-
Fiskalizimi, Ibrahimaj: Sfidë, por do të ulë evazionin! Faza e parë do të nisë në 1 janar 2021, kontrollet në terren vetëm me bazë risku
Nga 1 janari 2021 do të fillojë zbatimin ligji i ri i fiskalizimit, i cili fut në përdorim faturat elektronike. Fillimisht fatura elektronike do të lëshohet nga biznesi për entet publike. Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj tha për Report TV se kjo reformë do të ulë informalitetin si dhe do të çojë në eliminimin gradual të kontrolleve në terren të bizneseve.
28 Dhjetor 2020, 18:38 -
Viti 2021 'epoke e re' për bizneset! Nis zbatimi i fiskalizimit, burime: Deri tani asnjë kasë fiskale s’është certifikuar për sistemin e ri
Nga 1 janari 2021 do të fillojë zbatimin ligji i ri i fiskalizimit, i cili fut në përdorim faturat elektronike. Fillimisht vetëm faturimi drejt sektorit publik do të jetë elektronik, ndërsa prej 1 korrikut, ky standard bëhet i detyrueshëm edhe për marrëdhëniet pa para në dorë midis privatëve. Të fundit që kalojnë në sistemin e ri, janë pagesat me para në dorë, më 1 shtator 2021. Ky sistem i ri synon të rrisë të ardhurat dhe të ulë evazionin fiskal.
5 Dhjetor 2020, 18:46 -
FISKALIZIMI/ Skandal, ish monopolistët e kasave fiskale kërcënojnë konkurrencën që do të ulë kostot e biznesit me sistemin e ri
Procesi i fiskalizimit të shitjeve me para në dorë në Shqipëri ishte i pandryshuar prej më shumë se 10 vjetësh. Qeveria Berisha në vitin 2009 autorizoi 5 kompani për tregtimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e kasave fiskale që do të mundësonin deklarimin ditor të shitjeve. Nga këto, njëra falimentoi, dhe mbetën 4 kompani që sot e kësaj dite ndajnë një treg që qarkullon mes 10 dhe 15 milionë eurove në vit.
5 Dhjetor 2020, 10:46 -
Meta dekreton shtyrjen e fiskalizimin: Kuvendi duhet të kishte vlerësuar më mirë afatet kohore
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shtyrjen e fiskalizimit, që pritej të fillonte gradualisht në shtator 2020 dhe është shtyrë për në 2021. Shtyrja e saj është bërë disa herë për shkak të pandemisë dhe kohës që u duhej subjekteve për t`iu përshtatur infrastrukturës që kërkon regjimi i ri ligjor.
5 Gusht 2020, 18:56 -
-
Fiskalizimi, ngrihet Komisioni i përbashkët mes Tatimeve e AKSHI-t për certifikimin e prodhuesve të aplikacioneve dhe mirëmbajtësit
Në urdhër është përfshirë edhe ngritja e një Komisioni të Përbashkët, i cili do të merret me çertifikimin e subjekteve të interesuar për të prodhuar zgjidhjen softëare-ike apo apilikacionin si dhe do të çertifikojë edhe mirëmbajtësit e zgjidhjeve softuerike.
25 Prill 2020, 12:44 -
Udhëzimi: Nga shtatori bizneset fatura me aplikacion të fiskalizimit! Ndëshkim kush thyen urdhrin...gjobë edhe qytetarëve pa faturë
Ministria e Financave publikon udhëzimin, nga shtatori bizneset lëshojnë fatura nëpërmjet aplikacionit të fiskalizimit. Masa ndëshkuese për bizneset që nuk respektojnë rregullat, por edhe për qytetarët që nuk mbajnë faturë.
11 Prill 2020, 10:47 -
-
'Ekonomia' miraton fiskalizimin: Zbatohet më 1 shtator 2020. Kasat nuk do të hiqen! Mesi: Ka paqartësi
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin e Fiskalizimit. Gjatë diskutimeve në komision është sqaruar se ky projektligj nuk do t’i heqë nga tregu kasat aktuale fiskale dhe nuk do të ketë kosto shtesë. Ndërkohë vendosja në zbatim e Fiskalizimit është shtyrë për në 1 shtator 2020. Ky projektligj synon monitorimin në kohë reale të shitjeve dhe blerjeve të biznesit dhe ulje të informalitetit.
12 Dhjetor 2019, 15:15 -
Kompanitë: Fiskalizimi kosto për biznesin, arrin në 1265 euro! Financa: Nuk është e vërtetë
Faturimi i ri i biznesit që nis në korrik 2020, sipas Kompanive të Kasave fiskale do të sjell kosto shtesë për bizneset. Të pranishëm në komisionin e Ekonomisë ata kanë thënë se barra ndaj biznesit mund ta arrij në 1.265 euro. Menjëherë pas kësaj deklarate Ministria e Financave ka përgënjeshtruar këto shifra dhe ka thënë se kostoja mujore për çdo biznes 7-9 euro.
