-
2025-a më shumë buxhet për rrugë, aeroporte, ushtrinë! Bujqësia rritje minimale
Projektet rrugore do të jetë në fokus edhe për vitin e ardhshëm, dhe do të marrë pjesën më të madhe të buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës. Sipas dokumenteve zyrtare për vitin 2025, do të shpenzohen më shumë para për fuqizimin e ushtrisë, dhe për sistemin arsimor. Ndërsa bujqësia edhe pse në krizë, do të ketë rritje minimale të buxhetit.
20 Gusht 2024, 15:49 -
Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë kalon përmes fshatit Hotolisht të Librazhdit! Banorët në protestë: ARRSH-ja të ndryshojë projektin, dëmtohen shtëpitë e tokat
Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë që po ndërtohet nga ARRSH-ja prek fshatrat e Librazhdit. Banorët protestuan sot, duke kërkuar ndryshimin e projektit. Ata thanë se gjurma e rrugës ndan në mes Hotolishtin, dëmton shtëpitë dhe tokat bujqësore.
31 Korrik 2024, 17:22 -
Kompania ‘Bankers Petroleum’ investon 96 mijë Dollarë për infrastrukturën rrugore në Sheqishtë të Patosit
Me një fond prej 96 mijë dollarësh, kompania ‘Bankers Petroleum’ po investon për rikonstruksionin e dy rrugëve në fshatin Sheqishtë të Patosit. Drejtori i kompanisë së naftës, Huanqin Xiao së bashku me kryetarin e bashkisë, Fation Duraj panë nga afër ecurinë e punimeve
24 Korrik 2024, 16:24 -
Devijohet lëvizja në disa rrugë të Durrësit gjatë sezonit veror, Bulevardi 'Epidamn' kthehet në pedonale
Nga dita e neserme bulevardi “Epidamn” në rrugën tregtare të Durërsit do të kthehet në pedonale. Ndërsa një sërë rrugësh do të bëhen me sens unik. Të gjitha ndryshimet bëhet për shkak të fluksit në sezonin veror, ndërsa nga shtatori qarkullimi kthehet në normalitet.
28 Qershor 2024, 17:16 -
Rruga e re për Tushemisht “ndan” banorët me tokat bujqësore: Po fëmijët si do ikin në plazh?!
Rruga e re në Pogradec nga Driloni, Tushemishti deri në Doganë vlerësohet me impakt për nxitjen e turizmit të zonës, por banorët e fshatit Gurras kërkojnë edhe një nënkalim në projekt për të mos bllokuar lëvizjen në dy anët e fshatit.
21 Qershor 2024, 17:02 -
Ksamil, destinacioni i preferuar i të huajve në jug! Operatorët turistikë: Ka përmirësim në infrastrukturë, por problem mbetet trafiku
Ksamili, një nga destinacionet më të njohura turistike në jug të vendit është përgatitur këtë vit për një sezon veror të jashtëzakonshëm, falë investimeve në infrastrukturë dhe shërbime publike.
15 Qershor 2024, 15:35 -
Banorët e dy fshatrave në Dimal si në Mesjetë: S'kemi rrugë, të sëmurët i çojmë në spital me gomar! Hesht kryebashkiakja Memaj
Janë 350 familje të izoluara në fshatrat Allambras dhe Çetë të bashkisë së Dimalit. Prej vitesh nuk hidhet as çakull. Banorët bëjnë dy orë në këmbë për të marrë shërbimet elementare. Për mikrofonin e Report tv, ata thanë se kryetarja e bashkisë Dimal, Juliana Mema nuk ka bërë asnjë investim në zonë, edhe pse gjatë 3 mandateve ka premtuar disa herë se do të shtrojë rrugën.
8 Maj 2024, 14:34 -
-
-
Nga Gjermania, SHBA e Italia, djemtë emigrantë bëhen bashkë për të bërë rrugën në Vranisht
Nisur nga shprehja e famshme e Presidentit amerikan Kenedi, “mos prit çfarë do bëjë vendi yt për ty, shiko se ç’mund të bësh ti për vendin tënd”, këta të rinj u mblodhën këtë fundjavë nisur nga një thirrje spontane duke mbledhur shuma të konsiderueshme për të rregulluar rrugën e fshatit.
