-
Sondazhi i ri: Harris, Trump me mbështetje të barabartë për votën popullore
Kandidatja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republikan Donald Trump kanë një mbështetje të barabartë në elektoratin amerikan, me 48% secili përsa i përket votës popullore për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.
25 Tetor, 21:13 -
Harris thotë se Trumpi është 'fashist' pasi John Kelly u shpreh se ish-Presidenti donte gjeneralë si ata të Hitlerit
Nënpresidentja Kamala Harris tha të mërkurën se beson se Donald Trump është “fashist” pasi shefi më jetëgjatë i kabinetit të ish-Presidentit u shpreh se ky i fundit, gjatë kohës që ishte në detyrë, kishte shprehur vleresim për Adolf Hitlerin dhe kishte vënë besnikërinë personale mbi Kushtetutën.
24 Tetor, 19:33 -
Zgjedhjet në SHBA/ Eminem dhe Obama apel qytetarëve për të votuar Harris
Fushata elektorale e Kamala Harris vijoi në Detroit të Michiganit, një nga 7 shtetet kyçe për rezultatin e 5 nëntorit. Votën për presidenten e kërkuan dy gjigandë të politikës dhe muzikës. Barak Obama dhe reperi Eminem elektrizuan të pranishmit më vargjet e “Lose yourself” Luz Jorself.
23 Tetor, 14:45 -
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Sondazhi i New York Times: Harris në avantazh me 1 përqind
Sondazhet tregojnë një garë të fortë dhe rezultat mjaft të ngushtë midis Kamala Harris dhe Donald Trump. New York Times në sondazhin e fundit, thotë se Harris ka një avantazh me pikë më shumë ndërsa gara më e paparashikueshme pritet të jetë tek ato që njihen si 'swing states'.
22 Tetor, 11:59 -
SHBA/ Kamala Harris: Presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i asaj të Biden
Kamala Harris thotë se presidenca e saj nuk do të jetë një vazhdim i asaj të Joe Biden. Në një intervistë për Fox News ajo sqaroi deklaratën e dhënë më herët kur kishte thënë se nuk do të ndryshonte asgjë nga puna e adminsitratës Biden.
17 Tetor, 17:12 -
Harris fushatë në Pensilvani me mbështetësit republikanë, Trump kërkon votën e latino-amerikanëve
Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris bën fushatë të mërkurën për herë të dytë këtë javë në Pensilvani, një nga shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale për president.
16 Tetor, 19:36 -
Eduard Zaloshnja: 'Muri Blu' i Demokratëve dhe 'Muri i Kuq' i Republikanëve
Tani që gara presidenciale në SHBA po i afrohet fundit, gjithnjë e më shpesh publikohen sondazhe për garën mes Kamalës dhe Donaldit. Shumica e sondazheve që zhvillojnë mediat amerikane për këtë garë janë në nivel kombëtar.
15 Tetor, 15:44 -
Eduard Zaloshnja: 'Muri Blu' i Demokratëve dhe 'Muri i Kuq' i Republikanëve
Në garën aktuale, shtete kyç për demokraten Kamala janë Pensilvania, Miçigan dhe Uiskonsin. Në të trija këto shtete, në tri dekadadat e fundit, garën e kanë fituar gjithmonë kandidatë presidencialë demokratë, përveç 2016-ës, kur në to fitoi republikani Trump. Dhe ai u bë president, edhe pse në shkallë kombëtare mori më pak vota se demokratja Klinton
15 Tetor, 15:01 -
Mjeku: Nënpresidentja Harris në gjendje të shkëlqyer shëndetësore
Nënpresidentja Kamala Harris gëzon “shëndet të shkëlqyer” dhe “formën e duhur fizike dhe mendore” për të qenë presidente e vendit, thuhet në një letër të mjekut të saj, të publikuar të shtunën, ku bëhet një përmbledhje e historikut dhe gjendjes së saj mjekësore.
12 Tetor, 21:18 -
Eduard Zaloshnja: 7 fushëbetejat ku do të përcaktohet fituesi i zgjedhjeve në SHBA
Në javët që kanë mbetur, të dyja kampet pritet të shpenzojnë qindra milionë dollarë për reklama televizive dhe në rrjetet sociale, si dhe për patronazhistë të tyre që do të trokasin derë më derë, në mënyrë që të fitojnë garën e centimetrave të fundit në secilin prej 7 fushëbetejave: Pennsylvania, Michigan, Wisconsin, Nevada, Arizona, Georgia, North Carolina.
11 Tetor, 12:52 -
Obama në fushatë për të mbështetur Nënpresidenten Harris
Ish-Presidenti Barack Obama foli me tone të zjarrta kundër kandidaturës së ish-Presidentit Donald Trump dhe në favor të Nënpresidentes Kamala Harris të enjten gjatë një tubimi në një kampus universitar në Pitsburg, që synonte të nxiste të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhjet e nëntorit.
