-
Basha jashtë Kuvendit: Rama i shpalli luftë opozitarizmit, ta rrëzojmë me çdo kusht dhe çdo çmim
Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi Ramën se i shpalli luftë opozitarizmit duke mos lejuar debatin për dekretet e Metës në Kuvend. "Kjo është kapje e parlamentit. Asnjë rregull s'e pengon opozitën të mbajë fjalën. Kuvendi është i marrë peng nga një hajdut psiqik. Nuk mund të ketë më nj&eum
16 Janar 2019, 17:29 -
Opozita kërkon debat për dekretet e Metës/ Ruçi: Kundër rregullores, s'ka asnjë precedent nga 1989-a
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi u shpreh sot në Kuvend, në përgjigje të kërkesës së opozitës të cilët kërkuan debat për dekretet e Metës për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj, se kjo nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën. Ruçit tha se nga viti 1989 nuk ka ndodhur asnjëher&a
16 Janar 2019, 17:25 -
Seanca për dekretet e Metës/ Ministrat e shkarkuar në fund të sallës, midis tyre edhe Bushati. Të sapo emëruarit, në llozhën e Kuvendit (Foto)
Seancën e sotme, ministrat e shkarkuar, Lindita Nikolla, Mirela Kumbaro, Arben Ahmetaj dhe Niko Peleshi shihen të ulur në fund të sallës së Kuvendit, ndërsa ministrat e sapo emëruar, Besa Shahini, Elva Margariti, Belinda Balluku dhe Anila Denaj shihen të ulura në llozhën e Kuvendit.
16 Janar 2019, 17:25 -
Seanca për votimin i dekreteve për ministrat/ PD dhe LSI: Duam debat
PD dhe LSI kanë kërkuar debate për dekretet e presidentit Ilir Meta, lidhur me votimin e ndryshimeve në qeveri në seancën e jashtëzakonshme. Kërkesa u bë nga kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili. "Kemi bërë kërkesë që shqyrtimi i dekreteve të bëhet me debat. Dhe k&
16 Janar 2019, 17:20 -
Partia Demokratike mbledh grupin parlamentar, çfarë pritet të vendoset para seancës së jashtëzakonshme
Mësohet se gjatë mbledhjes do të vendoset se kush do ta marrë fjalën gjatë seancës, nëse opozitës i jepet e drejta e fjalës pasi në rendin e ditës është parashikuar shqyrtimi dhe miratimi i dekreteve për lirimin dhe emërimin e ndryshimeve në qeveri.
16 Janar 2019, 14:08 -
'Ultimatumi' i Ballës për dekretimin e Ramës/ Meta reagon me ironi: Kush është ky? Kushtetuta e para
Kreu i shtetit u shpreh se politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve jo arrogante, duke dërguar një tjetër mesazh për qeverinë. Ndërsa jashtë aktivitetit i pyetur nëse do të dekretojë apo jo kryeministrin Edi Rama edhe në postin e ministrit të Jashtëm, ai është përgjigjur shkurt ‘Kushtetuta është e para’.
16 Janar 2019, 12:28 -
Sot seanca për votimin e ministrave të rinj, Balla: Besoj që deri në 17:00 Meta do e dekretojë Ramën
Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla duke folur nga Elbasani për përplasjen me Presidentin për dekretet u shpreh se beson që kreu i shtetit deri në orën 17:00 të pasdites kur do të zhvillohet seanca, do ta dekretojë Edi Ramën edhe në postin e ministrit të Jashtëm.
16 Janar 2019, 11:19 -
-
Kuvendi miraton dekretet e Metës për ndryshimet në qeveri, opozita braktis seancën
Shoqërohet me debate maxhorancë-opozitë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e cila zgjati rreth 30 minuta, për votimin e dekreteve të Metës lidhur me ndryshimet në qeveri. Që në nisje të seancës opozita kërkoi debat për dekretet. Por kjo kërkesë u hodh poshtë nga maxhoranca me pretendimin se një gjë të tillë nuk e parashikon rregullorja e Kuvendit. Kreu i Kuvendit, Ruçi tha se nuk ka asnjë precedent në të kaluarën, të paktën që nga viti 1989-të. Ndërsa Basha akuzoi Ramën se i mbylli gojën opozitarizmit dhe bëri thirrje për rrëzimin e tij.
