-
Presidencialet e SHBA në anën të tjetër të botës, GALLUP: Serbia, vendi më pro-Trump në Evropë! Si do të votonin shtetet e tjera
Vëmendja botërore është në SHBA, ku më 5 nëntor do të votohet në zgjedhjet presidenciale - votime që kanë ndikim edhe në pjesë të botës për shkak të rolit të madh politik, ekonomik e kulturor të SHBA-ve në rrafshin global
4 Nëntor, 11:58 -
Një udhëheqës vulgar dhe një kandidate e dobët: Amerika ka frikë nga të dy
“Asgjë në lidhje me të, nuk tregonte që një ditë do të bëhej prokurore e San Franciskos, prokurore e Kalifornisë, senatore, zëvendëspresidente”, tha për të miku i saj më i ngushtë i rinisë, Matthew Davis, avokat. Dhe sot në lidhje me të, saj nuk sugjeron se do të bëhet presidente.
4 Nëntor, 11:12 -
Zgjedhjet në SHBA/ Çfarë do të bënin Kamala Harris dhe Donald Trump në pushtet? Një vështrim mbi politikat kryesore të fushatës
Votuesit amerikanë do të përballen me një zgjedhje të qartë për president, midis nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump (ditën e sotme 5 nëntor). Në këtë shkrim do të njiheni me çfarë përfaqësojnë ata dhe si krahasohen politikat e tyre për çështje të ndryshme.
4 Nëntor, 07:56 -
Harris dhe Trump për Ballkanin, luftë kundër korrupsionit dhe ndikimeve keqdashëse
Kandidatët presidencialë amerikanë thanë se lufta kundër korrupsionit dhe trysnive nga jashtë do të jenë përparësi e administratave të tyre në Ballkanin Perëndimor, ndërsa rajoni synon integrimet evropiane. Ndërkaq në një letër drejtuar komunitetit shqiptaro-amerikan në prag të zgjedhjeve, zonja Harris vuri theksin te lidhjet e veçanta ndërmjet amerikanëve dhe shqiptarëve prej më shumë se një shekulli, që nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore
3 Nëntor, 20:56 -
Harris e Trump në garë të ngushtë me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, mesataret e sondazheve tregojnë një garë të ngushtë midis dy kandidatëve, zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe ish-presidentit Donald Trump, ku të dy konkurrojnë për kryesimin në shtetet kritike, sipas Washington Post.
3 Nëntor, 18:02 -
Zgjedhjet Presidenciale në SHBA/ Me Harrisin pak pritje për Kosovën, me Trumpin turbullira
Kosova, përgjatë viteve, ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e SHBA-së, pavarësisht lidershipit të saj politik. Nën presidentin demokrat, Bill Clinton, më 1999, SHBA-ja dhe aleatë të tjerë të NATO-s kanë bombarduar caqet e ushtrisë së atëhershme jugosllave për të ndalur dhunën në Kosovë. Gati dhjetë vjet më vonë, nën presidentin republikan, George W. Bush, Kosova ka shpallur pavarësinë
3 Nëntor, 16:12 -
Zgjedhjet në SHBA/ Kamala Harris letër komunitetit shqiptaro-amerikan: Vlerësoj kontributin tuaj, Shqipëria promovuese e stabilitetit! Mbështetje për Kosovën
Kamala Harris, përmes një letre, shpreh mirënjohje për kontributin e paçmuar të komunitetit shqiptaro-amerikan. Letra vjen në prag të zgjedhjeve në SHBA, ndërsa kandidatja demokrate përforcon lidhjen e fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë, duke theksuar partneritetin e ngushtë në NATO, si edhe shpreh mbështetjen për Kosovën.
3 Nëntor, 08:47 -
Zgjedhjet në SHBA/ Harris e Trump fushatë vendimtare në Karolinën e Veriut, 70 milionë amerikanë kanë votuar tashmë! Zyrtarët USA: Kërcënime nga Rusia, Irani dhe Kina
Zyrtarët e sigurisë dhe të zbulimit paralajmërojnë se votuesit po përballen me një mjedis zgjedhor ku është shtuar dinamika e kërcënimeve që vijnë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit.