10 Dhjetor 2019, 18:25 -
“Ekonomia” miraton paketën fiskale dhe fiskalizimin, Ahmetaj: Duhet siguruar biznesi që s’do ketë asnjë kosto shtesë
Janë miratuar në parim dhe pa debate paketa fiskale e vitit 2020, si dhe projektligji i fiskalizimit. Gjatë komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka kërkuar që biznesi të sigurohet se nuk do të ketë asnjë kosto shtesë nga aplikacioni i ri. Ndërsa Anila Denaj u shpreh se ky projekt rrit transparencën dhe ul informalitetin.
2 Dhjetor 2019, 17:35 -
Shtyhet 6 muaj fiskalizimi për bizneset ekzistuese! Ahmetaj hedh dyshime për largimin e kasave fiskale
Pajisjet e reja fiskale nuk do të aplikohen që në muajin janar, por në qershor të vitit të ardhshëm. Ministria e Financave ka vendosur të shtyjë implementimin me 6 muaj, por jo për të gjitha bizneset. Bizneset e reja, që hapen nga 1 janari e më pas kanë tre muaj kohë për t’u përshtatur me sistemin e ri të fiskalizimit.
15 Nëntor 2019, 14:13 -
Drafti: Të dyfishohen gjobat për bizneset që nuk lëshojnë kupon...përsëritësve u bllokohet aktiviteti!
Ministria e Financave ka një propjektligj që synon dyfishimin e gjobave për tatimpaguesit që shkelin ligjin tatimore. Me draftin e ri të hartuar biznesi i vogël qe nuk lëshon kupton tatimor do gjobitet 50 mijë lekë dhe jo më 25 mijë lekë. Biznesi i mesëm do të gjobitet 100 mijë lekë dhe i madhi me 150 mijë lekë. Dhe në rast ripërsëritetje, biznesi do të bllokohet
28 Tetor 2019, 18:46 -
Paketa e re: Të gjitha ndryshimet fiskale 2020, si po përshtatet legjislacioni për fiskalizimin
Sportistët dhe kompanitë që sponsorizojnë sportin lehtësohen nga tatimet dhe legjislacioni fiskal përshtatet për fiskalizimin. Penalitetet bëhen progresive dhe taksat për makinat luksoze lehtësohen
28 Tetor 2019, 07:26 -
Ligji ende në diskutim me grupet e interesit, shtyhet tre muaj fiskalizimi i ri
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur të shtyjë me tre muaj aplikimin e sistemit të ri të raportimit fiskal. Ministrja Anila Denaj tha se këto tre muaj do të shërbejnë si një periudhë testimi nga subjektet.
24 Tetor 2019, 13:40 -
Fiskalizmi/ Denaj interpelancë me bizneset: E nisim me 1 janar, procesi do të shtrihet në disa faza, ja si do të funksionojë risia me kasat fiskale
Në këtë mbledhje ministrja Denaj ka thënë se që nga 1 janari do të nisë fiksalizimi për të gjithë bizneset në vend. Duke iu përgjigjur shqetësimit të bizneseve, ministrja Denaj ka thënë se fiskalizimi nuk do të bëhet në mënyrë direkte por e shtrirë në disa faza, deri në fund të marsit të 2021.
24 Tetor 2019, 09:48 -
Shtyhet fiskalizimi, ja afati i ri kur bizneset do të fillojnë të përdorin sistemin e ri të faturimit
Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari, siç ishte parashikimi fillestar në projektligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”. Zv.ministri i Financave, Elton Harxhi, konfirmoi për Monitor se janë lënë edhe tre muaj kohë tranzitore.
9 Tetor 2019, 07:50 -
-
Përfundon afati i konsultimit publik për 'fiskalizimin', Denaj: Do minimizohet informaliteti
Mbaron sot afati i konsultimit publik për projektligjin e “Fiskalizimit”. Ministrja e Financave Anila Denaj dhe drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj gjatë një takimi me biznesin në Fier, thanë se synimi është ulja e informalitetit, dhe se tashmë cdo transaksion do të monitorohet në kohë reale.
15 Shtator 2019, 18:21 -
Fiskalizimi, eksperti për Report TV: Rrit konkurrencën e ndershme, por duhet të ulen taksat
Projektligji i Fiskalizimit është mirëpritur nga grupet e interesit. Drejtori i Shoqatës së Industrialistëve Ushqimor Alban Zusi për Report TV se kjo është një nga reformat më të rëndësishme të kësaj qeverie është pikërisht ky projektligj. Ndërkohë Zusi ka kritika për mënyrën se si po zhvillohet konsultimi publik, që sipas tij duhet të jetë më i detajuar.
6 Shtator 2019, 19:06
