Brekët ngjyrë bezhë të Gjin Gjonit

Brekët ngjyrë bezhë të Gjin Gjonit

1./Viti i largët 1993
Ulur më bythë mbi rrërën e Adriatikut, e mbaj mend për herë të parë. Kundronte i zënë në faj shokët dhe shoqet e tjera mbledhur nga të katërta polet e vendit tek laheshin në det. Me propozim të Abdi Baletës, idea e të cilit ishte bërë realitet, presidenti i kohës Sali Berisha ia kishte lenë kopilin në derë Kreshnik Spahiut për ti diplomuar juristë brenda një afati të llahtarshëm kohor, vetëm 6 mujor. Hanin, pinin, studionin, palloheshin dhe rrinin pa larë qyl fare me paratë e taksapaguesve të vobektë të vitit 1993 në një prej rezorteve publike pranë plepave të famshëm të Durrësit.

Unë u ndodha rastësisht atë gusht të nxehtë për të takuar një nga shoqet e mia të forumit rinor të PD-së e cila edhe ajo, ishte duke studiuar ligjësinë në fakultetin më të çuditshëm që kontinenti ynë ka njohur ndonjëherë.

Dhe le të kthehemi te rrëra e pastër buzë detit të pastër të asaj kohe. Ai vazhdonte të shikonte horizontin dhe shokët tek klithnin dhe notonin si në ekstazë. Nuk kishte qenë asnjëherë kaq pranë detit. I zhveshur, vetëm me brekët e bardha ngjyrë bezhë që mbante çdo ditë, trupi i tij i bardhë e pa qime skuqej çdo sekondë nga rrezet e atij dielli kapriçoz i cili nuk e njihte fare këtë lloj lëkure. Unë teksa zhvishesha për vete e pyeta me bluzën ndër krahë e cila mu ngatërrua mes kokës:

-Po Silva në det është?
-Po, ja tek është duke notu-u përgjigj bardhoshi dhe ngriti kokën të më shikonte në sy. Sa i gjatë keke ti!?-u habit kësaj here dhe pyeti sërish:
-Po me notu din ti?
-Pooooo, iu përgjigja gjatasi. E kam mësuar në Vjosë!
Ec lau dhe ti!-e urdhërova sepse mu dhimbs tek rrinte i vetëm nën diell si dordolec i një are të braktisur plot misër.
-Nuk di me notu!-uli kokën si fajtori para një gjykatësi dhe ndjenja e turpit iu kolovit me një tjetër pyetje:
-Keke dhe me lesh nga këmbët?-dhe sytë i hidhte herë nga këmbët e mia dhe herë nga shalët e tija të bardha dhe pa pigment.
-Paske oreks për muhabet-ia ktheva. Kam ardhur në Durrës të takoj Silvën dhe Adriatikun.
-Nuk kena Adriatik në kurs ne, e ke ngatërru-ia befi sërish ndërsa unë tek nisa të vrapoj i gëzuar mes dallgëve i bërtita për të fundit herë:
-Kam ardh të takoj Adriatikun, detit, detin oooo njeri-dhe u krodha si i çmendur mbi dallgët që shëtisnin mendjemëdha sa afër aq edhe larg bregut ku rrinte i vetëm një nga "yjet" e ardhshëm të gjyqësorit shqiptar, Gjin Gjoni.

2./ Biri i partisë
27 vjet më pas, gjykatësi bjond me brekët bezhë iu avit e iu qurravit drejtësisë shqiptare derisa e qelbi dhe e ndryshku. Mëkatar dhe simbol i një enturazhi pengmarrësish që me vendimet e tyre gjyqësore vdiqën të gjallët, rivranë të vdekurit, shpartalluan pronat, vodhën normalitetin e së nesërmes kombëtare rishfaqet përsëri jo me pranga në duar por me një trampolinim tjetër. Gjin Gjoni, gjykatësi i nëmur i tranzicionit kërkon të kandidojë si deputet në zgjeshjet e ardhshme parlamentare nën siglën e opozitës. Maskarallëku këtu fillon serialin e dytë.

Për monstrën Gjoni nuk më vjen keq, ndjej neveri por më dhimbset opozitarizmi shqiptar tek siguron përsëri humbjen me kandidatura të tilla. Ja pra, nëse opozita vjen para nesh me emra të tillë mos më thoni që Lul Basha nuk ndjek këshillat e Edi Ramës. Është pjesë e marrëveshjes për një mandat të tretë socialist edhe lista e deputetëve të opozitës. Opozitë me brekë ngjyrë bezhë si të Gjinit, opozitë me pasuri të frikshme si të Gjinit.
Fli opozitë, fli. Fli dhe mos i ndërro brekët!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 23/07/2020 16:36

    Flamur Noka i ka breket e zeza nuk e kap lapsi Blendit

    Përgjigju
    • O tej: 23/07/2020 17:58

      Flamuri ka brek po nuk ka tru eshte hu

  • Vicidoli: 23/07/2020 16:33

    Flamue Noka i ka breket e zeza nuk e kap lapsi i Blendit

    Përgjigju
  • Hinglateri: 23/07/2020 16:32

    Me mire opozita te rrije pa breke i shkon me shume.. ky eshte propozim dhe i Monikes.

    Përgjigju
  • vemja: 23/07/2020 15:18

    Loni ti ke te drejte, por breket e Edit iken. Akoma me breke do vazhdojme. Me breke pa breke kjo pune po vete per dreq. Edi iku te ruhemi nga breket e Gjin Gjonit me shoke......

    Përgjigju
  • loni: 23/07/2020 14:26

    pse nuk shkruan per bythet pa breke te edi rames o qurrash

    Përgjigju
    • Edi rama: 24/07/2020 19:31

      Un dola pa brek ne nje plazn qe te gjith ishin pa brek bashk me te dazhuren....ne nje moment shoh qe te gjith me shihnin mua ne pjesen nga mezi e posht nga para....atere e kuptova qe nuk kish""burra""...plazhi....

    • Qurrashi: 23/07/2020 18:44

      Me mire pa breke se me breke bezh nga shurra e ngrire o lepires i Gjinit.

  • meri: 23/07/2020 13:59

    Sali Berisha,"ujk " me eksperience,se bashku me kopen e ujqeve dhe dhelperave te uritur,e dinin shume mire,se ç'far gjyqetaresh do te ishin keta qe do te "studionin" per 6-muaj.Ketyre vampireve,ju duheshin gjyqetar te till,per ta bere Shqiperin lesh...e li...Tani duan ta bejne deputet per ti kthyer borxhin,per nderet qe i'u ka bere...

    Përgjigju
  • Bond: 23/07/2020 13:24

    Bravo Bledi....

    Përgjigju
    • Zani: 25/07/2020 15:35

      Hallall Bledo.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!