-
Rrëfimi i Gjin Gjonit: Pasurinë time e ka investiguar Sali Berisha, është e ligjshme. Ylli Manjani: Gjini na nderon, e vlerëson bota
Si u kordinuan në vitin 2015 Gjin Gjoni dhe Sali Berisha duke mbrojtur dhe lavdëruar njëri-tjetrin dhe roli i Çim Pekës. Deklarata e bujshme e ish-ministrit të LSI-së së Drejtësisë Ylli Manjani në mbrojtje të gjyqtarit simbol të akuzave për pasurim të dyshimtë dhe vendime skandaloze. Saimir Tahiri në 2015 mesazh Berishës: Ne besojmë që qytetarët meritojnë drejtësi të vërtetë dhe jo gjin gjonër
23 Korrik 2020, 08:27 -
PD propozon Gjin Gjonin për deputet! Yuri Kim paralajmëron partitë mbi kandidatët: Mos nxisni korrupsionin, do mbani përgjegjësi
Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar në mënyrë indirekte për Gjin Gjonin, i cili u propozuar për kandidat për deputet nga dega e PD-së Lezhë. Ajo ka paralajmëruar të gjithë partitë politike që përgatiten për zgjedhje të verifikojnë të gjithë kandidatët dhe të mos minojnë demokracinë me përzgjedhjet e gabuara.
22 Korrik 2020, 16:51 -
Gjin Gjoni propozohet për kandidat nga demokratët e Lezhës, reagon PD: Përjashtohen ata që dorëhiqen për shkak të vetingut
Burim zyrtare nga PD për Report Tv konfirmojnë se Gjin Gjoni është propozuar si kandidat për deputet nga dega e PD Lezhë, por mohon që ai do të pranohet, pais nuk plotëson kriteret
22 Korrik 2020, 16:09 -
PD Lezhë propozon Gjin Gjonin kandidat për deputet pasi dha dorëheqjen nga frika e Vetingut, kandidat edhe vëllai i tij
Emri i Gjin Gjonit është propozuar nga dega e PD-së në Lezhë, kandidatura e tij do t’i shkojë për miratim Lulzim Bashës. Si e mori Berisha në mbrojtje Gjinin Gjonin në 2015
22 Korrik 2020, 14:27 -
Ikja e Gjin Gjonit, shkollimi si ‘plepist’ dhe me ‘universitet’ 1-vjeçar, karriera, pasuria përrallore dhe dosjet e bujshme që ka pasur në duar
Misteri i madh i ‘diplomimit’ të Gjin Gjonit, deklaroi se kreu i universitetin për 1 vit dhe më pas bëri masterin, qëndroi 5 vjet në krye të qeverisjes së drejtësisë në Shqipëri (KLD), dosjet e bujshme nga lirimi bosit të drogës Abdulselam Turgut deri tek mbrojtja e gjyqtarëve të korruptuar në KLD.
21 Korrik 2020, 17:43 -
Ja çfarë fshihet pas dorëheqjes së Gjin Gjonit pas 20 muajsh hetime dhe si e paralajmëroi zyrtari amerikan lëvizjen e tij për t’i shpëtuar Vetingut
Nga leja prindërore që i dha KLD me në krye Ilir Metën, propozimi i PD për të veshur me imunitet anëtarët e Kolegjit Zgjedhor deri tek dorëheqja taktike para se të përballej me Vetingun, të gjitha lëvizjet për të shpëtuar Gjin Gjonin
21 Korrik 2020, 14:03 -
Gazetari Qyno: E dinte se s'do ta kalonte vettingun, Gjin Gjoni dha dorëheqjen pasi u njoh me raportin (VIDEO)
Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se gjyqtari e dha dorëheqjen pasi iu dorëzua raporti me konkluzionet që kanë dalë nga hetimi dhe vlerësimi në tre kriteret
21 Korrik 2020, 13:52 -
Frika nga vettingu, Gjin Gjoni jep dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë: Jam sulmuar nga qeveria, procesin e kalon ai që i shërben partisë (LETRA)
Aktualisht Gjoni është hetim administrativ por ende nuk është përballur ende me vettingun. Report Tv ka siguruar letrën me argumentet që ka përdorur Gjoni për të justifikuar largimin para vettingut.
21 Korrik 2020, 12:32 -
Vëzhguesi ONM e cilësoi shkelje lejen prindërore për Gjin Gjonin, Vettingu konfirmon në detyrë kreun e Apelit të Tiranës
Seancën e kaluar trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Xhensila Pine e njohën gjyqtarin Hado me disa pasaktësi modeste sa i takon kriterit të pasurisë, ndërsa vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.
