje të ligjit dhe duke anashkaluar protokollet e sigurisë, me qëllim për të lëvizur pa viza në Evropë, është një temë që ka shqetësuar edhe institucionet e larta të Bashkimit Evropian, të cilat kanë ndërhyrë për të t’i dhënë fund kësaj praktike. DOKUMENT: Diskutimet për dhënien e nënshtetësisë për raste të veçanta në Komisionin e Sigurisë
24 Tetor 2020, 17:09 -
Të (pa)prekshmit
Ditët e fundit një gazetar investigoi dhe zbuloi se Presidenti i Republikës ka shkelur të paktën në më shumë se një herë ligjin, kur ka dhënë shtetësinë shqiptare për qindra persona. Dhe mjafton një rast për të dalë në përfundimin se Ilir Meta që ka marrë përsipër të veshë mantelin e "gardianit të kushtetutës", që në fakt është atribut i Gjykatës Kushtetuese, t'i kompromentohet integriteti institucional, moral dhe për më tepër ligjor.
24 Tetor 2020, 09:56 -
Tani jemi të qartë përse 'u çmend' Ilir Meta
Falsifikimi i dokumenteve për dikë që kërkon shtetësinë e një vendi tjetër, është pengesë substanciale, është pika kyçe që ndan refuzimin me dhënien e shtetësisë, edhe sikur procesi të ndiqte procedurën e rregullt, e jo më kur procesi në vetvete është i paligjshëm.
23 Tetor 2020, 20:35 -
Meta i dha nënshtetësinë brenda 8 orësh ndërkohë që futbollisti i Tiranës ishte i pandehur për falsifikim të lejes së qëndrimit
Futbollisti afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina falsifikoi lejen e qëndrimit në Shqipëri, dosja në gjykatë, u pajis me nënshtetësi nga Meta në mënyrë të paligjshme
23 Tetor 2020, 18:26 -
-
Skandali me nënshtetësinë/ Hyseni për Report Tv: Meta abuzoi, do e rishikojmë këtë kompetencë në ndryshimet për ligjin e presidentit
Pas skandalit te presidentit Ilir Meta me nënshtetësinë, deputeti i mazhorancës, Alket Hyseni thotë për Report Tv se kjo kompetencë e tij do të rishikohet në ligjin për presidentin që do të miratohet së shpejti.
22 Tetor 2020, 13:47 -
Skandali me nënshtetësinë / Nishani-Topi vetëm 34 pasaporta VIP çdo vit, Ilir Meta mbi 100: Ja shifrat që konfirmojnë pazaret e Presidentit
Presidentët e mëparshëm shtetësi shqiptare personaliteteve si Adem Demaçi, Majlinda Kelmendi, Eliza Dushku dhe James Belushi, Ilir Meta shtetësi në emër të interesit kombëtar dhe si asete të kombit njerëzve të krimit, korrupsionit, personazheve anonimë dhe këngëtarëve tallave
21 Tetor 2020, 14:30 -
Skandali i nënshtetësisë, Fatos Klosi: Meta i ka kthyer gjithë shqiptarët në Nderi i Kombit, po jep dekorata e shtetësi pa kriter! S'jam i kompleksuar të dëshmoj në gjyqin e Haxhisë
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka reaguar në lidhje me skandalin e dhënies së nënshtetësisë nga Ilir Meta, duke pretenduar se përfituesit nënshtetësisë me procedurë të jashtëzakonshme dhe pa plotësuar kushtet ligjore
21 Tetor 2020, 10:55 -
Braçe: M-B-K çfarë shpifësire! Njëri sulmon gazetarët prej vërteti nga familja, tjetri u tregon si t'i bëjnë lajmet! Shqipëria e këtyre
Zv. kryeministri Erion Braçe ka ironizuar treshen opozitare, përfshirë këtu edhe presidentin Ilir Meta. Ai ka zgjedhur që t'i identifikojë vetëm me shkronjat e para të mbiemrave, M-B-K, Meta, Basha dhe Kokdhima.
19 Tetor 2020, 21:53 -
A e ka lënë amanet Skënderbeu, trafikun e pasaportave?
