Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar në mënyrë indirekte për Gjin Gjonin, i cili u propozuar për kandidat për deputet nga dega e PD-së Lezhë. Përmes një mesazhi të fort, Yuri Kim ka paralajmëruar të gjithë partitë politike që përgatiten për zgjedhje të verifikojnë të gjithë kandidatët dhe të mos minojnë demokracinë me përzgjedhjet e gabuara.
Yuri Kim tha se votuesit nuk duhen fyer me kandidatura të dyshimta dhe se partitë të mos nxisin korrupsionin.
“Paralajmërim: Teksa partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre. Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, shkruan ambasadorja në Twitter.
Ky paralajmërim i fortë i ambasadores Kim vjen si një sinjal për të gjitha partitë në lidhje me kandidatët që zgjidhen për deputet duke u kujtuar edhe njëherë rëndësinë e reformës në drejtësi, për pastrimin e sistemit të drejtësisë por dhe parlamentit nga figura të inkriminuara apo me të kaluar të dyshimtë, në mënyrë që vendi të mos bëjë hapa pas por të ecë para.
Ditën e sotme Dega e PD Lezhë propozoi Gjin Gjonin si kandidat për deputet. Gjoni është një nga njerëzit më të përfolur për pasuri paradoksale, vendime skandaloze dhe shorte të dyshimta në drejtësinë shqiptare, i cili më 17 korrik 2020 firmosi dorëheqjen nga drejtësia për të shmangur përballjen me vetingun.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i PD ku tha se do të përjashtohet çdo kandidat që nuk ka kaluar vetingun apo është dorëheqës për të shmangur përballjen me vetingut.
-
Ore keta te PD nuk duan vete te vijne ne pushtet me duket. Kot bertasin se do vijme. Me keto kandidatura as ne 2080 nuk vijne dot.
Përgjigju -
E pabesueshme. Te propozohet nje monster i tille per deputet. Shume e ulet, individ qe 30 vite ka qene gjyqtar. Pse pak bandite serioz ka Lezha? Frroket me shoke? Mendoj qe PD duhet te marre me shume nga shembulli i PS ne kete drejtim....
Përgjigju -
PD Delvine ka propozuar Alltun Çelon Te shkarkuar nga KPK E KPA OK???
Përgjigju -
Znj. Ambasadore! Qytetaret presin sh nga ju.. Zgjidhni njerezit e duhur te drejtojne kete vend kaq shume te vuajtur..
Përgjigju -
Z. Ambasadore ! Mos ki merak hiç fare se mund të fyhen votuesit ! Të garantoj se gjithë votuesit jemi gjin gjona, veçse nuk po na ec si gjinit që zoti ja bēftē hallall ! E ka bo lekin letêr! Për zot !
Përgjigju -
KJO eshte PD nje parti kriminelesh dhe hajdutesh.....ptu,,ptu,,ptu,,rrace e poshter maloku...
Përgjigju -
po propozuesit a kane pergjegjesi morale para partise dhe elektoratit te tyre???
Përgjigju-
Populli eshte aq i verber saqe voton edhe nje majmun nqs propozohet nga partia e preferuar.
-
-
YURI KIM YOU HAVE TO KNOW THAT PD+LSI IS THE MOST CORRUPTED AND CRIMINAL PARTY IN ALBANIA,,,,UNDER PD ALBANIA HAS SUFFER FROM CORRUPSION AND THEFT OF PRIME -MINISTER AND HIS ADMINISTRATION,3000 DEAD IN 1997,,AND 2 MILIARD DOLLAR STOLEN FROM ALBANIAN PEOPLE IN PIRAMID SCHEMES,,IT BETTER FOR YOU AND THE REPUTATION OF USA NOT TO CONTACT THESE CRIMINALS,,,ALBANIANS HATE THESE TWO PARTIES....
Përgjigju-
Ti Albania popull kur të mësosh mirë gjuhën Angleze atëhere bën mire te shkruash.
-
Ishalla ta lexon
-










Komente
Komento