24 Qershor 2020, 10:49 -
Pas Fatmira Hajdarit, Theo Jacobs ‘përvëlon’ kolegun e saj, i kërkon llogari për lejen prindërore të Gjin Gjonit dhe mbrojtjen e gjyqtarëve në KLD
Vëzhguesi më i famshëm ndërkombëtar Theo Jacobs merr në pyetje ish-anëtarin e KLD për lejen e Gjin Gjonit: Të jesh anëtar i KLD nuk do të thotë se mund të bësh ç’të duash, ky vendim ka qenë i paligjshëm
18 Qershor 2020, 18:26 -
Skandal në Gjykatën e Tiranës, Mimoza Kajo Brahimi përjashton kompaninë amerikane nga gjyqi për Duty Free në Rinas
Gjyqtarja e Tiranës nuk pranon kompaninë amerikane si palë e tretë në gjyqin mes TIA dhe kompanisë së gruas së Gjin Gjonit për dyqanet në Rinas, amerikanët do t’i denoncojnë veprimet e Brahimit në Komisionin e Vetingut .
20 Shkurt 2020, 09:15 -
Pas 'puçit' me Duty Free, që firmosi zgjatjen e kontratës për gruan e Gjin Gjonit, detyrohet të japë dorëheqjen zv/ ministri i Financave
Pak orë pas takimit të sotëm mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, Zv/ ministri i Ekonomisë dhe Financave Elton Haxhi ka dhënë dorëheqjen. Vendimi pas skandalit me hapësirat Duty Free në aeroportin 'Nënë Tereza', që shkaktoi reagime të shumta edhe në nivel ndërkombëtar nga ambasada amerikane. Haxhi që firmosi zgjatjen e kontratës për kompaninë e gruas së Gjin Gjonit në kohë rekord duke përfituar nga delegimi i firmës nga Anila Denaj që ishte jashtë vendit në 16 gusht, e mohoi se lëvizja lidhet me skandalin, por dorëheqja ka qenë e detyruar pas kësaj ngjarje, që rrezikoi imazhin e qeverisë.
13 Shkurt 2020, 15:08 -
Skandali me Duty Free/ Dhoma Amerikane e Tregtisë paralajmëron dërgimin në arbitrazh
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço shprehet se vendimi i gjykatës pro gruas së Gjin Gjonit duke rrëzuar kompaninë amerikane është një mesazh negativ për investitorët. Ai e cilëson si shembull shum&eu
11 Shkurt 2020, 15:56 -
Skandali me Duty Free/ Ministria e Financave kundër vendimit: Duhet të forcojmë shtetin e së drejtës
Edhe ministria e Financave ka reaguar kundër vendimit të gjykatës për dyqanet në Rinas. Institucioni, që gjykata sot e rrëzoi, thotë se ky vendim tregoi se forcimi i shtetit të së drejtës mbetet prioritet për qeverinë shqiptare, n&
11 Shkurt 2020, 15:51 -
Skandali me Duty Free/ SHBA thirrje qeverisë: Mbro biznesin! Duhet transparencë e barazi
Ambasada e SHBA-së në Tiranë pas vendimit të gjykatës administrative që i dha të drejtë kompanisë së gruas së Gjin Gjonit për dyqanet në Rinas duke rrëzuar atë amerikane, ka reaguar ashpër duke i k&eum
11 Shkurt 2020, 15:38 -
Avni Sejdi vendos pro gruas së Gjin Gjonit, sfidon mesazhin amerikan, beteja për Duty Free-t e Rinasit vazhdon
Gjyqtari i Administratives vendos kundër kompanisë amerikane që ka fituar tenderin dhe ka lidhur kontratën me TIA për dyqanet në Rinas, shfyqizon vendimin e Ministrisë së Financave që i hiqte autorizimin për aktivitetin Duty Free Elona Çaushit, dyqanet do kontrollohen nga familja Gjoni
11 Shkurt 2020, 15:30 -
Diplomatët amerikanë dhe gjermanë përballë gjyqtarit Avni Sejdi, shtyhet për 11 shkurt vendimi për konfliktin Duty Free në Rinas
Prezencë të pazakontë diplomatësh në gjyqin mes gruas së Gjin Gjonit, shtetit dhe kompanisë amerikane për ambientet Duty Free në Rinas, shtyhet vendimi për fatin e licencës së Elona Çaushit
6 Shkurt 2020, 15:06 -
Vendimi për skandalin me 'Duty Free' shtyhet në 11 shkurt, SHBA: Jemi të shqetësuar, po e ndjekim
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço u shpreh se janë të shqetësuar me atë që po ndodh dhe po e ndjekim me vëmendje gjyqin, pasi klima e biznesit në Shqipëri me këto që po ndodhin nuk është aspak e favorshme.
6 Shkurt 2020, 14:32 -
-