Ilir Meta e kishte një hall që shpiku amanet të Skënderbeut për të. Skënderbeu ka luftuar për të mbrojtur Perëndimin nga osmanët, ndërsa Ilir Meta e ka luftën me Perëndimin si osman. Ndaj nuk ka arsye që princi ynë, që ishte mburoja e Perëndimit në Shqipëri, t’i linte amanet një jeniçieri të marrë, që i ka hap luftë Perëndimit.
19 Tetor 2020, 20:20 -
Një përgjigje për Yllin e mbërtheckave
'Argumenti' i vetëm i Ylli Pangos në reagimin e tij toksik mbi investigimin rreth skandalit të Ilir Metës me dhënien e nështetësive, ishte theksimi i mbiemrit tim, duke i hequr dhe shtuar prapashtesa, si të ishin mbërthecka! I nderuar, Z. Pango! Unë këtë mbiemër kam të trashëguar prej shekujsh, shumë i përhapur në Veri të Shqipërisë. Nuk më ka shkuar kurrë ndërmend ta ndryshoj, siç mund të keni ndryshuar ju partitë
19 Tetor 2020, 19:04 -
-
Shteti 'paralel' në zyrën e presidentit
Prej ditës që Ilir Meta është bërë president, deri më sot, ka dhënë 817 shtetësi me procedurë të veçantë, si përjashtim nga rregulli, ndërkohë që po në këtë periudhë, janë dhënë gjithësej 990 shtetësi, sipas rregullave të prodhuara nga sistemi. Shifrat i konfirmoi zyrtarisht Ministria e Brendshme për gazetën “TemA”.
16 Tetor 2020, 20:09 -
Analisti akuza të rënda Presidentit: CIA po ndjek çështjen e terroristëve që Meta u ka dhënë nënshtetësinë shqiptare/ Report Tv zbuloi emrat e të huajve
Analisti Frrok Çupi, ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se CIA është në ndjekje të terroristëve, që presindeti Ilir Meta u ka dhënë nënshtetësinë shqiptare.
16 Tetor 2020, 10:04 -
Skandali/ Ilir Meta gënjen me dekretet për shtetësinë, pasaportë brenda 8 orëve për të mashtruar UEFA-n, e nxjerrë zbuluar zëdhënësi Blushi
Presidenti Meta firmos dhënie shtetësie brenda disa orësh mbi kërkesa të pabazuara në ligj, në dekret gënjen mbi kërkuesin e vërtetë, firmoset shtetësia ditën e protokollimit të kërkesës dhe nuk bëhet asnjë verifikim
11 Tetor 2020, 07:57 -
Thellohet skandali i dhënies së nënshtetësive: Presidenca zhduk arkivën e dy viteve të fundit, artistë, biznesmenë dhe futbollistë (38 pasaporta në një ditë)
Teksa për shumë qytetarë shqiptarë është e lakmueshme nënshtetësia angleze, gjermane, austriake, greke apo italiane, ka edhe shumë të tjerë që preferojnë marrjen e pasaportës shqiptare për një të ardhme më të mirë për vete, familjet dhe fëmijët e tyre.
8 Tetor 2020, 17:10 -
8 kushte të reja për të marrë shtetësinë shqiptare nga të huajt, Kuvendi rrëzon Metën, lë në fuqi ligjin
Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka rrëzuar dekretin e Ilir Meta për bllokimin e ligjit për shtetësinë duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi, kushtet për fitimin e shtetësisë shqiptare do verifikohen nga qeveria, vendimi përfundimtar do merret nga Presidenti
9 Shtator 2020, 15:49 -
-
Sugjeroi dhënien e nënshtetësisë për dy indianët në kërkim, Klosi pa përgjigje për gazetarët
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i është shmangur interesit të gazetarëve lidhur me sugjerimin ndaj presidentit për dhënien e shtetësisë të dy vëllezërve indianë, investitorë në Shqipëri, të cilët janë në kërkim nga India për pastrim të parave, me dyshime të forta se fshihen ende në vendin tonë.
23 Mars 2019, 10:45
