-
-
Krujë, digjet pylli në Dollakë, ndërhyrja e zjarrfikësve e pamundur për shkak të terrenit të thyer! Zjarri vijon prej disa orësh
Hektarë të tërë janë përfshirë nga flakët në vendin e quajtur Dollakë në Krujë. Flakët vijojnë të djegin prej disa orësh çfarë gjejnë përpara, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer.
22 Mars 2022, 17:55 -
-
I vihet qëllimisht zjarri pyllit, prej dy ditësh flakët djegin sipërfaqe të tëra me dëllinjë në Malzi të Kukësit
Për shkak të terrenit mjaft të thyer malor, forcat e angazhuara me pompa uji shpine ecin në këmbë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit është i vështirë, ndërsa flakët favorizohen edhe nga era.
22 Mars 2022, 15:26 -
Zjarr i madh në fshatin Kam në Tropojë, rrezikohen disa banesa! Flakët kanë dalë jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje e specializuar (VIDEO)
Një zjarr i përmasave shumë të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor në fshatin Kam të Tropojës. Nga informacione e siguruara nga Report Tv është mësuar se zjarri ka rrezikuar disa banesa.
22 Mars 2022, 14:01 -
-
Vlorë, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullinj në Radhimë
Një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Radhimë në Vlorë. Policia njofton se ekipet e zjarrfikëses të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
22 Mars 2022, 09:43 -
-
Zjarr në një sipërfaqe me shkurre në Derven të Fushë Krujës, rrezikohet linja e tensionit të lartë dhe 1 banesë
Një zjarr ka përfshire një sipërfaqe me ferra e shkurre në fshatin Derven të Fushë Krujës, ku si pasojë e flakëve të përmasave të mëdha rrezikohet linja e tensionit të lartë dhe një banese në afërsi të vatrës.
20 Mars 2022, 21:34 -
Ndezin zjarr në dhomë duke luajtur, fëmijët i vënë aksidentalisht flakën shtëpisë, shpëton mrekullisht familja në Berat
Një banesë është përfshirë nga flakët në Berat. Zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga dy fëmijët e shtëpisë teksa po luanin. Flakët janë përhapur me shpejtësi drejt mobiljeve dhe tavanit të mbuluar me dërrasa, duke përfshirë gjithë dhomën dhe një pjesë tjetër të shpësisë.
20 Mars 2022, 21:16 -
Zjarr në pyllin me pisha në Krastë të Krujës, flakët favorizohen nga era, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëses
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kaluar në pyllin me pisha në Krasten e Krujës në afërsi të vendit të quajtur Zidoll. Për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur edhe më tej.
20 Mars 2022, 11:17 -
Riaktivizohet zjarri në Panaja në Vlorë, digjen dhjetëra rrënjë ullinj shekullorë! Zjarrfikësit në vendngjarje! Nuk lejohet kalimi i mjeteve në aksin Vlorë-Fier
Është riaktivizuar zjarri në Panaja të Vlorës. Flakët kanë përfshirë ullishte në zonë dhe disa hektarë të djegur, Tre automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë për të shuar flakët. Ndërkohë nuk lejohet kalimi i automjeteve në aksin e vjetër Vlorë-Fier. Rreth 100 rrënjë ullinj janë të djegura
19 Mars 2022, 12:07 -
-
-
Përfshihen nga flakët ullishtat në fshatin Bestrovë në Vlorë, forcat e zjarrfikëse ndërhyjnë për të shuar zjarrin
Një zjarr i madh ka përfshirë ullishtat e fshatit Bestrovë, ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët, të cilat favorizohen edhe nga era. Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme. Nga zjarri rrezikohen edhe ullishtat e Nartës
18 Mars 2022, 13:11 -
Digjen goma e mbeturina në Nartë, shtëllunga tymi deri në Vlorë! Subjekte të ndryshe iu vënë zjarrin për të shmangur pagesat në pikën e grumbullimit të mbetjeve
Dyshohet se janë subjekte të ndryshme që iu vënë zjarrin për të shmangur pagesat në pikën e grumbullimit të mbetjeve, ku do të duhet t'i depozitojnë si rregull gomat.
15 Mars 2022, 21:02 -
Bie zjarr në një pikë grumbullimi të mbeturinave në Lezhë, dyshohet i qëllimshëm! Venddepozitimi i mbetjeve pranë shkollës 9-vjeçare
Një zjarr ka rënë në pikën e grumbullimit të mbeturinave në Lezhë, në lagjen "Nënë Tereza", pranë së cilës ndodhet edhe shkolla 9-vjeçare. Nuk është hera e parë që i vihet flaka kësaj pike të vendgrumbullimit të plehrave, teksa flakët mund të marrin përhapje të konsiderueshme për shkak të mbetjeve.
14 Mars 2022, 19:45 -
-
-
Zjarr në fshatin Virion në Berat, digjen 4 ha me dru frutore! Terreni i vështirë, zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pllajën e mbjellë me dru frutor në zonën malore të fshatit Virion. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke djegur deri tani 4 ha me dru frutore, ndërkohë që terreni i vështire malor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë.
10 Mars 2022, 14:07