2 Nëntor, 20:42 -
New York Times nuk ngurron të sulmojë opozitën: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë! Paralelizmi me Shqipërinë
Tre ditë para ditës së zgjedhjeve në SHBA, gazeta “New York Times” del haptazi kundër kandidatit të opozitës dhe jep miratimin e saj zyrtar Kamala Harris në shtator, u bën thirrje votuesve amerikanë për të votuar kundër kundër ish-presidentit republikan, Donald Trump.
2 Nëntor, 20:18 -
Zgjedhjet amerikane mes sfidave të shkaktuara nga stuhitë dhe djegia e kutive të votimit
Në shtetin fushëbetejë të Karolinës së Veriut, votuesit dhe zyrtarët e zgjedhjeve përballen me sfidat e shkaktuara nga përmbytjet masive nga uragani Helene, përfshirë humbjen e dokumenteve të identitetit, të nevojshme për të votuar.
2 Nëntor, 07:21 -
Zgjedhjet Presidenciale në SHBA, shifrat e sondazheve të fundit të garës Harris-Trump! Avantazhet dhe shtetet kyçe
Harris prin në Uisconsin dhe Michigan me 0.2% dhe 0.4%, avantazh. Trump vazhdon të udhëheqë në Arizona, Nevada, Pensilvani, Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia. Kryesimi i tij megjithatë është shumë i lehtë. Ai prin me 1 ose nën 1%, në Nevada, Pensilvani dhe Karolinën e Veriut
1 Nëntor, 13:00 -
Eduard Zaloshnja: Për herë të parë, Arizona bëhet blu për Kamalën
Meqë falë sistemit elektoral presidencial në SHBA, gara është përqendruar aktualisht në 7 shtete kyçe ndër 50 shtetet e federatës amerikane, shumë faqe interneti mesatarizojnë sondazhet e ndryshme që zhvillohen në secilin nga këto shtete.
1 Nëntor, 08:36 -
Sondazhet: Harris dhe Trump ‘kokë më kokë’ në Georgia dhe Karolinën e Veriut
As nënpresidentja Kamala Harris dhe as ish- presidenti Donald Trump nuk kanë krijuar një avantazh të qartë në garën për Shtëpinë e Bardhë në dy shtete kyçe të fushëbetejës jugore, sipas sondazheve të reja të CNN të kryera nga SSRS.
31 Tetor, 20:52 -
Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
Aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara po përgatiten për një Amerikë që është më pak e interesuar për ata, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet presidenciale. Ata gjithashtu mund të ndeshen me traumat e vjetra dhe probleme të reja nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë
31 Tetor, 16:26 -
Në javën e fundit të fushatës, Harris dhe Trump hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit
Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Kamala Harris akuzuan njëri-tjetrin për thellimin e mosmarrëveshjeve në një vend thellësisht të polarizuar, ndërsa fushata presidenciale hyri të mërkurën në javën e saj të fundit.
31 Tetor, 07:45 -
Zgjedhjet Presidenciane në SHBA/ Kremlini ndjek me vëmendje garën Trump-Harris, peshon ndikimin që mund të ketë për Rusinë
Nëse fiton, Nënpresidentja Kamala Harris, kandidate demokrate për presidente, ka të ngjarë të vazhdojë ndihmën ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus, siç po bën Presidenti Biden. Ndërsa ish-Presidenti Trump ka përmendur shpesh raportet e tij të mira me udhëheqësin rus Vladimir Putin, duke thënë se kjo do ta ndihmonte atë t’i jepte fund luftës në Ukrainës
30 Tetor, 20:48 -
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Harris: Trump synon hakmarrje, misioni im është të punoj
Fushata në SHBA ka hyrë në ditët ë fundit të saj. Kamala Harris dhe Donald Trump zhvilluan mitingjet e tyre të radhës në Washington dhe Pensilvani. Harris tha se Trump synon të hyjë n zyrën ovale për t’u hakmarrë ndërsa Trump kërkoi votën sërish për të dëbuar emigrantët e paligjshëm nga SHBA
30 Tetor, 19:16 -
Harris dhe Trump japin argumentet përfundimtare në fushatën zgjedhore
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, e kritikoi ish-presidentin Donald Trump si njeri të paqëndrueshëm dhe të fiksuar pas hakmarrjes, gjatë një tubimi zgjedhor në vendin afër Shtëpisë së Bardhë ku, më 6 janar 2021, Trump iu drejtua mbështetësve të vet para se ata ta sulmonin Kapitolin amerikan.