16 Janar 2019, 07:30 -
-
-
-
Refuzimi i Cakajt, Rama: Meta vendim antikushtetues dhe argumente skandaloze, ndjesë Kosovës për këtë turp
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Ilir Meta refuzoi të dekretojë emërimin e Gent Cakajt ministër të Punëve të Jashtme. Kreu i qeverisë thotë se vendimi i Metës është antikushtetues.
10 Janar 2019, 13:38 -
Refuzimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, konstitucionalisti Çlirim Gjata për Report Tv: Vendim kushtetues dhe ligjor, Meta autoritar
Konstitucionalisti Çlirim Gjata cilëson për Report Tv se presidenti Ilir Meta e ka refuzuar emërimin e Gent Cakajt për të qenë në krye të Ministrisë së Jashtme me të drejtë kushtetuese e ligjore. Gjata e cilësoi Metën si një president autoritar.
10 Janar 2019, 13:29 -
Meta refuzon Cakajn: Pa përvojë, qëndrime të rrezikshme. Rama: Vendim antikushtetues
Presidenti Ilir Meta refuzon të dekretojë ministër të Jashtëm Gent Cakajn. Në një letër prej 5 faqesh, presidenti argumenton vendimin e tij, duke thënë se Cakaj është pa përvojë, ndërsa në emisione televizive ka bërë deklarata me përmbajtje të rrezikshme lidhur me korrigjimin e kufijve. Meta thotë se Cakaj, ka punuar 7 muaj si zv.ministër pa certifikatë sigurie, dokument që e ka marrë brenda një ditë pasi është propozuar për ministër, më 3 janar 2019. Reagon kryeministri Rama i cili e quan antikushtetues refuzimin e Metës dhe argumentet e tij si skandaloze. Report Tv mëson se Meta i ka propozuar Ramës të bëhet vetë Ministër i Jashtëm.
10 Janar 2019, 12:45 -
Meta dekreton 4 ministra, pezull Gent Cakaj, nuk shkarkon Bushatin
Presidenti Ilir Meta sot ka dekretuar në krye të 4 ministreve të vendit emrin e Anila Denajt, Besa Shahinit, Elva Margaritit dhe Belinda Ballukut. Ndërkohë me emërimin e këtyre figurave, Meta vazhdon të mbajë pezull Gent Cakajn, i cili është propozuar nga Rama si kreu i ri i Ministrisë së Jashtme, që deri më tani është drejtuar nga Ditmir Bushati. Për pasojë, ky i fundit ende nuk është shkarkuar.
9 Janar 2019, 20:00 -
Pas mbledhjes së qeverisë, ministrat në largim të shkujdesur, ja fotot e tyre (FOTO)
Në pritje të dekreteve të Presidentit, Edi Rama i mblodhi sot të dy qeveritë në kryeministri. Ministrat e rinj ishin më seriozë në hyrje e dalje nga mbledhja, ndërsa të larguarit u shfaqën të çliruar nga mbledhja e fundit ku po merrnin pjesë dhe në përfundim të saj u ndanë në disa grupe për të konsumuar kafen së bashku. Ilir Meta ka kohë deri të premten të firmosë edhe 5 dekretet e fundit.
9 Janar 2019, 13:33 -
Meta flet për mosdekretimin e Gent Cakajt: Po përmbush detyrimet kushtetuese, pres përgjigjet e institucioneve
Presidenti Ilir Meta është shprehur se ai si president i Republikës po përmbush detyrimet e tij kushtetuese në lidhje me dekretet për lirimin dhe emërimin e ministrave të rinj.
9 Janar 2019, 13:23 -
Ndryshimet në qeveri, avokat Ngjela: Rama i hodhi ministrat si ushqim për SPAK-un për të shpëtuar veten
Avokat Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “45 Minuta” të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv për të komentuar lëvizjet në qeveri, u shpreh se Rama i largoi ministrat për dy arsye.
8 Janar 2019, 16:11 -
Posti i ministrit të Jashtëm, Meta: Pozicion delikat, ja pse nuk dekretova shkarkimin e Bushatit
Presidenti Ilir Meta ka sqaruar mbrëmjen e sotme se përse nuk e ka dekretuar shkarkimin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati deri tani dhe se përse po mban pezull 5 emrat e propozuar nga Rama për ministra të rinj.
7 Janar 2019, 23:15
