-
Përgjimet e Ndranghetas, Braçe: Në dosje s'ka bisedë me asnjë nga PS! Opozita do të njollosë Shqipërinë, me analistë e ministra të korruptuar
Zv.kryeministri Erion Braçe ka folur për përgjimet e publikuara nga antimafia italiane mbi bisedat e disa mafiozëve të Ndrangheta-s që flisnin për investime në Shqipëri. Sipas Braçes nuk ka asnjë provë në dosje, që të gjithë ata persona që flasin në përgjime dhe të vënë nën akuzë nga antimafia atje, të kenë kryer ndonjë aktivitet në territorin e Shqipërisë. Këtu zv.kryeministri thekson se në përgjime nuk flitet për kryeministrin, dhe as për ndonjë ministër apo anëtar të PS, duke i quajtur akuzat e opozitës shpifje
26 Janar 2021, 18:53 -
-
Përgjimet e antimafias/ Rama: U përbalt aq shumë Shqipëria sa u detyrua ambasadori italian të reagonte (VIDEO)
Për Ramën përbaltja e Shqipërisë nga mediat në lidhje me përgjime e Ndrangheta-s ishte aq e madhe sa edhe ambasadori i BE-së, u detyruar të reagonte. "Është e paprecedentë që Ambasadori italian të detyrohet të shprehet sepse janë të skandalizuar nga fakti që një hetim që rezulton
26 Janar 2021, 11:58 -
Përgjimet e Ndrangheta/Rama lexon konkluzionin e italianëve: Mafiozët dështuan totalisht në Shqipëri! Llumi i opozitës dhe mediave, tymnajë e neveritshme (VIDEO)
Rama është shprehur se ky rast përfaqëson një tymnajë të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediat. Madje Rama citoi edhe konkluzionin e prokurorisë italine që thotë se edhe pse është folur për investime në Shqipëri në fakt mafia italiane ka pasur vetëm në një dyqan të vogël dhe ka dështuar.
26 Janar 2021, 11:54 -
Përgjimet e antimafias italiane për Ndrangheta-n/ Nisma Thurje i çon në SPAK: Të mos na tregojnë përralla, por të hetojnë
Nisma Thurje ka depozituar sot një padi në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) lidhur me përgjimet e bëra nga antimafia italiane për grupin mafioz 'Ndrangheta'. Në përgjime ku përmendin zyrtarë shqiptarë që mund të ndihmonin ata me bizneset dhe pastrimin e parave.
26 Janar 2021, 11:17 -
Mos e bëni kaq joserioze 'Ndranghetën'
Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkëpunëtorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së djathtë që trashëgoi zemrën e demokristianëve italianë, i njohur në Shqipëri si mik dhe aleat i PD dhe mik shtëpie me Tritan Shehun. Para disa vitesh ai është dekoruar dhe nga presidenti Ilir Meta.
25 Janar 2021, 21:45 -
Përgjimet për Ndrangheta-n, reagon biznesmeni Halili: Refuzoj në mënyrë absolute ndonjë rol në to! Po hidhet baltë dhe po spekullohet me emrin tim
Disa ditë më parë, u publikuan disa pjesë përgjimesh të realizuara nga Antimafia Italiane në kuadër të operacioneve të zhvilluara në Itali. Referuar akuzave se në këto përgjime është përmendur janë përmendur disa emra në biseda telefonike, dhe ndër të tjera edhe emri “Niku”, Besnik Halili, i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k., ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat
25 Janar 2021, 21:38 -
Përgjimet për Ndrangheta-n, ambasadori italian: Gjyqtarët të punojnë të pavarur, u përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët! Polemikat pengojnë të vërtetën
Ambasadori italian Fabrizio Bucci shpreh mbështetjen ndaj institucioneve të drejtësisë në Shqipëri të zhvillojnë hetimet në lidhje me përgjimet e Ndrangheta-s, ndërsa ka kërkuar që për këtë ngjarje të mos ndërhyjnë polemikat e instrumentalizuara që nuk ndihmojnë në verifikimin e të vërtetës.
25 Janar 2021, 20:29 -
Përgjimet e antimafias italiane, PD: Përpjekja e Ballës patetike, ne do të sjellim ndryshimin!
Qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla për përgjimet e anti-mafias Italiane për Ndrangheta-n, Partia Demokratike i ka quajtur patetike. Ish-deputetja e Partis&eum
25 Janar 2021, 11:53 -
Përgjimet e anti-mafias italiane për Ndrangheta, Balla: Ato që janë përmendur me emër i keni në presidencë dhe miq të Lulzim Bashës
Në përfundim të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla është ndalur të flasë edhe për përgjimet e anti-mafias Italiane për Ndrangheta-n.
25 Janar 2021, 10:21 -
Përgjimet e Ndrangheta-s, ku përmendet edhe Meta dhe këshilltari i tij Ilir Kulla, SPAK: Të hënën kontaktojmë me autoritetet italiane
SPAK shprehet se hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri do të vendosin pasi të komunikojmë me palën italiane për të parë edhe provat që mund të implikojnë emrat e përmendur gjatë përgjimeve.
24 Janar 2021, 12:18 -
DOKUMENTI/ Përgjimet e antimafias italiane, krerët e 'Ndrangheta-s' flasin për njeriun e besuar të Metës: Më telefonoi Ilir Kulla, këshilltari i presidentit
Në dosjen e plotë të siguruar nga Report Tv, 'Princi' i Ndranghetas, Antonio Gallo, në një bisedë të tetorit 2018 me ish-zyrtarin e Guardia Di Finazas Ercole D’Alessandro, përmendet me emër Ilir Kulla, këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Madje krerët e grupit mafioz flasin edhe për Presidentin Meta.
23 Janar 2021, 16:41 -
-
