-
Shteti i Urdhrit të Bektashizmit/ Zukali i shoqatës Vatra në Stamboll për Report Tv: Po u krijua do jetë nder për Shqipërinë
Kreu i shoqatës VATRA në Stamboll, Bora Zukali në një intervistë për Report Tv e quan tejet pozitive për Shqipërinë krijimin e shtetit të Urdhrit të Bektashizmit.
24 Shtator 2024, 18:23 -
-
Korridori VIII, Rama dhe grekët!
Nëse do të zbulosh shkaqet e konflikteve, ndiq paranë. Pushtimi i tokave bëhet për para; luftërat fetare në thelb kanë paranë; konfliktet politike po aty e kanë burimin. E tillë është edhe përplasja greko-shqiptare e cila duket të bëhet për një fshat të quajtur Himarë, por në thelb ka interesat ekonomike dhe konkurrencën mes dy vendeve
24 Shtator 2024, 11:27 -
Rama në OBK për Inteligjencën Artificiale: 95% e shërbimeve sot në Shqipëri ofrohen online
Kryeministri Edi Rama nga Selia e OKB në Nju Jork foli në emër të Shqipërisë në një sesion për ‘Dialogun për të ardhmen digjitale’. Rama përmendi projektet e Shqipërisë me Inteligjencën Artificiale por edhe sulmin kibernetik të Tiranës.
23 Shtator 2024, 20:35 -
Rama: Shteti bektashi, një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit
Në një kohë kur në vend po zien debati mbi planin për krijimin e një shteti sovran të bektashinjve, kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në rrjetin social “X” librin “The albanian Bektashi- history and culture of a dervish order in the balkans”, të albanologut Robert Elsie, duke e sugjeruar si një vepër për këdo që është i interesuar të mësojë për historinë dhe kulturën e Urdhrit Bektashi
23 Shtator 2024, 18:55 -
-
Ekipi i PS nis punën, 15 drejtuesit politikë në terren, disa kalojnë ‘stafetën’! 4 “të paprekurit” e Ramës komodë
8 muaj para zgjedhjeve, ekipi drejtues i socialistëve ka nisur punën në terren. 15 drejtuesit e qarqeve po mbajnë në vazhdimësi takime me strukturat e partisë në zonat që do të udhëheqin, ndërsa ata që kanë qenë edhe më parë drejtues politikë janë në pozita më komode dhe ende nuk i kanë ndezur motorët për zgjedhjet 2025.
23 Shtator 2024, 16:06 -
-
Alban Daci: 'Shteti i Bektashinjve' si guri i budallait në pusin e 'Botës të çudirave' të radhës!
Shtetet në kuptimin sociologjik, ata të formës që njohim ne si shtet-komb me disa model, ose siç thoshte Renan: "një plebishit i përditshëm". Pra, vullnet i përditshëm për të jetuar së bashku konsiderohen një formë e ndërmjetme dhe efikase e organizmit njerëzor, por sipas teoricienëve ka gjasa të mbyllet me "Qeveri Botërore" dhe në fakt një gjysmë tratativë e tillë mund të konsiderohen vetë Kombet e Bashkuara.
23 Shtator 2024, 09:15 -
Fjala e plotë e Ramës në OKB: Mbështesim transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran në Tiranë
Nënë Tereza na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë e ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë!
23 Shtator 2024, 08:29 -
-
Shteti i Urdhrit Bektashi bën jehonë edhe në SHBA! Baba Mondi bëhet i famshëm, New York Times e hap gazetën me të
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” i ka kushtuar faqen e parë në versionin print të së dielës (22 Shtator), me lajmin mbi krijimin e Urdhrit Bektashi, referuar deklaratës publike të kryeministrit Edi Rama ditë më parë dhe konfirmimit nga vetë Kryegjyshata Botërore
23 Shtator 2024, 07:23 -
Pas fjalës në OKB për ngritjen e shtetit sovran të bektashinjve, Rama dhe Erdogan bashkojnë delegacionet në një takim dypalësh
Kryeministri Rama me presidentin e Turqisë Erdogan në OKBGjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë së OKB-së në Nju Jork, ku merr pjesë edhe Shqipëria në Samitin për të Ardhmen, kryemini
22 Shtator 2024, 21:53 -
'Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen', Rama mban fjalën në OKB: Do transformojmë qendrën e Urdhrit Bektashi në qendër sovrane tolerance dhe bashkëjetese
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e OKB-së në Neë York, në 'Samitin për të Ardhmen'. Rama ndër të tjera paraqiti Shqipërinë si model bashkëjetese dhe tolerance në mes të trazirave të botës. Rama ceku dhe planin për kthimin e Selisë së Kryegjyshatës së Bektashinjve në një qendër sovrane brenda Tiranës.
22 Shtator 2024, 19:09 -
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, mblidhen sot liderët botërorë! Merr pjesë edhe Rama! Ministri i Jashtëm: Marrëveshje të reja për liberalizim vizash
Udhëheqës nga mbarë bota, liderë të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, ndër ta edhe kryeministri Edi Rama, do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diel në Nju Jork
22 Shtator 2024, 09:47 -
-
Pse 2025 pritet të shkaktojë përmbysje e tronditje të madhe politike?!
Është i vërtetë paralajmërimi se viti 2025, viti kur dhe do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, do të shkaktojë përmbysje të mëdha politike. Madje mendohet se dhe do të trondisë thellë politikën shqiptare, plot 35 vite pas shembjes së komunizmit
21 Shtator 2024, 16:42 -
Rama niset për në New Jork, do të marrë pjesë në Samitin e OKB! Takime me homologët e liderët e BE-së
Udhëheqës nga mbarë bota ndër ta edhe kryeministri Rama do të marrin pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diele në Nju Jork. Në këtë takim do të trajtohen çështjet më të mprehta që po kalon bota, mes tyre luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë
21 Shtator 2024, 16:28 -
Azgan Haklaj: Berisha, ky oligark-mallkim për demokratët!
Oligarku në vendin tim njësoj si Sali Berisha që familjarisht me paratë që ka vjedhur bën si filantrop, është "besimtari" që i çon fëmijët në xhami dhe flasin pa mbarim për Zekatin, e në fakt në vend që të pastrojnë shpirtin pastrojnë paratë e vjedhura dhe Zekatin e falin brenda familjes së tyre mafioze! Sali Berisha është ateisto-enveristi që nuk beson në Zot!
21 Shtator 2024, 12:25 -
Arsimi profesional, Rama: Nxënësit trajnim profesional me pagesë në biznese! Fëmijëve në zonat rurale do i afrojmë konvikte dinjitoze
Kryeministri Edi Rama foli për projektin e shkollës përmes praktikës në vendin e punës dhe tashmë janë shumë biznese të cilët janë afruar për të bashkëpunuar me MAS me qëllim punësimin e nxënësve në kompanitë e tyre.
21 Shtator 2024, 10:30