-
-
-
Hajdari ironizon PD: Mua s'më lanë gjë pa më sharë, sot u ra goja për Bushatin si zë ndryshe në PS
Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka ironizuar të gjithë zërat nga PD-ja që kanë vlerësuar Ditmir Bushatin, si një mendim ndryshe nga PS-ja. Duke iu rikthyer akuzave që demokratët i bënë pasi refuzoi të digjte mandatin, duke e cilësuar si "të blerë nga Rama", Hajdari me ironi tashmë ka ngritur pyetjen: Vras mendjen mos e ka blerë gjë Partia Demokratike?
30 Gusht 2019, 19:29 -
Andoni: Por Basha është alternativë dhe ky është problemi!
Ngritja e strukturave të reja të Drejtësisë dhe trandjet që priten në të gjithë jetën e vendit duket se ende nuk po e mërzisin ose sikletosin politikën. Përjashtuar javët e fundit, kur politika ka pushuar, për çdo ditë kemi pasur akuza dhe kundërakuza, kurse opozita ka premtuar se do të fillojë sërish protestat e mëdha në shtator.
30 Gusht 2019, 18:38 -
Tërmeti në Korçë/ Qytetarja: Më thonë se nuk do ma rregulloni shtëpisë se e kam blu! Rama i përgjigjet me batutë
Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në banesat e prekura nga tërmeti në Korçë, ku është zotuar banorët do të futen në shtëpitë e tyre para se të vijë dimri.
30 Gusht 2019, 16:46 -
Meta vlerëson me titullin e lartë 'Për Merita të Veçanta Civile' familjet Petrela dhe Topulli
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, me titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” vëllezërit Bujar, Ylber, Halit dhe Seit Petrela, si dhe Shqipjon Topullin, pas vdekjes.
30 Gusht 2019, 15:44 -
-
Rama u përgjigjet kritikëve: I mirëkuptoj ankesat, por kemi bërë dhe jo pak madje (VIDEO)
Kreu i qeverisë thotë se i “mirëkupton ankesat”, por thekson se nuk e pranon dot faktin që nuk është bërë asgjë në këtë drejtim edhe pse do bëhet akoma edhe më shumë për fshatrat e vendit tonë.
30 Gusht 2019, 13:28 -
-
-
Minxhozi: Voltanat nuk janë zgjidhja
Shumëkujt do t’i kujtohet sesi në vjeshtën e vitit 2017 kryeministri vendosi t’i përzgjedhë 12 prefektët e rinj, mes shtresës së ish-ushtarakëve, duke e justifikuar veprimin e tij me shkallën e përgjegjshmërisë dhe korrektesën që e karakterizon këtë kategori personash.
30 Gusht 2019, 10:07 -
-
Dy qëndrimet e Bushatit/ Sot fajin e kërkon tek partia...por ja mbrojtja që i bënte Valdrin Pjetrit dhe Doshit
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë mbledhjes së djeshme të Kryesisë socialiste kërkoi që historia e Valdrin Pjetrit të mos mbyllet vetëm me përgjegjësi individuale, por PS-ja të kërkojë falje për atë që ndodhi. Ai kërkon përgjegjësi te partia, por në fakt kur kryeministri Rama e pyeti për kandidaturën e Pjetrit për zgjedhjet e 30 Qershorit, vlerësimi i tij ishte maksimal. Edhe gjatë fushatës foli me superlativa, por kur i doli mashtrimi përgjegjësinë e kërkon te partia. E njëjta situatë edhe me deputetin Dom Doshi.
29 Gusht 2019, 17:19 -
-
PD publikon foton: Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto, i arrestuari në Greqi, janë i njëjti person
Ish-deputeti Gent Strazimiri deklaroi se kryetari i ri i bashkisë së Vorës i arrestuar më parë në Greqi dhe aktualisht në kërkim janë i njëjti person prandaj ndryshoi emrin nga Jorgo Toto në Agim Kajmaku.
29 Gusht 2019, 12:07 -
Përplasja e fortë/ Bushati flet për ‘çunat problematikë’ në PS! Rama: U solle si shef, jo si lider, ja pse të shkarkova
Zbardhet debati me dyer të mbyllura/ Debati Rama-Bushati për Shkodrën, ish-ministri drejt largimit nga PS. Ish-i deleguari i PS-së në Shkodër, Ditmir Bushati ka folur për rikthimin e personave me të kaluar të dyshimtë në PS. Bushati ka përmendur sintagmën “çunat problematikë’, duke ironizuar dhe referuar kështu Damian Gjiknurin.
29 Gusht 2019, 11:47 -
-
Ambasadori austriak jep mesazhin politik krah Ramës: Jam i bindur se kriza do zgjidhet
Johan Sattler ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij të fundit si ambasador i Austrisë në vendin tonë, në ceremoninë ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij Satler tha se shumë shpejt kriza politike në Shqipëri do të marrë zgjidhje.
28 Gusht 2019, 21:23 -
Basha sulmon sërish Ramën: Me heshtjen e tij mbron dhe promovon kriminelët që vjedhin zgjedhjet
Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama dhe anëtarët e Partisë Socialiste. Përmes një deklarate të bërë pasditen e sotme Basha tha se në grupin e Rilindjes vepron kodi i heshtjes që në zhargonin mafioz njihet si "omerta"
28 Gusht 2019, 20:52 -
Balla: Do riformatojmë partinë në Shkodër, s'jemi si PD që ushqente Xhelal Mziun në derë të burgut
PS do të krijojë një platformë komunikimi në kohë reale brenda strukturave të partisë për të monitoiruar të gjitha të dhënat e anëtarëve të saj. Kjo ka qenë një temë e diskutuar në mbledhjen e sotme të PS, e cila është bërë publike nga kreu i grupit parlamentar t&am
28 Gusht 2019, 20:35