30 Tetor, 09:10 -
Eduard Zaloshnja: Vështirsohet situata elektorale e Kamalës në Pennsylvania
Report TV dhe Shqiptarja.com, me ndihmën e statisticienit Eduard Zaloshnja, mesatarizon çdo ditë vetëm sondazhet më të fundit në secilin nga shtetet kyçe për garën presidenciale në SHBA, si dhe paraqet mesatren e ponderuar të marzhit të gabimit statistikor në secilin shtet.
30 Tetor, 08:54 -
SPECIALE: Mesataret e 3 sondazheve më të fundit në secilin nga shtetet kyçe për garën presidenciale në SHBA
Report TV dhe Shqiptarja.com, me ndihmën e satatisticienit Eduard Zaloshnja, do të mesatarizojë çdo ditë vetëm 3 sondazhet më të fundit në secilin nga shtetet kyçe për garën presidenciale në SHBA, si dhe do të paraqesë mesaren e ponderuar të marzhit të gabimit statistikor në secilin shtet.
29 Tetor, 13:58 -
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Trump paraqet argumentat përmbyllëse të fushatës: Ne duhet të mposhtim Kamala Harris
Republikani Donald Trump mbajti të dielën fjalimin përmbyllës të fushatës së tij kundër rivales demokrate Kamala Harris, në një mbrëmje që u shoqërua me fyerje dhe gjuhë të ashpër ndaj saj dhe grupimeve të ndryshme
28 Tetor, 18:23 -
SHBA/ 9 ditë nga zgjedhjet, Trump tubim në Manhatan, Harris në Filadelfia
Kandidati republikan për President Donald Trump do të mbajë të dielën një tubim në kompleksin shumë-funksional “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, një aktivitet i rëndësishëm në një shtet që për herë të fundit ka mbështetur një president republikan në 1984.
28 Tetor, 07:46 -
Eduard Zaloshnja: Vetëm tre shtete janë vërtet të rëndësishme për Kamalën
President në SHBA nuk zgjidhet ai/ajo që merr më shumë vota në rang kombëtar, por ai/ajo që merr më shumë vota në disa shtete kyçe të federatës, që dërgojnë elektorë përcaktues në Kolegjin Elektoral (i cili përbëhet nga 538 elektorë, në përpjestim të përafërt me popullsinë e çdo shteti të federatës amerikane)
27 Tetor, 09:17 -
SHBA: Rusia qëndron prapa videos së rreme lidhur me grisjen e fletëvotimeve në Pensilvani
Autoritetet amerikane thanë se aktorët rusë qëndrojnë prapa një video të rreme që ka qarkulluar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqej grisja e votave me postë për kandidatin republikan dhe ish-presidentin, Donald Trump, në shtetin e Pensilvanisë, para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.
26 Tetor, 14:52 -
‘Nuk jam këtu si VIP, por si nënë’, Beyonce në mitingun e Kamala Harris në Houston: Duhet të votojmë
Këngëtarja Beyonce ka treguar hapur mbështetjen për Kamala Harrisin, ndërsa u shfaq për herë të parë në një miting të kandidates demokrate Kamala Harris. Ajo u ndal te një nga çështjet më të ndjeshme për amerikanët, ajo e abortit, ku tha “Unë jam këtu si nënë”.
26 Tetor, 10:20 -
Për herë të parë në 36 vjet, Washington Post nuk do të mbështesë askënd për president në SHBA
Për herë të parë në dekada, The Washington Post nuk do të mbështesë një kandidat në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, njoftoi të premten botuesi i gazetës, një vendim që shkaktoi zemërim të gjerë në mesin e stafit të gazetës.
25 Tetor, 22:37