17 Shkurt 2024, 17:09 -
Rrugë të amortizuara në Divjakë dhe mungesë sinjalistikash, Braçe kritika firmës së mirëmbajtjes: Harrojeni fitimin
Deputeti i PS, Erion Braçe gjatë një inspektimi në disa akse rrugore të Fierit dhe Divjakës kritikoi firmën mirëmbajtëse të rrugëve për amortizimin e shtresave të asfaltit dhe mungesën e barrierave horizontale në kthesa të rrezikshme që shpesh janë bërë shkak për aksidente.
16 Shkurt 2024, 20:26 -
Dhjetëra banorë të Zhitomit në Poliçan izolohen në dimër! Rruga e paasfaltuar, banorët: Lëvizim me karroca kuajsh
50 familje në Zhitom të Poliçanit janë pothuajse të izoluar në dimër, pasi rruga me zhavorr tejet e amortizuar është e pakalueshme nga reshjet. Ata lëvizin me karroca kuajsh për raste emergjente. Përmes Report TV banorët i kërkojnë bashkisë të asfaltojë segmentin prej 8 kilometrash
20 Janar 2024, 13:15 -
Protestë në Shkodër, 500 banorë të Dragoçit pa rrugë: Jemi në hall! Kemi 30 vite në këtë gjendje
Janë rreth 500 banorë në Dragoç të Shkodrës që kalojnë çdo ditë në një rrugë të amortizuar që në dimër bëhet e pakalueshme. Ata protestuan duke kërkuar nga bashkia e Shkodrës asfaltimin e aksit me gjatësi me pak se një kilometër
17 Janar 2024, 15:37 -
Rruga e tre fshatrave në Kukës e rrënuar, 100 familje ankohen se janë lënë në harresë: Prej 30 vitesh askush s’ka vënë dorë, rrezikohen fëmijët kur ikin në shkollë
Rreth 100 familje në tre fshatra të Kukësit janë thuajse të izoluar për shkak të amortizimit të rrugës që i lidh me pjesën tjetër të vendit. Banorët e zonës thonë se prej 30 vitesh nuk është investuar, pavarësisht premtimeve elektorale në fushata, duke e bërë rrugën një rrezik të përditshëm për ta dhe nxënësit e shkollave, e sidomos në raste të urgjencave mjekësore që mund të jene edhe fatale.
14 Janar 2024, 16:45 -
-
‘Rruga e Elbasanit' rrezik për këmbësorët dhe shoferët! S’ka mbikalim, mbi 200 banorë të zonës kalojnë mbi trafikndarëse: Jemi në mëshirë të fatit
“Rruga e Elbasanit”, aksi i cili lidh rrethrrotullimin e Fakultetit të Ekonomikut me atë të Saukut është kthyer në rrezik për këmbësorët banorë të zonës, por edhe për shoferët. Mungesa e një mbikalimi i detyron qytetarët të kalojnë çdo ditë trafikndarësen që nuk pengon këmbësorët, duke rrezikuar jetën.
24 Dhjetor 2023, 18:30 -
Rrugët e qytetit të Kukësit me gropa, bashkia nuk investon! Banorët: Në dimër tek ‘lagjja e re” kalohet vetëm me çizme
Qyteti i Kukësit, por dhe fshatrat turistikë përballen me probleme të mëdha në infrastrukturë. Banorët ankohen se bashkia nuk ka asfaltuar rrugët, të cilat janë të pakalueshme në ditët me shi.
22 Nëntor 2023, 19:01 -
Rrëshqitjet, degradon rruga nacionale Kukës-Peshkopi! Policia Rrugore dhe kompania: ARRSH duhet të investojë
Rruga nacionale Kukës-Peshkopi prej vitesh nuk njeh asnjë investim ndaj ka degraduar. Problematika më e madhe është në Qafë Kolesjan ku ka rrëshqitje të vazhdueshme. Shqetësimit të banorëve i është bashkuar Policia Rrugore dhe firma mirëmbajtëse që kërkojnë ndërhyrjen urgjente të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
12 Nëntor 2023, 15:31 -
-
Vëzhgimi i Report Tv/ Korsia e ambulancave në Vlorë kthehet në parkim! Zjarrfikësja s’kalon te ‘Hajro Çakërri’
Ambulanca dhe zjarrfikësja vështirë se mund të japin ndihmë në kohën e duhur pasi shumë rrugë të Vlorës janë zënë nga ndërtimet. Disa të tjera bllokohen nga makinat e parkuara në korsinë e emergjencës. Ndjekim vëzhgim dhe intervistat që ka marrë gazetari ynë në Vlorë, Armand Xhelili.
11 Tetor 2023, 16:19
