-
‘Metamorfoza’/ Pëllumb Gjoka me këmbë të thyer e aritmi, shtyhet seanca! Paraqitet avokati i tij italian, s’lejohet në seancë
Seanca paraprake për dosjen “Metamorfoza” u shty për të tretën herë për shkak se një nga të akuzuarit kryesorë, biznesmeni i Velipojës, Pëllumb Gjoka përveç thyerjes së këmbës, ka shfaqur edhe probleme me zemre
11 Korrik 2024, 13:06 -
-
-
-
Apeli lë në fuqi sekuestron e pasurisë me vlerë 3.1 mln euro të Oltion Bistrit, ish shefi i operacionales bashkëpunonte me Pëllumb Gjokën
Pasuria me vlerë 3.1 milion euro e Oltion Bistrit, mes të cilave 10 apartamente, 22 dyqane, e një vilë luksoze duhet të qëndrojnë të sekuestruara
13 Qershor 2024, 12:38 -
Një tjetër shef policie pyetet në SPAK: Ardriti më kërkoi të përgjonim Ibrahim Licin, dyshohej për vrasjen e Boriçit
Një grup personash të udhëhequr nga Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka, në muajin Gusht 2020 vihen në lëvizje për të vrarë Ibrahim Licin, pasi pretendonin se kishin siguruar një numër telefonik dhe përmes tij, Ibrahimin do e kishin më të lehtë për ta lokalizuar.
9 Qershor 2024, 15:26 -
Kryepolici i Lezhës spiunonte Guardia di Finanza' tek trafikantët, Pëllumb Gjokës i dilte garant në biznes! Shefi i antitrafiqeve me parcelë droge
Policia e Shtetit përjashtoi sot nga radhët e policisë Henerigert Mitrin dhe Klodian Shahinin, dy ish drejtues në policinë e Lezhës që rezultojnë se kanë bashkëpunuar me anëtarët e grupeve kriminale në Lezhë, Mirditë dhe Fushë Krujë për të drejtuar dhe organizuar kultivimin e lëndëve narkotike dhe të lojërave të fatit.
20 Maj 2024, 18:28 -
I zbuloi Sky - ECC, përjashtohen nga policia dy efektivë! Kur ishin drejtues organizuan e drejtuan kultivimin e kanabisit e lojrat e fatit në Lezhë, Krujë
Policia e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e policisë Henerigert Mitri e Klodian Shahini dy efektivët të cilët rezultojnë se kanë bashkëpunuar me anëtarët e grupeve kriminale në lezhë dhe Fushë Krujë për të drejtuar dhe organizuar kultivimin e lëndëve narkotike dhe të lojrave të fatit.
20 Maj 2024, 17:44 -
-
‘Metamorfoza’/ Sekuestrohen 3.1 mln € pasuri të ish-Shefit të Operacionales, Oltion Bistri! 10 apartamente, 22 dyqane e vilë luksoze me pamje nga Liqeni
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e 36 pasurive me vlerë 3.1 milionë euro në pronësi të ish-shefit të Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri dhe familjarëve të tij. SPAK njofton se ka indicie dhe dyshime se pasuritë janë vënë nga aktiviteti kriminal i Bistrit.
14 Maj 2024, 12:10 -
'Metamorfoza', shtyhet seanca e parë në GJKKO, shkak mungesa e Xhevahir Litës dhe avokatit të tij
Shtyhet seanca e parë e dosjes Metamorfoza në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Shkak ishte mungesa e të pandehurit Xhevahir Lita dhe e avokatit të tij Arben Nela. Seanca e rradhës u la më 24 maj, ora 10:00.
13 Maj 2024, 10:55 -
‘Metamorfoza’/ Dy vjet i zhdukur, SPAK veçon dosjen për Ervis Martinaj! Kërkoi 'kokën' e Gjin Ndojit
Prokuroria e Posaçme (SPAK), dha detaje nga mbyllja e hetimeve për dosjen Metamorfoza 1, ku dërgoi për gjykim 7 persona, përfshirë biznesmenin Pëllumb Gjoka, Behar Bajrin, ish-prokurorin Xhevahir Lita, apo ish-shefin e operacionales Oltion Bistri.Por në fund të njoftimit, SPAK, thotë se ka veçuar dosjen për personat e tjerë që dyshohen si t
4 Maj 2024, 15:24 -
‘Metamorfoza’, SPAK mbyll hetimet për biznesmenin Pëllumb Gjoka, akuzohet për vrasje! Dërgohen për gjykim ish-shefi i Operacionales, ish-prokurori i Kukësit dhe 4 të tjerë
Pas disa muaj hetime ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë. Po ashtu SPAK ka dërguar për gjykim Astmer Bilalin, Oltian Bistrin, Xhevahir Litën, Edmond Prekën, Behar Brajoviq dhe Ardrit Hasanbegajn.
4 Maj 2024, 09:57 -
Arrestimi i Pëllumb Gjokës, dosja 'Metamorfoza' drejt mbylljes, SPAK komunikon akuzat, veçohet çështja për Ervis Martinajn
Pas disa muaj hetimesh prokuroria e posacme duket se është drejt mbylljes se hetimeve për një nga dosjet më të bujshme të krimit te organizuar e njohuar si oparacioni “Metamorfoza”. SPAK ka nisur komunikimin e akuzave për disa nga të arrestuarit ndërsa për ata që janë në kerkim mes tyre edhe Ervis Martinajn çështja është veçuar
15 Prill 2024, 16:25 -
'Metamorfoza', kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Oltion Bistrin
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e 'arrestit në burg' për Oltion Bistrin, ish-shefin e operacionales, i cili u arrestua në 27 korrik 2023 në kuadër të operacionit 'Metamorfoza'.
5 Prill 2024, 11:32 -
-
-
Pëllumb Gjoka e të arrestuarit e operacionit 'Metamorfoza' kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë! Duan të mos merren si provë përgjimet në SKYECC
Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, Xhevahir Lita, dhe Oltian Bistri kanë ankimuar në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të GJKKO-së që i la në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
2 Dhjetor 2023, 12:07 -
Arrestimi i Pëllumb Gjokës, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për 39 ha tokë në Velipojë të biznesmenit
Apeli i Posaçëm la në fuqi sekuestrimin e pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar në operacionin metamorfoza. Trupi gjykues refuzoi kërkesën e tij dhe te avokatëve mbrojtës për të hequr sekuestron mbi 390 mijë metra Pulaj- Plazh, Velipojë të Shkodrës, e cila dyshohet se është përvetësuar me dokumente të falsifikuara.
27 Nëntor 2023, 14:13 -
Arrestimi i Pëllumb Gjokës/ SPAK vë në sekuestro preventive 390 mijë metra katrorë pyll në Velipojë! Ishin në pronësi të biznesmenit
Tre muaj pas arrestimit të biznesmenit Pëllumb Gjoka, SPAK vendos në sekuestro preventive një sipërfaqe totale prej 390 mijë metra katrorë të ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë të Shkodrës.
27 Tetor 2023, 12:18