11 Tetor, 08:21 -
Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene
Donald Trump u kthye të shtunën në Butler të Pensilvanisë ku i shpëtoi një atentati në korrik, duke mbajtur një tubim të madh përpara një turme masive, në një nga shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.
6 Tetor, 16:13 -
Harris kritikon planin e Trump për paqen midis Ukrainës dhe Rusisë: Ish-presidenti do të detyrojë Kievin të lëshojë territor
Zëvendëspresidentja amerikane njëkohësisht kandidatja për presidente në zgjedhjet e nëntorit në SHBA ka hedhur akuza ndaj ish presidentit Donald Trump për një zgjidhje të mundshme paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë. Harris thotë se Trump do t’i ushtrojë presion Ukrainës për të lëshuar territor të sajin.
4 Tetor, 13:49 -
Donald Trump përshkallëzon retorikën kundër emigrantëve dhe sulmon Kamala Harris: E paaftë
Kandidati republikan për president, Donald Trump ka përshkallëzuar retorikën e tij kundër emigrantëve dhe ka shtuar fyerjet personale kundër Kamala Harrisit, gjatë një tubimi të shtunën në shtetin e Wisconsit.
29 Shtator, 16:04 -
Fushata për Shtëpinë e Bardhë dhe retorika e ashpër politike
Kandidati republikan për president, Donald Trump, zhvillon tubimin e parë në ambiente të jashtme që nga përpjekja e dytë për atentat të dielën e kaluar. Pa ofruar prova, zoti Trump fajësoi për incidentin retorikën e Presidentit Joe Biden dhe Nënpresidentes Kamala Harris
23 Shtator, 18:16 -
SHBA/ Donald Trump përjashton mundësinë e kandidimit në 2028 nëse humbet në nëntor ndaj Kamala Harris
Kandidati për presidenti i republikanëve Donald Trump u shpreh në një studio televizive se përjashton mundësinë e rikandidimit për president në vitin 2028 nëse humbet zgjedhjet ndaj Kamala Harrisit në nëntor.
22 Shtator, 22:29 -
Anketimi, votuesit thuajse të njëjtën mbështetjeje për kandidatët Trump e Harris lidhur me ekonominë
Një sondazh i ri tregon se as Kamala Harrisi dhe as Donald Trumpi nuk kanë një epërsi vendimtare tek opinioni publik lidhur me ekonominë, duke e kthyer një çështje që deri tani ka qenë një pikë e fortë për ish-presidentin, në një dyluftim politik.
20 Shtator, 21:45 -
Trump: Zgjedhjet e këtij viti në SHBA janë më të rëndësishmet në historinë e Izraelit
Ish-Presidenti, Donald Trump i quajti zgjedhjet e ardhshme amerikane si më të rëndësishmet në historinë e Izraelit, duke thënë se shteti hebre do të zhdukej, do të “fshihej” nga faqja e dheut dhe do të pushonte së ekzistuari nëse zëvendëspresidentja Kamala Harris fiton zgjedhjet presidenciale
20 Shtator, 09:39 -
Trump i rikthehet fushatës pas atentatit të dytë: Kandidimi për president është një 'biznes i rrezikshëm'
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, iu kthye aktiviteteve të fushatës zgjedhore për herë të parë pas atentatit të dytë për vrasjen e tij
18 Shtator, 09:16 -
Frikë në kampin republikan? Mbështetësit e Trump të shqetësuar për paraqitjet e tij pas debatit me Harris
Republikanët kanë shprehur shqetësimet e tyre pas debatit presidencial të së martës mbrëma midis ish-presidentit Donald Trump dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Prolific
15 Shtator, 17:59 -
Zgjedhjet në SHBA/ Harris thellon diferencën me Trump, 5 pikë para në sondazhe! Obama dhe Klinton dalin në fushatë për demokratët, ‘suiftistët’ në modë
Shtëpia e Bardhë duket se do të ketë për herë të parë në historinë e saj presidenten e parë grua në Zyrën Ovale, e për më tepër nga komuniteti me ngjyrë. Zv/presidentja demokrate kryeson me 47% sondazhet, Trump vetëm 42%. Para debatit këto shifra ishin në kahun e kundërt. Fansat e Taylor Swift nisin fushatën e regjistrimit të votuesve dhe kanë ndikuar në rezultatet paraprake të sondazheve
15 Shtator, 09:34 -
Ulja e numrit të lindjeve pjesë e debatit politik në SHBA
Në këtë sezon zgjedhjesh është politizuar edhe të qenit prind. Ndërsa niveli i lindjeve në Shtetet e Bashkuara po bie dhe më shumë amerikanë vendosin të mos krijojnë familje, disa paralajmërojnë për një kolaps të ekonomisë dhe shoqërisë amerikane. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, ekspertët thonë se nuk është kaq e thjeshtë
14 Shtator, 22:44